Te jetosh ne mal apo ne fshat: te plak apo te rinon?

sofia

Find Prettys Girls in your city for night
Koncepti mbi fshatin/jetesen ne mal ka ndryshuar pergjate viteve.
Dikur ishte vendi kryesor i punes se rende e pak te vleresuar: bujqesise e blegtorise dhe normalisht qe blegtoret dhe bujqit perpara dikujt nga qyeti dukeshin shume here me te plakur e te lodhur nga jeta e zgjedhur, ndoshta jo domosdoshmerisht nga ata vete, por nga paraardhesit. Ndersa sot gjithcka ka ndryshuar: zerin e kopeve ne disa fshatra e ka zene qetesia absolute: njerezit me influence me apo pa thonjeza i zgjedhin si vendet me paqesore ne bote. Nga ana tjeter, pritet qe nje pjese e filiave te industrise te zhvendosen ne fshatra/male.
Pra, jetesa ne mal/fshat te plak apo te rinon?
 
Redaktimi i fundit:
Nese nuk ke mjete per te punuar token do lodhesh ca ... Po ajri paster. Ushqimet e shendetshme , aktiviteti fizik etc sigurisht qe te japin me shume energji..ne balance me natyren pra e mos vuash mos kesh ftoht etc
 
Nuk besoj se ka rendesi se ku jeton . Ajri i malit eshte i shendetshem por sedi sa ndikon ne mos plakjen. Per mua jeta ne qytet eshte me e mire, dhe me e qet ,ka me pak stres dhe llafe.
 
Nuk besoj se ka rendesi se ku jeton . Ajri i malit është i shendetshem por sedi sa ndikon ne mos plakjen. Per mua jeta ne qytet është me e mire, dhe me e qet ,ka me pak stres dhe llafe.
Esht jete me sedentare
 
Nuk kam lindur ne fshat, por do doja te jetoja ne fshat.
Shume gjera qe sot thuhet se jane te mira, jane vertet shume te keqija ne qytet.

Tani qe e njoh jeten "moderne" te qyteteve, do doja me gjithe shpirt te jetoja ne fshat.

Do doja te shijoja kenaqesite e thjeshta dhe te verteta te jetes. Kenaqesite e jetes se qytetit, te ashtuquajtura moderne, jane kenaqesi boshe me te cilat njeriu genjen veten. Kush del jashte natyres, i shkurton jeten vetes.

Ne kohet e sotme, nese mund te sigurosh jeten ne ndonje fshat, eshte gjeja me e mire qe mund te besh.
 
Varet, mundesh e te levizesh . Jeta ne fshat ka e me shum pune per ato qe meren me bujqesi dhe bageti ... grat nga fshati duken shum e me shum te lodhura e te plakura ne pamje.
E thash dhe me lart hon. Ktu ku jam un psh kan big machines qe punojn token , femrat nuk meren me shume pun vetem supervise
Ne shqiperi -kosove esht ndryshe dhe me vjen keq sepse i lodhin shume jo vetem femrat por dhe meshkujt .nderkoh qe po te investonin sic duhet do ishte me e lehte jeta ne fshat
 
E thash dhe me lart hon. Ktu ku jam un psh kan big machines qe punojn token , femrat nuk meren me shume pun vetem supervise
Ne shqiperi -kosove esht ndryshe dhe me vjen keq sepse i lodhin shume jo vetem femrat por dhe meshkujt .nderkoh qe po te investonin sic duhet do ishte me e lehte jeta ne fshat
Jashte shteti eshte ndryshe , une fola per rajonin tone dmth Ballkanin . Njerezit e fshatit jane teper te vrar ne pamje .
 
Te jetosh ne fshat e sidomos ne fshatrat Shqiptare eshte sh larg pushimeve qe na pelqejne qe bejme ne fshat. Se te kish qene aq i mire nuk dyndeshin ne qytet te gjithe.

Nga ana tjeter, plakjen ta shkakton 1; mosha, 2; lodhja psiqike por edhe fizike si dhe 3;menyra e ushqimiy. Ndaj s'ka lidhje ku jeton fshat apo qytet.
 
Nuk e kisha imagjinaur ndonjehere veten time te jetoja ne fshat por ja qe tani qe e provova sdua te kthehem me ne qytet. Cilesia e ajrit natyra larg zhurmave te duket sikur je me pushime. Kjo vlen kur i ke mundesite financiare ta perballosh. Punon ne mes te metroploit dhe jeton pjesen tjeter ne mes te natyres eshte fantastike.

Spo flas ketu per fshataret qe zgjohen ne 5 shkojne kullosin dhi lope punojne token dhe shkojne ne qytet te shesin ato pak prodhime te tyre te mbajne familjen. Dmth per fshatarin shqiptar eshte e veshtire jeta e tyre.
 
Jeta e thjeshte është ajo me plot kujtime.Por tema ishte te rinon apo Jo jetesa aty.?
Besoj se une skam pas jete tipike fshatit sic kane shumica ne Al .. pak a shume kam pas jetese sic e pershkruan @Marla .
Por une shoh mamane time qe akoma merret me ato mbjelljet dhe perkujdesjet e kopshtit per hoby .. se ka nje shendet dhe pamje shume te mbajtur per moshen qe ka!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top