Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
Të hetohesh ndërkombëtarisht
Shkruan : Lorenc Vangjeli
Trojet arbërore janë një dëshmi e patundur për këtë detaj që nuk na është ndarë që në kohët kur ilirët nuk përdornin shkrimin, në kohën kur të tjerët bënë që harta e Shqipërisë së Mosvarme të ngjante si një arkivol, e deri në momentin kur mbërriti si eksport i dorës së parë nga Bukureshti ftesa për në NATO. Martin Leka dhe miku i tij me zemër të coptuar që nuk i ndahet në asnjë moment, ndan të njëjtin opinion me opinionin për rrethin dhe dorën e djallit për të. Ai mbërriti të enjten paradite në zyrat e MAPO-s dhe ndonëse dera nuk ju hap mbas trokitjes së tij këmbëngulëse, me këmbënguljen e tij karakteristike nisi të kërkojë nga kafja ku ishte ulur për të pritur hapjen e derës, çeljen e një hetimi ndërkombëtar për probleme personale. Sa më të ndryshëm, aq më të ngjashëm, dhe Martini i ngjante në mënyrë ngjethëse vetë kryeministrit Berisha; ai ishte i dyti mbas tij që kërkonte një hetim ndërkombëtar.
“Kjo dynja është rreth jo se e ka thënë Galileo Galilei, por sepse gjithçka në të është vetëm rrjedhë e shkakpasojës që vjen vërdallë dhe përfundon ku nisesh”, tha ai mbas orësh pritjeje. Nuk kishte shans t´i shpëtoje shpjegimit të tij që ai kishte vendosur ta patentonte në Paris si shpikje dhe pronësi intelektuale:
“Supozojmë se në periferi të Tiranës, burri vjen edhe vonë, edhe i dehur në shtëpi. Bën hesapet e xhepit, nuk i dalin dhe kërkon ndihmë sipas mënyrës arbërore tek e shoqja që i kërkon hesap, gjoja për vonesën dhe rakinë, por në fakt e ka mendjen tek dieta e xhepit të përbashkët familjar. Ai përplas pëllëmbën e hapur në fytyrën e të shoqes dhe e shoqëron një veprim të tillë me të drejtën e burrit që të thotë në shtëpi fjalën e fundit, mbasi të ketë thënë të parën dhe të vetmen. Gruaja proteston, shkon në dhomë dhe bëhet gati të telefonojë policinë që t´i kërkojë mbrojtje. Burri e ndjek nga pas dhe mbasi ka bërë krimin e parë, vendos të fshehë gjurmët: e godet pikërisht në të njëjtin vend në fytyrë që të mos dallohen pesë gishtat e hapur në faqen e saj. Nuk bindet se ja ka arritur qëllimit dhe e mbledh dorën grusht dhe sulmon në të njëjtën pikë, pastaj dhe në pika të tjera, po me dorë e pastaj edhe me shkelma. Gruaja sulet sërish drejt telefonit, por nuk mund të flasë se i kanë zënë gojën ku zënë e mungojnë njëri mbas tjetrit dhëmbët e pjekurisë dhe nja dy që i ka blerë tek dentisti. Kërkesën dhe bindjen e saj se ai do t´ja paguajë gjithë çfarë i ka bërë tërë jetën, ajo e ble me një çmim të paparashikuar: një thikë që ju kishte shërbyer bashkërisht për të prerë mishin e ngrirë, i fle në mes të brinjëve. Burri stepet një çast. Gruaja për herë të parë në jetën e saj nuk bërtet më, por vetëm rënkon, por dhe rënkimi nuk i zgjat shumë kohë. Atëherë burri kupton çfarë ka bërë dhe vendos të fshehë deri në fund gjurmët. Me benzinën që ushqen gjeneratorin që mban në ballon spërkat dhomat me rradhë dhe mbasi ndez një cigare, të njëjtën shkrepse e hedh përdhe. Por natyrisht jo pa telefonuar më parë policinë dhe zjarrfikëset duke u thënë se gruaja e kishte telefonuar që i kishin hyrë në shtëpi hajdutët”. Nuk dihet se deri kur do të vazhdonte të tirrte këtë lëmsh të përgjakur Martini nëse durimi i sosur nuk do të kthehej në protestë dhe kërkesë ultimative për heshtje. “E them sepse ka ngjarë, nuk kam faj unë që tregoj, por kam frikë se nuk ka faj as ai që e ka bërë”, mbrohet ai. Sipas tij, shembulli klasik se krimi pillte krim sapo ishte dhënë dhe se ai nuk do të hiqte dorë nga denoncimi i tij. “Sepse ai bandit që vrau gruan as nuk ka shanse që të dënohet, tha Martini, veç nëse është leshko fare dhe nuk lexon gazeta”. Sipas tij, mjaftonte që banditi të bënte disa hapa të thjeshtë që t´i shpëtonte drejtësisë. “E para të kërkojë avokat dhe të thotë se gjithçka i ka ndodhur është shpifje dhe pjesë e luftës politike, se është pjesë e një skeme konkurence që kërkonte të vinte nën kontroll biznesin e tij të shitjes së bananeve në rrugë, pastaj të shpallte se nuk kishte besim tek drejtësia shqiptare e varur nga politika dhe të kërkonte edhe hetim ndërkombëtar të fatit të tij, edhe një komision hetimor nga Kuvendi i Shqipërisë që duke mbrojtur të drejtat e grave, kishte shkelur ato të burrave”.
Këtu lëmshi u bë vërtet lëmsh ngaqë u ngatërrua dhe me hollësi të përditshmërisë politike në vend. “Edhe unë dua hetim ndërkombëtar”, e shqepi gojën e ngrirë dhe miku i Martinit që ende beson tek dashuria. “Të hetohen ndërkombëtarisht arsyet sepse vajza që unë dua, nuk do për qamet të ndajë të njëjtin batanije me mua”, tha ai. Rrëmujë hesapi. Nga një anë Martini që bërtiste për të drejtat e burrave, nga ana tjetër miku i tij që fliste për të drejtën e tij për dashuri, në mes rrethi i mbyllur ku vërtitemi të gjithë. Daulles i binte shejtani dhe të gjithë arbërorët krenarë i hidhnin hapat sipas ritmit të tij. Kush i shihte, qeshte, kush qeshte, e bënte sepse këtej rrotull lotët kanë dalë nga moda. Moda vetë kërkon hetim ndërkombëtar. Për çfarë të të vejë në mend, sepse edhe mendtë po na vijnë rrotull.