Te fitosh besimin ne vetvete..

Love

βeℓℓe â๓e
Nese dyshoni tek vetja, mos merrni asnje hap per te mesuar si te fitosh besimin. Formula se pas cdo gabimi mund te mesosh, eshte thjesht nje rreth vicioz. Besimi ne vetvete eshte arma magjike e suksesit. Eshter pikerisht ajo qe te lejon ti buzeqeshesh nje djali te pashem, te qendrosh patundur para ulerimave te shefit dhe te jetosh cdo moment me sigurine maksimale se nuk mund te gabosh. Me pak fjale, vetebesimi eshte thelbesor ne jeten e kujtdo.

Images.jpg

Meso te marresh fryme

Frymemarrja eshte nje menyre e shkelqyer per te rritur besimin ne vetvete. Pse? Sepse duke marre fryme thelle, cliron tensionet e trupit. Perqendrohu mbi veten dhe distancohu nga ndikimit e botes se jashtme. "Sa me shume te kontrollosh frymemarrjen, aq me shume marrin nen kontroll jeten tende". Merr nje pushim! Qendro ulur dhe mbushu me fryme per disa minuta. Mendo sikur je nje tumbullace e fryre me shume sesa duhet. Thith ajer dhe nxirre. Do te relaksohesh dhe do te largosh te gjitha tensionet e dites.

Ndrysho zakonet

Interesat e argetimit si kinemaja apo te berit pazar jane pozitive per te larguar tensionet. Planifiko te shtunen per te gatuar apo te merresh me pastrimin e shtepise, ose vendos te dalesh per te bere pazar. Kjo te ndihmon te besh disa gjera per te cilat ke siguri maksimale. Si mund ta arrish? Fillo me ndryshimin e menuse se drekes apo evito takat e larta. Perpiqu te provosh disa gjera qe duan sforco.

Bej nje liste te cilesive te tua

Ne kemi cilesi qe nuk i njohim, por nese i stimulojme ato dalin ne pah. Gjeja e pare qe duhet bere eshte te behesh i vetedijeshem per cilesite e tua, te bindesh veten per vlerat qe i fsheh. Si mund ta arrish? Shkruaj nje leter me cilesite emocionale, intelektuale, sportive dhe profesionale, e me pas provon teknikisht veten se ku mund te arrish me to. Piketo disa prej tyre dhe perpiqu te shohesh se deri ku mund te shkosh per te krijuar bindjen se ku duhet te fokusohesh me fort.

Mos u ndiko nga te tjeret

Veshja, mendimet, shijet muzikore...jane te gjitha ceshjte per te cilat jemi te prirur, me shume ose me pak te reflektojme ndergjegjen, shijet apo cilesite tona. Nga frika e paragjykimit, dorezohemi duke i hedhur poshte, thjeshte per tu pershtatur. Nese ben kete kompromis, do te humbesh shume nga vetja. Hiq dore nga ndikimet e te tjereve ne jeten tende. Si mund ta arrish? Bindi te tjeret se ato gjera qe pelqen lidhen me personalitetin, me te dashurin, me familjen apo rrethin shoqeror. Nese ata e pranojne eshte pozitive, nese jo, ky thjeshte eshte problem i tyre.
Burimi: femra.al
 
Pe: Te fitosh besimin ne vetvete..

dhe te jetosh cdo moment me sigurine maksimale se nuk mund te gabosh. Me pak fjale, vetebesimi eshte thelbesor ne jeten e kujtdo.]
Me sigurin maksimale se nuk mund te mos gabosh??
Love je e sigurte qe kjo nuk eshte ekstreme? :)
 
Pe: Te fitosh besimin ne vetvete..

Vetbesimi eshte kryesor ne ndertimin e nje personaliteti te shendetshem.
Mungesa e tij, eshte fatale ne shumicen e rasteve...
 
Titulli: Te fitosh besimin ne vetvete..

Meso te marresh fryme

Frymemarrja eshte nje menyre e shkelqyer per te rritur besimin ne vetvete. Pse? Sepse duke marre fryme thelle, cliron tensionet e trupit. Perqendrohu mbi veten dhe distancohu nga ndikimit e botes se jashtme. "Sa me shume te kontrollosh frymemarrjen, aq me shume marrin nen kontroll jeten tende". Merr nje pushim! Qendro ulur dhe mbushu me fryme per disa minuta. Mendo sikur je nje tumbullace e fryre me shume sesa duhet. Thith ajer dhe nxirre. Do te relaksohesh dhe do te largosh te gjitha tensionet e dites.

shum e vertet kjo
 
Pe: Te fitosh besimin ne vetvete..

Besimi ne vetvete eshte nje shtylle e ndergjegjies ne te cilen je e lire te mbeshtetesh pasionet qe do te te cojne perpara...
edhe pse jo rralle here zhgenjimet te cojne ne pesimizem e ky i fundit ne mosbesim
megjithate e rendesishme eshte qe gjithmone te gjejme forcat per mos lejuar te tj ta cenojne ate !
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Te fitosh besimin ne vetvete..

Besimi i vertet ne vetevete fitohet,,formohet,.,,dhe eshte i saket atehere kur individi ,njef dobesit dhe pikat e forta te karakterit tij..i alterno dhe bashkpuno per me te miren brenda vetes,.duke bere kete ,. veprimet shkojne ne regres me negativen,,e keshtu formohet ,e mira..besimi ske krize personaliteti..ste interesojn shume te tjeret,,dhe as ajo cfare mendojne apo gjykojne ne lidhje me ty..pra merresh me veten dhe objektivat e tua,pa u interferuar nga e jashtmja shume,,por dhe pa cenuar te tjeret njekosishte,.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top