Te jetosh vetem apo me prinderit?

MonaLisa

💫 Ipse valere opto 💫
Staf në FV.AL
Adm
Degjova sot:
- Kishte shku gruja ne amerik te goca dhe ka lan çunin ne shqiperi akoma pa martu.
Shkon e rrin te dhondri dhe srrin ti bej yzmet çunit. Çuni te 30-tat
Jam kurioze te dij si è mendon shoqeria shqipetare mbi kete fenomen, a eshte normale te mendohet qe femija duhet te “perkedhelet” nga prinderit deri ne moshe te madhe ?
 
Shoqeria jone i shikon grat si robresha,kete frym ne fakt e kemi lene ne femrat.

Une nuk besoj se donje burr ka fol ne rastin me siper,po vet femra behet gjykatese per femren.

Ceshte ai llaf mazallah ajo tjetra me u knaq ne Amerik,e kjo tjetra ka mbet Shqiperi :p, pa tjeter duhet te pergojohet e te flitet keq.

I lumt asaj zonjes qe paska ik,e cuni seshte i vogel 30 vjet 3 dekada te jetes ka bo.
 
K’to gjera jane mese normale ne shoqerine tone …. So nuk kemi as sepse te cuditemi dhe as te hiqemi ndryshe .
 
Mendoj që shumë mirë ka bërë që ka shkuar te vajza dhe prite kur të marr dhe djalin tani se nënat Shqiptare dhe jo vetëm jan shumë të lidhura me djemtë 😬 ,pra mendoj që jan të thella gjërat në lidhje me diskutimin që ke sjell ti zemra mësipër 😂😂♥️
 
Tinguj zilie, asgje me teper.

Nqs i ke mundesit sot shkon ku te duash. Kur e di qe femija jot sot eshte i afte dhe nuk ka asnje mangesi fizike apo suportive.

Madje i paska kursy lek hoteli. Brava 10 me yll.
 
vallahi ku ka si e hangmja e pimja qyl… por jo gjith e kishim ate fat personalisht 13 vjec kam nisur tpunoj me burrel e pastaj nje vit me vone ne itali por qe ne boten tjeter sdal pri shoie pa bo 45 vjec :p
 
Degjova sot:
- Kishte shku gruja ne amerik te goca dhe ka lan çunin ne shqiperi akoma pa martu.
Shkon e rrin te dhondri dhe srrin ti bej yzmet çunit. Çuni te 30-tat
Jam kurioze te dij si è mendon shoqeria shqipetare mbi kete fenomen, a eshte normale te mendohet qe femija duhet te “perkedhelet” nga prinderit deri ne moshe te madhe ?
Asgje per tu habit! Shqipetaret e kane te theksuar kete nuk eshte patjeter gje e keqe thjeshte nuk dine te behen kurre independent lol
Une mendoj qe shoqeria shqipetare duhet Mos meret shume me gossip! Se ca i duhet tjetres ca ben tjetra ne shtepine e saj nje zot e din!
Ky eshte problemi me I madh i shqipetareve lol
Thashethemet, zilia, inati, xhelozia and so on!
Ve bast qe nuk i ka plas per cunin e saj qe ngeli vetem 30 e kusur vjec lol Po ka pase hallin qe I paska dale viza per Amerike😁
 
Tema me shtjellimin jane paksa te ndryshme edhe pse vete problemi ka shume forma ne te cilat mund te analizohet.
Nese dikush vendos te jetoje me prinderit eshte e drejta e tij ashtu sikunder mund te dale te jetoje vetem edhe ne moshe me te hershme se ajo e personazhit ne fjale, me pak fjale eshte nje zgjedhje.

Djali mund te jetoje me prinderit se njeri prej tyre mund te kete nevoje per perkujdesje, e keni menduar ndonjehere keshtu?!
Ose nje version tjeter mund te jete mentaliteti i ndryshkur i vendit tone ku nese nje i ri le prinderit vetem, po ajo goje qe ka thene: "La djalin pa martuar dhe iku ne Amerike", do thoje: "I braktisi dy pleq e i la vetem fillikat".

Edhe ajo qe ka ikur tek e bija nuk ka ndonje gje per tu cuditur, fundja a nuk jane njelloj femijet ne syte e nje prindi?

Si perfundim, njeriu jeton ku te ndihet me mire dhe me ke ndihet me komod.

Te tjerat pastaj jane folklorizma qe sherbejne per te kaluar kohen grate e papuna te lagjes.
 
Varet nga situata familjare . Ka prinder qe jan te forte dhe jetojn vetem . Ka gra qe detyrojn burrin me u nda nga prinderit e me jetu nshpu tjeter . Ka nga ato burra qe jetojn me prinderit me i bo hysmet ashu sic i kan bo hysmet atij kur ishte i vogel . Ka lloj lloj sojesh n'ket dynja por e mira tmires esht te besh nje gje ne te miren e te dy paleve . Kur arrin nje moshe prinderit dun hysmet se larg qoft cfar nuk ndodh . Me pak fjale shif e shkruj.
 
Po kur i ke prinderit e grus dhe ajo e shkreta ska si te lej vetem por dhe ne shtepi si don burri?
 
Po kur i ke prinderit e grus dhe ajo e shkreta ska si te lej vetem por dhe ne shtepi si don burri?
Te ndihmosh moshen e 3te esht sevap .
te tregohesh Piss esht ste ndalon njeri

Un si di rrethanat por nese ajo esht vajz e vetme e ska vlla ...pse jo mos ti ti ket afer .
Por te ket vllain ajo e t shkojn kta tek dhandrri...aikur nuk hahet
 
E nëse djali është laper e s'kujdeset për prindër..?
 
kjo eshte teme e bukur qe ska 1 formule fikse. ose ka disa sipas rrethanave por po e mbyll per sot forumin. komentoj ndonje dite tjetwr.
Naten all 😁
 
Degjova sot:
- Kishte shku gruja ne amerik te goca dhe ka lan çunin ne shqiperi akoma pa martu.
Shkon e rrin te dhondri dhe srrin ti bej yzmet çunit. Çuni te 30-tat
Jam kurioze te dij si è mendon shoqeria shqipetare mbi kete fenomen, a eshte normale te mendohet qe femija duhet te “perkedhelet” nga prinderit deri ne moshe te madhe ?
Une mendoj se ne jemi njerez te burgosur.
Ne akoma se dime qe cdo individ krijon mardheniet ashtu sic atij i duket e drejte dhe e pershtatshme.
Ne gjykojme nga ajo qe ajo qe duam dhe bejme vete.
E kemi lirine e trurit te cunguar.
 
Mundësisht që në periudhën universitare të dalë nga shtëpia dhe të jetë autonom edhe nga ana financiare mundësisht.
Kështu fillon e kupton shijen dhe vishtërsitë e jetës.
Kur s'ka kuptuar gjë 30 vjeç, ai ngelet parazit tek prinderit për derisa ata të jenë gjallë.
 
Për fat te keq ketu tek ne kjo eshte e zakonshme... dhe quhet normale te bashkjetosh me prinderit...
 
Për fat te keq ketu tek ne kjo eshte e zakonshme... dhe quhet normale te bashkjetosh me prinderit...
Edhe në perëndim ka mjaft nga ky fenomen.
Kur prinderit nuk do jenë më, ata fëmijë 30-40-50 .. vjeçar kush i merr përdore pastaj 😁
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top