eGo0sTyle
System Engineer
Shpresa Tresi e cila është rreth të 45-tave është gruaja e cila ka marrë drejtimin e rrobaqepësisë së veçantë, duke dhënë shembullin më të mirë se një femër e zgjuar dhe me ide mund të jetë menaxhuese shumë e mirë e një biznesi familjar.
Tentativa t e saj për të gjetur rrugën e duhur për të ecur në biznes kanë qenë të shumta. Ka provuar të jetë estetiste, parukiere dhe me shumë gjëra që kanë lidhje me të bukurën. Tashmë prej 3 vjetësh po merret me drejtimin e biznesit të saj artizanal ku çdo gjë ka lidhje më të bukurën. Aty mund të qëndisësh një këmishë, mbulesën e tavolinës së bukës, deri dhe çarçafët i qëndis sipas dëshirës dhe imagjinatës. Madje, Shpresa ka marrë guximin të dizenjojë edhe vellot e nuseve. Shpresa di ti shpërblejë mjaft mirë për punën e mirë që bëjnë në të kundërt nuk mund të ketë as shpërblime. “Ky biznes është biznes familjar por puna duhet respektuar nga të gjithë ne. Ka rregulla , orare dhe norma. Net ë gjithë e dimë se duhet të punojmë me rregullore dhe kjo është e zbatueshme nga të gjithë”,- pohon Shpresa Tresi. Respekti për punën dhe korrektësia ndaj klientëve është thelbi i suksesit të biznesit të saj e cila sjell edhe mirëqënien e familjes. “Në fakt jam e kënaqur më të ardhurat që mbledhim nga biznesi. Na jep mundësinë të bëjmë relativisht retë të mirë. Sigurisht që kjo arrihet me punë dhe ne e duam punën dhe të bukurën që iu servirim çdo ditë klientëve tanë”,- pohon Shpresa.
Rudina Shtini, 25 vjeç, është një nga kursantet pranë këtij biznesi familjar. Zgjerimi i biznesit mundëson ardhjen e vajzave që kanë dëshirë të mësojnë zanatin, por dhe formulën e suksesit të Shpresës. ajo ka 6 muaj që ka filluar të marrë zanatin pranë biznesit familjar. “Nuk do ta ndërroja këtë punë me asgjë tjetër”, pohon Rudina.
Shekulli.