Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Të jetosh me qëndisjen

Shpresa-Tresi-2-300x237.jpg


Shpresa Tresi e cila është rreth të 45-tave është gruaja e cila ka marrë drejtimin e rrobaqepësisë së veçantë, duke dhënë shembullin më të mirë se një femër e zgjuar dhe me ide mund të jetë menaxhuese shumë e mirë e një biznesi familjar.

Tentativa t e saj për të gjetur rrugën e duhur për të ecur në biznes kanë qenë të shumta. Ka provuar të jetë estetiste, parukiere dhe me shumë gjëra që kanë lidhje me të bukurën. Tashmë prej 3 vjetësh po merret me drejtimin e biznesit të saj artizanal ku çdo gjë ka lidhje më të bukurën. Aty mund të qëndisësh një këmishë, mbulesën e tavolinës së bukës, deri dhe çarçafët i qëndis sipas dëshirës dhe imagjinatës. Madje, Shpresa ka marrë guximin të dizenjojë edhe vellot e nuseve. Shpresa di ti shpërblejë mjaft mirë për punën e mirë që bëjnë në të kundërt nuk mund të ketë as shpërblime. “Ky biznes është biznes familjar por puna duhet respektuar nga të gjithë ne. Ka rregulla , orare dhe norma. Net ë gjithë e dimë se duhet të punojmë me rregullore dhe kjo është e zbatueshme nga të gjithë”,- pohon Shpresa Tresi. Respekti për punën dhe korrektësia ndaj klientëve është thelbi i suksesit të biznesit të saj e cila sjell edhe mirëqënien e familjes. “Në fakt jam e kënaqur më të ardhurat që mbledhim nga biznesi. Na jep mundësinë të bëjmë relativisht retë të mirë. Sigurisht që kjo arrihet me punë dhe ne e duam punën dhe të bukurën që iu servirim çdo ditë klientëve tanë”,- pohon Shpresa.



Rudina Shtini, 25 vjeç, është një nga kursantet pranë këtij biznesi familjar. Zgjerimi i biznesit mundëson ardhjen e vajzave që kanë dëshirë të mësojnë zanatin, por dhe formulën e suksesit të Shpresës. ajo ka 6 muaj që ka filluar të marrë zanatin pranë biznesit familjar. “Nuk do ta ndërroja këtë punë me asgjë tjetër”, pohon Rudina.



Shekulli.
 
Pe: Të jetosh me qëndisjen

edhe une adhuroj te qendis.. majde eshte shume clodhese per mua... kur kam kohe te lire gjej mundesine per te bere ndonje gje te tille... vertet me ben te ndihem mire :)
 
Pe: Të jetosh me qëndisjen

qendisja te heq te gjitha merzitjet qe mund te kesh....sigurisht qe varet dhe nga tipi....une per vete kam bere disa qendisje te tilla dhe keto pune i kam te pasqyruara edhe ne shtepi....qendisja eshte gjithashtu dhe nje kalim kohe me se i mire .....
 
Pe: Të jetosh me qëndisjen

edhe une adhuroj te qendis.. majde eshte shume clodhese per mua... kur kam kohe te lire gjej mundesine per te bere ndonje gje te tille... vertet me ben te ndihem mire :)

Do na besh i pale dorashka te qendisura :P
 
Pe: Të jetosh me qëndisjen

Qendisia esht pune e bukur :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back