Të folurit e Allahut ndaj robërve të vet Ditën e Gjykimit

ExPerti

Antar Aktiv
Adi ibn Hatim, radijallahu anhu, ka thënë:"I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thënë:

'Nuk ndonjë prej jush, përveç se Zoti i vet do t'i flasë atij, pa pasur përkthyes mes tyre. Pastaj, ai do të shikojë në të djathtë dhe s'do të shohë gjë, përveç asaj çka ka vepruar; do të shikojë në të majtë dhe s'do të shohë gjë, përveç çka ka vepruar; do të shikojë përpara vetes dhe s'do të shohë gjë, përveç Zjarrit përpara syve. Pra, kini frikë Zjarrin, qoftë edhe me gjysmë hurme. Nëse nuk e gjen as këtë, atëherë me një fjalë të mirë'". [Transmetuar nga el-Buhari nr.1413, 6539; Muslim nr.1016.]

Ky është një hadith i mahnitshëm, që përmban madhështinë e Krijuesit, një madhështi që, madje, as intelekti s'mund ta marrë me mend, as gjuhët s'mund ta shprehin.

Ai, salallahu alejhi ue selam, informoi përbrenda kësaj se çdonjërit nga krijimi do t'i flasë drejtpërdrejt Allahu, pa ndonjë përkthyes apo ndërmjetës. Ai do t'i pyes për të gjitha veprat e tyre, të mirat e të këqijat, të voglat e të mëdhatë, të kaluarat e të tashmet, për ato vepra që robi i di dhe ato që i ka harruar. Kjo është për shkak të madhështisë dhe nderit të Tij. Mu siç i krijoi ata dhe i furnizoi në një çast, Ai do t'i ringjallë në një çast, dhe, sigurisht, do t'i marrë në përgjegjësi në një çast, të gjithë. Kështu, i bekuar është Ai, të cilit i përket madhështia, nderi, pushteti e lavdia.

Në këtë situatë, kur Ai do t'i marrë në përgjegjësi, s'do të ketë për robin ndihmës, as përkrahës, as fëmijë/pasardhës, as pasuri. Madje, ai do t'i vijë Atij i vetëm, siç e ka krijuar herën e parë. Veprat e veta do ta rrethojnë në të djathtë dhe në të majtë, duke pritur shpërblimin, qoftë të mirë apo të keq. Përpara tij do të jetë Zjarri, prej të cilit s'mund të iket. A do të ketë rrugëdalje për të? Nuk do të ketë, përveç me anë të mëshirës së Allahut dhe me veprat që i ka bërë, të cilat mund ta shpëtojnë nga kjo.

Për këtë, pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, e nxiti këtë popull të ketë frikë dhe ta mbrojë vetveten nga Zjarri, qoftë edhe me diçka të vogël, si gjysmë hurme. Nëse njeriu s'mund ta gjejë as këtë, atëherë, madje, edhe me një fjalë të mirë.

Në këtë hadith ka dëshmi që, nga gjërat më të rëndësishme që e shpëtojnë njeriun nga Zjarri, është bamirësia ndaj krijimit, me pasurinë personale dhe me të folur. Robi s'bën ta zhvlerësojë asnjë akt mirësie, qoftë edhe diçka e vogël. Fjala e mirë përfshin këshillimin e krijimit, duke ua mësuar atë çfarë nuk e dinë, duke i udhëzuar për në atë çka do t'u bëjë dobi në dunja dhe në jetën e përtejme. Kjo përfshin të folurën që i bën të lumtura zemrat, që i rehaton gjokset, që shkakton gëzim. Kjo, gjithashtu, përfshin të kujtuarit e Allahut dhe lavdërimin e Tij, duke përmendur vendimet dhe ligjin e Tij. Kështu, çdo e folur që afron ndaj Allahut, nga e cila robi mund të përfitojë, përfshihet në <<fjalën e mirë>>". Allahu thotë [kuptimi]:

"Tek ai ngjiten të folurit e mirë, dhe vepra e mirë e ngrit atë" [el-Fatir, 10];

"Dhe veprat e mira të përhershme..." [el-Kehf, 46] - Këto janë çdo vepër apo thënie, që e afron njeriun ndaj Allahut apo që i sjell ndonjë dobi krijimit të Tij – "... janë më të mira tek Zoti yt, për shpërblim, dhe më të mira për shpresën [që njeriu mban]" [el-Kehf, 46].


Allahu e di më së miri.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top