“Të fortët livadhisin falë drejtësisë së korruptuar”. Rama zbulon planin me agjentët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“Të fortët livadhisin falë drejtësisë së korruptuar”. Rama zbulon planin me agjentët amerikanë

9-2-640x373.jpg


Pas humbjes në zgjedhjet e 25 Qershorit, opozita rrezikon të humbasë edhe në zgjedhjet e ardhshme. Madje, edhe të dobësohet si faktor politik. Kështu u shpreh mbrëmjen e sotme Edi Rama gjatë “Komunikimit Javor” në rrjetin Facebook.

Rama e quajti fitoren e socialistëve si shembullore ndërsa u ndal te lufta kundër krimit dhe drogës. Sipas kryeministrit, qeveria do t’i ndjekë kriminelët këmba-këmbës. Ai u shpreh se në bashkëpunim me agjentët amerikanë, qeveria “do t’i japë fund të fortëve që livadhisin fal gjyqtarëve dhe poliëve të korruptuar”.

Rama u shpreh se një nga arritjet e mëdha të kësaj mazhorance është edhe mbyllja e ‘bankës së zezë’ të Lazaratit.

“Opozita ka zgjedhur të kriminalizojë qeverinë përmes propagandës, me qëllim që të shmanget nga përgjegjësia e saj. Po përpiqet të mbjellë pasiguri sociale. Ne nuk e zgjedhim dot opozitën dhe as se çfarë qëndrimesh duhet të mbajë ajo. Ne jemi zgjedhur për të qeverisur vendin dhe kemi zgjedhur rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit, por vetëm me vullnetin e një pale kjo nuk realizohet” – tha Rama.

Në “Komunikimin Javor” kreu i ekzekutivit u shpreh se mazhoranca do përpiqet të krijojë kushtet për këtë dialog me opozitën. Sipas tij, qytetarët duan mirëqenie dhe jo sherre politike.








b;tiranaobserver
 
Me fjalë janë arritur e po arrihen suksese të mëdha, po fjalët nuk përputhen me terrenin. Sot 50% e shqiptarëve po kërkojnë të largohen nga vendi.

Pas 27 vitesh "reformash e suksesesh" të qeverive, të udhëhequra nga ndërkombëtarët, gjysma e shqiptarëve janë larguar nga vendi, e tani gjysma e gjysmës që ka mbetur po kërkon gjithashtu të largohet.

U kënaqëm me zhvillim! :)
 
Redaktimi i fundit:
Kurse une mendoj se per aq kohe sa ne krye te PD te jete lulushi.,,..Edi Rama do jete kryeminister!
 
Hajde Rama se me duket se do vijne per ty dhe horrat e tu ata agjentet... ;)
 
Back
Top