Të jetosh me 300 mijë lekë!

Love

βeℓℓe â๓e
Dalin 300 mijë lekë në muaj për të jetuar me dinjitet?
Edhe nëse je i ri dhe nuk ke krijuar familje?

“Shqyrtohet” Andi…

Andi.jpg

اështja e jetesës në Shqipëri: Andi është i ri, jeton me dy shokë në shtëpi si në kohën kur ishte student, sapo ka nisur punë në një Call Center në Tiranë. Ai do të jetojë duke i pavarur nga familja pasi ka përfunduar studimet, me shpresën se 1 ditë do krijoj dhe ai familjen e tij. Në më të shumtët e netëve, pas pune, shkon në shtëpi dhe shikon televizor, lexon apo dëgjon muzikë. Do tja dali ai deri në fund të muajit pa kërkuar borxh nga shokët?

Andi në 5 pika!

- eshtë 25 vjeç.

- ka diplomë Bachelor dhe Master në Drejtësi.

- jeton te komuna e parisit me 2 shokë të tjerë në një shtëpi 1+1(55 m2).

- ka 8 muaj që ka nisur punën në një kompani Call Center, ku reklamon nëpërmjet telefonit kontrata sigurimi në shtetin fiqnjë Itali, nga e cila përfiton 26.900 lekë të reja.

- është duhanpirës dhe i pëlqen të luaj kalçeto & jeta e natës.


Data 1 / E hënë

Rroga kalon sapo ka kaluar në bank (26.900 lekë + 4.000 lekë bonus= 30.900 lekë)

Paguan qiranë për shtëpinë që ndanë 2 shokë të tjerë (8.000 lekë)

Paguan pjesën e tij në ujë/drita/”shkallët” (2.000 lekë)

Paguan abonen mujore për të lëvizur me autobuz në Tiranë (1.300 lek lekë)

Blenë për të ngren në mëngjes në një byrektore (90 lekë)

Blenë 5 paketa duhan të dredhur për të kaluar muajin (1.000 lekë)

Blenë për të ngrënë në Fast-Food me miqtë pas pune 2 Hamburger dhe një pije freskuese (400 lekë) si dhe pi një kafe & ujë mbasdite (100 lekë)

Andit në fund të ditës i kanë ngelur 18.010 lekë


Data 2 / E martë

bb.jpg

Pi kafe para punës si dhe blenë për të ngrën në një byrektore poshtë shtëpisë (190 lekë)

Shkon në minimarketin e lagjes dhe blenë gjëra për gjithë muajin: 6 pako makarona , 2 kile mish , 1 shampuan për flokët dhe trupin , pastë dhëmbësh 1+1 falas , 3 pako konservash 2+1 falas, 6 pako oriz , 250 gr djathë, enë për larjen e pjatave , 6 vezë, domate & zarzavate të tjera, patate, salçiçe, sallam dhe djath për tost, në total 7.500 lekë.

Pas pune shkonë për të parë një ndeshje me miqtë dhe pi 2 birra (300 lekë)

Andit në fund të ditës i kanë mbetur 10.020 lekë.


Dita 3 / E mërkurë

tel.jpg

Rimbush llogarinë e telefonit (1.200 lekë)

Paguan pjesën e tij për internetin në shtëpi (800 lekë)

Andit në fund të ditës i kanë mbetur 8.020 lekë.



Dita 4 / E enjte

Del për drekë jashtë shtëpisë me një shoqe dhe në fund paguan (500 lekë)

Del me shoqerinë në dark te Charlsi pasi i pëlqen muzika e Vedat Ademit, aty blenë 3 birra (1.200 lekë) si dhe një paketë Lucky Strike (200 lekë)

Andit në fund të ditës i kanë mbetur 6.102 lekë.


Dita 5 / E premte

birr.jpg

Gjatë pushimit të punës blenë një Snickers dhe 1 pije freskuese (170 lekë)

Mbasdite shkon në farmaci dhe blenë disa ilace pasi nuk ndihet mire (450 lekë)

Në dark del te kafja e lagjes me shokët e dhomës, blenë 1 birrë (150 lekë)

Andit në fund të ditës i kanë mbetur 6.250 lekë.

Dita 6 / E shtunë

Blenë për të ngrën në byrektoren e lagjes (100 lekë)

Në drekë blenë fruta në lagje (800 lekë)

Në dark e fton një miku i tij për të festuar ditëlindjen në një lokal, Andi ati i blenë një libër që shoku i është shprehur se i pëlqen (700 lekë), kthehet vonë në shtëpi dhe i duhet të marri taksi (300 lekë)

Andit në fund të ditës i kanë mbetur 4.250 lekë.

Dita 7 / E diel

poop.jpg

Del xhiro nga liqeni, aty ulet diku dhe merr ujë & kafe (150 lekë)

Mbasdite shkon në kinema me miqtë e punës, bileta (500 lekë) aty merr 1 pije freskuese dhe kokoshka (300 lekë)



Andit në fund të ditës i kanë mbetur 3.300 lekë për 23 ditët e ardhshme të muajit, ati i duhet që direkt pas pune të shkoj në shtëpi, nëse Andi do ja dali apo jo në fund të muajt të mos jetoj me borxhe kjo lihet në gjykimin tuaj.
Si Andi janë dhe shumë të tjerë të rinj, të paktën ata e kanë një punë, mund të thoshte dikush... Ne nuk duam të imponojm mendime, thjesht të sjellim realitete, gjykimim e bënë çdokush...


Shënim: Nuk janë shënuar domosdoshmëri të tilla si prezervativet! lool
#311TA: Të jetosh me 300 mijë lekë!
 
Titulli: Të jetosh me 300 mijë lekë!

Sa pordh paska ky mer ej , po ky dhe 500 mij lek me mor si dalin , ky ska shku me msu si jetohet me u bo i pavarur ky ka shku me bo qef me kto shoket , Ky ti lej ca gjojna byrekun e mjesit jo ke byrektorja por tek shpia hahet mjesi me me pak lek , ti lej hamburgerat e donerat neper fastfude se hahet me me ekonomi ne shtepi ,Leni kinemat e liqenet se hyn ke gjojnat e pordhes e te qefit , Ky mir qe merka kaq lek po pelqeka dhe jeten e nates Lol dashka ne taksi ncncncn . Hik mer daj me na i lokal lagje pi i kafe 500 lekshe e rri rehat se me aq lek sa mer ti jan me mbijetu jo me jetu .A dhe zoti te rujt me punen qe bon qe te hapet koka gjith diten tu llap me ropt .


P.S ka njerez qe majn familjen me kaq leke me kursim , po ky andi se paska menjen te kursimi e paska menjen me bo vipin me xhep bosh .
 
Titulli: Të jetosh me 300 mijë lekë!

Po tja nisim dhe ne kshu si ty e te ham te gjith ne byrektore e fast&food, te gjithve na pelqen jeta e nates .. O shoku andi nje fjal e urt thot SHTRIJ KEMBET SA KE JORGANIN . Se po kaluan jorganin fillon e ndjen ftohemen...Na beke e llogarin loool Bej xhiro andej nga liqeni po jo te shpenzosh 30mijlek per nje dit loool
 
Titulli: Të jetosh me 300 mijë lekë!

e ekzagjeruar

nqs bleu 5 paketa duhan te dredhur per gjithe muajin, pse duhet te bleje nje lucky strike gjate javes ?

edhe 30mije lek ne muaj edhe do ha nga 2 vakte ne dite jasht ky bosi
keshille, bej pazar mire dhe gatuaj ne shtepi, ushqehesh me shendetshem

jeta e nates behet vetem fundjave, e premte e shtune, ca njerez duhet ta mesojne kte

ky Andi nuk dika fare ta menaxhoje lekun :p
 
Titulli: Të jetosh me 300 mijë lekë!

Ne fakt pajtohem me tre shkruesit e meposhtem edhe pse rrogat jane shume te vogla ne Shqiperi.

Kur merr pak ky cuni edhe duhet te kursej pak.

Pastaj cuni i ri bilete mujore busi ku tere Tiranes i bie poshte e perpjete cdo 30 minuta. Ore une per vete cdo dite eci per ne pune me shume se 25 minuta. Jane edhe te shendetshem.

Pastaj fatura e telefonit??????? Internetit?????
 
Pe: Të jetosh me 300 mijë lekë!

epo kshu eshte jeta...... Andi duhet ta tregoj veten dhe te pretendoj me shume nga jeta te jete konkurues ne pune te jete punetore te kerkoj gjera te tjera plus ne kohen e lire mundesisht te gjej nje pune tjeter ehehehe sa gjera mund te bej njeriu nese ka vullnetin ...mirpo jane disa qe pajtohen me ate qe te sjell realiteti dhe behen gjumasha te plogesht dhe presin nga qielli ....duhet shpirt dinamik etj etj .....
 
Titulli: Të jetosh me 300 mijë lekë!

Andi te ler duhanin e alkolin, te rralloje te dalurat, te mesoje te gatuaje edhe do te shohi qe ne fund te muajit do i kete kursyer 100 mije lek ;)
 
Titulli: Të jetosh me 300 mijë lekë!

Pse mo c'na tepron neve qe nuk jetojme ne AL e madje nuk pime duhanin?!
 
Titulli: Të jetosh me 300 mijë lekë!

Te behemi pak realist,..
Te jetosh me 300 mij lek te vjetra ne Tiran do te thote te mos kesh mudesin e nje jete normale,,(kur mbi ty bijen detyrimet normale te jetes sociale..siq jan ushqimet,qeraja,,veshmbathja dhe nje caj me limon ne nje lokal te pakten kur te dhemb fyti nga gripi..)
Ne nje koh kur Tirana per nga shtrejtesia e gjerave konkuron Europen,,(dhe me shtrejt jan cmimet ne shume artikuj apo produkte..se ne shume vende tjera te europes)atehere si do dilkan 300 mij lek ,,nga ti dergosh me para,,Andi ne kete rast nuk perfaqson vetem veten,por te gjithe Andushat e brezit te tij qe sapo mbarojn studimet dhe verdallosen per nje cop pun,,shpesh dhe te rendomt sepse s"ke shanc te punsohesh ne zanatin e studimeve po s"pate mikun apo lekun.
Te kesh aq lek,,do te thote te mos mudnesh te krijosh nje familje ,,,ti mbysesh enderrat rinore dhe ne lidhje me te ardhmen,,..sepse thjesht nuk do kesh mundesi te rrisesh me gjerat e domozdoshme nje femij,,apo detyrimet me te thjeshta familjare.
Mos harroni se 100 kg miell ne shqiperi bejn rreth 84 -mij lek..e per nje familje me 4 persona,,nuk jam e sigurtpor besoj me zor arrin te behs buken e muajt.
 
Titulli: Të jetosh me 300 mijë lekë!

Njerzit ne shqiperi mo Andi i dashur mbajn familje me 300 mije leke do thuash ti a rrojn mire
mbijetojn pra.Po keto llogaritje qe ben ti normal qe s'te dalin njeriu i shtrin kembet sa ka jorganin
 
Titulli: Të jetosh me 300 mijë lekë!

Te behemi pak realist,..
Te jetosh me 300 mij lek te vjetra ne Tiran do te thote te mos kesh mudesin e nje jete normale,,(kur mbi ty bijen detyrimet normale te jetes sociale..siq jan ushqimet,qeraja,,veshmbathja dhe nje caj me limon ne nje lokal te pakten kur te dhemb fyti nga gripi..)
Ne nje koh kur Tirana per nga shtrejtesia e gjerave konkuron Europen,,(dhe me shtrejt jan cmimet ne shume artikuj apo produkte..se ne shume vende tjera te europes)atehere si do dilkan 300 mij lek ,,nga ti dergosh me para,,Andi ne kete rast nuk perfaqson vetem veten,por te gjithe Andushat e brezit te tij qe sapo mbarojn studimet dhe verdallosen per nje cop pun,,shpesh dhe te rendomt sepse s"ke shanc te punsohesh ne zanatin e studimeve po s"pate mikun apo lekun.
Te kesh aq lek,,do te thote te mos mudnesh te krijosh nje familje ,,,ti mbysesh enderrat rinore dhe ne lidhje me te ardhmen,,..sepse thjesht nuk do kesh mundesi te rrisesh me gjerat e domozdoshme nje femij,,apo detyrimet me te thjeshta familjare.
Mos harroni se 100 kg miell ne shqiperi bejn rreth 84 -mij lek..e per nje familje me 4 persona,,nuk jam e sigurtpor besoj me zor arrin te behs buken e muajt.
Po kjo seshte gje e re ... Per te njejten arsye morem edhe ne emigrimin dhe sakrifikuam enderrat apo rinine. Por kjo eshte jeta: nese matem me koleget e mija nuk do me dilte kurre llogarija ktu ku jetoj. Njeriu ka dhe ve prioritete ne jete.
 
Titulli: Të jetosh me 300 mijë lekë!

Te behemi pak realist,..

Te kesh aq lek,,do te thote te mos mudnesh te krijosh nje familje ,,,ti mbysesh enderrat rinore dhe ne lidhje me te ardhmen,,..sepse thjesht nuk do kesh mundesi te rrisesh me gjerat e domozdoshme nje femij,,apo detyrimet me te thjeshta familjare.
Mos harroni se 100 kg miell ne shqiperi bejn rreth 84 -mij lek..e per nje familje me 4 persona,,nuk jam e sigurtpor besoj me zor arrin te behs buken e muajt.

Degjo Nevi, nuk po themi se munde te ebsh dicka me ato para ama qe duhet edhe ti kursesh edhe duhet. Une te them se nga shpenzimet qe kish bere cuni ka mundesi te kurseje shume gjera qe nuk jane domosdoshmeri.

Me lindjen e cunit tim, u veshtiresuan gjerat sepse jetoja me nje page mujore, dhe gruaja ime vendosi te gatuaj ne mes qyteti te gatuaj vet ajo. 4 veta shpenzonim 25 kile miell ne muaj qe bente 11-12 euro. Nuk se tash me dy paga bejme cudin por perseri kursejm dhe nuk shpenzojme mbushje telefoni sa shpenzon cuni qe ka shkruar poshte.

Pra qellimi eshte qe per gjera te panevosjhme mos te shpenzohet leku sepse eshte krize ne cdo vend te botes.
 
Titulli: Të jetosh me 300 mijë lekë!

Po kjo seshte gje e re ... Per te njejten arsye morem edhe ne emigrimin dhe sakrifikuam enderrat apo rinine. Por kjo eshte jeta: nese matem me koleget e mija nuk do me dilte kurre llogarija ktu ku jetoj. Njeriu ka dhe ve prioritete ne jete.

Jam dakort. Por thua te kete mundesi vall gjithe rinia Shqiptare (ku mbi 70% gjenden ne nje gjendje te till),,te marrin rruget e Europes dhe te len vendilindjen e tyre..pas studimeve,,pak shume ati investimi qe kan bere per formimin e tyre,,per te qen ne gjendje te gjejn nje pune..?!
Mos vall duhet te pajtohemi me kete fat te trisht,,qe ka pershkruar Gjendjen sociale e ekonomike ne Shqiperi,,.
JO JO.. Nuk besoj qe rruga e duhur qenka emigrimi,,biles nje faktor vendimtar,,qe Shqiperia te bej pepara,,eshte qe rinin e saj ta kete ne vend te saj,,ndryshe perse u DErdh gjaku nga te paret ton apo per ta braktisur..vendin ton sepse vendi yne nuk eshte ne gjendje te te afroj nje jete normale sociale,,dhe e konomike ?!
Epo keto jan trishtimet e varferis qe vijn si rrjedhoj e politikes dhe korrupsionit qe nga carcet e vogla e deri tek digasteret kopetente me te larta..

 
Titulli: Të jetosh me 300 mijë lekë!

Jam dakord per cdo permiresim te situates, une per vete e vendosa qe me 18 (edhe pse nuk ishte zgjidhje ideale) ne al nuk kam te ardhme dhe me vjen keq qe edhe sot gjendja eshte po ashtu !

Jeta eshte shume e shkurter,,, duhet te veprosh te jesh flexibel. Ligje natyre.Mbijestese ne nje men apo tjeter.
 
Titulli: Të jetosh me 300 mijë lekë!

Ca shpenzime ketu jan te tepruara ! ca do 2-3 birra ne dite ky apo 2-3 kafe ! ska kafe ne shtepi ky ? Ne rregull 1 kafe me shoqeri del e pin ! pastaj kafet tjera pije ne shtepi :D

apartamenti me duket i tepert 1+1 te paguaj 8000 mije lek apo 60 euro nje person !

dhe shum gjera tjera ! ka familje qe jetojn normalisht me nje rroge 300 euro ! dhe kan 3-4 antare te familjes.

s'eshte qe me 30 mije lek ke gjith lluksin por as disa gjana qe ka fut ky mundesh edhe pato :D

tash secilli kineman e kemi ne shtepi mundesh te jetosh edhe pa te :D

pastaj sic tha kitrra ca do autobus kur mundet te heci ! ne rregull ndonjehere kur eshte i lodhur te udhtoje me autobus por sben me shum se 50 lek ! etj shum gjana te tepruara ketu jane :D
 
Titulli: Të jetosh me 300 mijë lekë!

si ore sdilka 300 mij lek per nje person... ehuuu kan tangerllik rinia sotme po he. Me 300 mij po e kalojn familje ne kalamaj sot. Jo po kafe, jo po paketa, jo jet nate, epoooo normal qe sdo i ngelin lek atij. djali paska gjith ket shkolle , kshuqe te te msoje si te menaxhoj lekun dhe cik ka thene Elushja ka me ruajtur 100 mij lek ne muaj :)... une per kaq vite me 150 dollar e kam kaluar muajin, nderkoh qe shoqe e shoke te mi e kalonin me 400 dolllar dhe ne fund kerkonin borxh. kur i tregoja qe me del bursa, dhe kurre skam mar lek nga familja thonin: s'eshte e mundur... Epo normal nqs han jasht perdite, shko e na ble xhinse firmato, jo shoqeria jo kjo.... aman... ne shqipri se kan iden e vleres se lekut, kursimit, etj... dhe nqs si del aq le te kerkoj ndonj pun tjeter... sot ke goca qe bejne 2-3 pun njehereh, se spo them prap une, se lash nam duke u lavderuar, Lol. :p
 
Titulli: Të jetosh me 300 mijë lekë!

Degjo Nevi, nuk po themi se munde te ebsh dicka me ato para ama qe duhet edhe ti kursesh edhe duhet. Une te them se nga shpenzimet qe kish bere cuni ka mundesi te kurseje shume gjera qe nuk jane domosdoshmeri.

Me lindjen e cunit tim, u veshtiresuan gjerat sepse jetoja me nje page mujore, dhe gruaja ime vendosi te gatuaj ne mes qyteti te gatuaj vet ajo. 4 veta shpenzonim 25 kile miell ne muaj qe bente 11-12 euro. Nuk se tash me dy paga bejme cudin por perseri kursejm dhe nuk shpenzojme mbushje telefoni sa shpenzon cuni qe ka shkruar poshte.

Pra qellimi eshte qe per gjera te panevosjhme mos te shpenzohet leku sepse eshte krize ne cdo vend te botes.

Jam dakort me c'ke shkruar,,qe duhet kursim,,pershtatje,.por une e kapa rastin e Andit ne formen sa merr ai si pag mujore dhe si jan cmimet dhe sa kushton jeta normale ne Tiran,,
Ama dhe sikur ky djalosh te kursej ne formen me "kurrnace",,ndaj vetes prap ajo dreq page do i mjaftonte per 20 dit,,po 10 tjerat..si do ja beja ai.

Une personalisht kam nje parim,,mirqenia nuk rritet duke kursyer ne ekstrem,,por duke rritur burimet e fitimit,,kjo sigurisht vjen si rrjedhoj e punes,,pergaditjes,,kerkesat ndaj vetes etj etj,,por mund te kesh te gjitha kriteret,,per ti ven ne burimin e te ardhurave dhe per te fituar ato,,dhe Shqiperia e ndritur nuk te ben te mundur asnje burim,,ose dhe po te beri te mundur nje burim shterraq..,,mund te punosh dhe nuk paguhesh kurr ne vleren reale ne perpjestim te drejt me punen tend dhe cmimet reale qe te rrethojn per jetes,,ne form qe ti te kesh nje jete jo te pasurish as luksoze,,por thjesht nje minimal standart.
Per mendimin tim ketu qendron problemi.
 
Titulli: Të jetosh me 300 mijë lekë!

Jeta shijohet edhe me pak ...
C'do kush ka probleme te tilla sepse rroga mesatare ne shqiperi 300.000 leke eshte per kedo , dhe ne keto kohe qe sa po vjen e thellohet kriza mendoj se nese ben nje ekonomi te mir edhe ia del,derisa te eci dicka me mir me vone !
 
Titulli: Të jetosh me 300 mijë lekë!

Nqfse punen nuk e ka larg nga shpia (domethene nga komuna e parisit) s'ka pse merr autobuz dhe mund te iki fare mire ne kembe kshu qe mund ti mbledhi ato leket e biletes. Ose le te investoje ne nje biciklete dhe te shkoje ne pune me biciklete.
 
Titulli: Të jetosh me 300 mijë lekë!

Vellai jeton atje,,,380 e ka ai ne muaj,,ai ankohet,,por un e di qe i dalin,,per te ber qef,,ai shkon ne kinema ne teater,i derdh ne lodra femijesh nje perqindje te madhe te ksaj shume,,pastaj jo pica jo taksi jo rroba,,biletat per ne ndonje aktivitet femijesh ku e kalojn bukur,,,
kurse me pjesen tjeter te kursyer nga 300-shja qe nuk i paguajtem dritat dhe ujt 80 mi lek pak me perpara,,ngelen akoma leke per tu hallisur e rrotullisur me to.
 
Titulli: Të jetosh me 300 mijë lekë!

Andi te ler duhanin e alkolin, te rralloje te dalurat, te mesoje te gatuaje edhe do te shohi qe ne fund te muajit do i kete kursyer 100 mije lek ;)

Hihi
Ne kohe lufte pyti komandati ushtaret , per kushtet etj edhe per vaktet e drekes
Meqe e kishin te 'ndaluar' te thonin qe smjaftonte buka tha njeri po shoku komandat na del e tepron..
U ngrit tj se siu durua.. ate qe na tepron e e marrim dhe sna mjafton :pP

Sa per te thene pavarsisht se ky e shperdoron i cike duhet kuptuar qe eshte cun i ri
dhe daljet sdo mungojne as te vecohet nga shoket..
Por qe edhe mund te kurseje mund ta beje por nuk eshte gje normale te jetosh me 250 euro ne muaj
Me mire te themi qe nuk eshte normale rroga qe jepet, gjithsesi mund te ia dale :)
 
Titulli: Të jetosh me 300 mijë lekë!

Tani kan thene plakat: Shtri jorganin sa ke kembet!

Njeriu hargjon aq sa ka, madje qe besa sa qejfe kam une as 5 fishi i Andit sme kish dalur. Beje cudi me ca anetare qe shkruajne dhe besoje qe edhe ata ja dalin po po aq mesatarisht.

Sipas statistikave boterore te ardhurat minimale 2 dollar/dite per koke banori konsiderohet varferi. Ky Andi, hiq hiq na paska nja 7-8 euro/dite. I pasur nuk munde te konsiderohet por edhe te te varferit nuk bene pjese.

Une i propozoje ta leje femren ose ose ta nderroje me ndonje qe shpenzon dizell (dmth. me ekonomike). ;p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top