Të mbyllen të gjitha bastoret dhe aparatet e lojërave te fatit, rekomandon kuvendi

Kresha

A pretty face can never trick me
1.jpg


Nese kalon ky rekomandim i Kuvendit te Kosoves, te vetmet lojera qe edhe me tutje mund te lejohen, por brenda mureve te shtepive, jane: pishpirik, 2e10, zhol i madh e i vogel, tapllanet...


Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Lojërat e Fatit, Naser Osmani ka treguar se kanë rekomanduar mbylljen e të gjitha lojërave të fatit në Kosovë, me përjashtim të Lotarisë së Kosovës.

"Njëra prej rekomandimeve është që me u ndryshu Ligji. Sot ka buru kërkesa që bastoret dhe aparatet e lojerave te fatit me i ndalu me ligj në Kosovë", ka treguar Osmani.

"Kjo do të thotë se duhet shpejt me fillu procesi i ndryshimit të ligjit dhe bastoret dhe automatët më dalë prej ligjit dhe në Kosovë do të veprojë vetëm Lotaria e Kosovës si institucion publik", ka thënë ai.

"Për momentin nuk ka kazino në Kosovë për shkak se licenca për te është 2 milionë euro", ka thënë ai.

Deputeti i LDK'së ka thënë se nuk beson që asnjë prej grupeve parlamentare të jetë kundër largimit të lojërave të fatit në Kosovë.

Para disa kohësh, edhe disa vende të BE'së, kanë marrë vendim për mbylljen e lojërave të fatit. //mesazhi
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top