Të gjithë kanë të "vërtetën" në xhep!

Lauri

Anunnak
"Ai që nuk mendon mund të 'dijë' gjithçka dhe të jetë injorant për ç'do gjë."
myslenie.jpg
Filo-zofi (philosophos, ai që e do diturinë) është shumë i ndryshëm nga sophos-i, pra ai që zotëron një njohuri specifike, dhe prandaj quhet me i mençuri.
Kush është atëherë filozofi?
Jo kush posedon të vërtetën, por ai që kërkon të vërtetën.
Këtu në këtë sqarim, ka gjithë ndryshimin në botë. Thënia e famshme sokratike: "E di, nuk e di" është premisa e filozofisë. Nëse mendoni se dini diçka, pse do ta pyesni veten dhe të vini vetën në diskutim?

E kam thënë tashmë, por do ta përsëris: as diplomat dhe as titujt e diplomës nuk bëjnë kulturë. Kultura nuk është të dish gjithçka, të jesh arkiva faktesh, të dhënash, nocionesh.
“Është kurioze të shohësh, thotë Leopardi, se pothuajse të gjithë njerëzit që vlejnë shumë kanë sjellje të thjeshta".
Çfarë do të thotë Leopardi me thjeshtësi? Epo, ka një fjalë tjetër, një fjalë që ka dalë krejtësisht nga moda sot, që pothuajse askush nuk e përdor më: përulësia.
Njeriu i mençur është i përulur, këtë po ju thotë Leopardi. Ai përçmon sjelljet e njerzëve të përulur, supozimin se përkundrazi ka plot budallenjë, që grekët e lashtë i quanin "dijetarë të rremë".
Kjo kohë në të cilën jetojmë sot është fjalë për fjalë epoka e folësve: të gjithë duan të tregohen, flasin, flasin, flasin, shpesh pa dijeninë e fakteve: ata i mbushin fjalimet e tyre me fjalë të sofistikuara, me dëshirën për të poshtëruar tjetrin, për të bërë njerëzit të ndihen më të ulët se bashkëbiseduesi i tijë.
“Ti nuk e di kush jam unë”, duket sikur thonë dhe herë-herë e thonë edhe shprehimisht.

Si të silleni me këta individë? 😁
Epo, një ditë filozofi Heraklitus u ftua në një mbledhje të njerëzve të mençur.
Takimi vazhdoi gjatë, të gjithë diskutuan, debatuan, folën duke treguar elokuencën e tyre, duke treguar të gjitha njohuritë e tyre.
Herakliti, nga ana tjetër, heshti, pa e hapur gojën.
Në një moment njëri nga ata vuri re heshtjen e filozofit.
"Pse rrini i heshtur?" pyeti.
"Kështu që ju mund të bisedoni." iu përgjigj ai. 🙂
(G.Middei)
By Lauri 👍
 
Eh,qenia njerzore duhet ket kujdes nje gje,te mos jete fjalet e askujte,por as veprimi i dikujt.
Ja kjo shprehja ime,permbledh keta filozofet e lashte.
Eh,mos me quani egoiste tani.
 
Eh,qenia njerzore duhet ket kujdes nje gje,te mos jete fjalet e askujte,por as veprimi i dikujt.
Ja kjo shprehja ime,permbledh keta filozofet e lashte.
Eh,mos me quani egoiste tani.
Nuk e kuptova këtë Neve
 
Nuk e kuptova këtë Neve
Do shtjellim,eshte nje liber i tere filo-psikollogjie,nese e ftillojme.
Por krejt normal nese mendojme pak me thell ne ate fraze gjen shpjegimin,pa shkruar nje liber.
 
Ah modestia.. Pa modesti nuk ka dituri e as te vertete! :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top