Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Të gjithë ia fusin njëri- tjetrit!

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
1633587005439.png

Shumë e çuditshme është!
Ja për shembull: Ia futën Ardi Veliut, kryepolicit! Si me thënë ia futi vetes me dorëheqje. Por dorëheqja ishte e detyruar! E detyruar nga Kryeministri Rama! Pra ia futi Edi Rama! (Blendi Çuçi vetëm i mbajti kandilin Ramës)
Pak ditë më parë ishte protagonist Lulzim Basha. Luli sa herë çohet nga gjumi e gjuan ndonjë budallëk politik!
Atë botë, në vend të këndonte Hymnin Kombëtar, çohet nga gjumi dhe hop ia fut Sali Berishës. Ia fut me ndihmën e amerikanëve! Natyrisht, se pa amerikanët Luli nuk arrin t’ia fusë as Salianjit, për shembull!
Nga ana tjetër ngrihet uragani Berisha (sipas pipëllit pellazg) e kërkon t’ia fusë me çdo kusht Lulit duke tundur e shkundur statute e rregullore partie! Natyrisht besnikëria e Berishës ndaj statuteve dhe rregulloreve të partisë është epike! Si krejt historia politike e tij për këto 30 vjet! Në ndihmë i vjen zonja Kokalari! Nga Amerika erdhi! Dhe iku pa e kuptuar mirë se kujt ia futi tamam zonja e nderuar!
Nga ana tjetër është një farë presidenti, alias burri i Monikës, që po mundohet një parlament i tërë t’ia fusë por iu ka ngecur e futura në dyert e Venecias, e sipas gjasave do kalojë vetëm me disa të puthura të Kushtetutës! Kushtetutës që ia kanë futur të gjithë me radhë!
Kjo histori me të puthura, me kushtetutë, me dorëheqje, me statute partie, me kokëlarë e kokëpalarë, me avionë që gjuajnë mushkonja në Kelmend, me futje ose në gjuhën e malësorëve të Veriut “me të rrasun” në fakt është krejt e pavend!
Se në të gjithë këtë histori futjesh atij që i hyn thellë e më thellë, që i rraset përditë (i rraset thika në palcë) përditë e më fort, përditë e më shumë, është populli!/Pamfleti
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top