Të drejtat e femrës në Islam

sec_l

NJERI I THJESHT
Thonë se gruaja paraqet gjysmën e shoqërisë. Po, kjo është e vërtetë. Gruaja, sa i përket përfaqësimit numerik, paraqet gjysmën e shoqërisë. Urtësia e Zotit Fuqiplotë dhe kujdesi i Tij ka dashur që numri i meshkujve dhe i femrave në rruzullin tokësor të jetë gjithmonë i afërt apo i barabartë.

Pa dyshim se gruaja, sa u përket numrave statistikorë, paraqet gjysmën e shoqërisë, mirëpo, sa i përket ndikimit të saj në shoqëri, ndikimit të saj në vetë bashkëshortin dhe fëmijët e saj, ajo paraqet më shumë se gjysmën e shoqërisë.

Biseda rreth gruas është domosdoshmëri dhe çështje delikate, ngase duhet të jemi objektivë dhe gjithëpërfshirës gjatë trajtimit të pozitës së mirëfilltë të saj në shoqëri. Rreth çështjes së gruas kemi, së paku, dy konceptime të skajshme: a) disa i bëjnë padrejtësi asaj duke e konsideruar atë si krijesë e cila nuk është krijuar për gjë tjetër, pos për t’i shërbyer burrit, dhe b) disa të tjerë dëshirojnë t’i lirojnë të gjithë kufijtë e saj, vetëm sa për të shkaktuar çrregullime në sipërfaqen e tokës. Midis këtyre dy skajshmërive diametralisht të kundërta me njëra-tjetrën, është drejtimi apo qëndrimi mesatar, të cilin e proklamon edhe vetë feja Islame, e që për fat të keq, shumica e muslimanëve nuk janë të njoftuar drejtë lidhur me të. Pra, përderisa në një krah kemi fanatikët, xhelozët, konservatorët dhe egoistët si nga radhët e besimtarëve muslimanë ashtu edhe nga ata të feve e të ideologjive të tjera, të cilët mendojnë se gruaja është thjeshtë një lloj malli, pronë ekskluzive e mashkullit, pa kurrfarë të drejte për pronën private, për lirinë e mendimit, të shprehjes, të besimit, të arsimimit, të punësimit si dhe të zhvillimit e të kultivimit të aftësive, shprehive e prirjeve të saj, sikur të gjitha këto aktivitete të ishin të destinuara vetëm për burrin; në krahun tjetër, ndërkaq, kemi tendencën për lirimin dhe shfrenimin e gjithanshëm e të pakontrolluar të saj. Në emër të lirisë, gruaja e ditëve tona po shfrytëzohet në shumë dimensione. Ai shpirti i saj delikat, ndjenjat e holla, zemra e pastër dhe trupi joshës po thithen për reklamë, për tregti, për politikë, për përplasjet ideologjike, për konkurrencën personale, për terror dhe, në përgjithësi, për epshe poshtëruese. E, kur po e shohim në këtë hall, duhet thënë që gruaja sot ndodhet nën detyrimin e nënshtrimit ndaj një dhune më të pangopur, më sistematike e më sadiste sesa në Mesjetë.

Po, liria është bërë slogani më i rëndësishëm, më i përhapur dhe më emocionues i shekujve të fundit, XIX dhe XX. Pa dyshim, liria është njëra ndër vlerat më të larta, por, ç’e do një liri të pakusht e të pakufi? Kjo ndoshta është e mundur për qeniet e tjera, por për njeriun, jo, sepse njeriu është një qenie shoqërore dhe, për pasojë, është i detyruar të jetojë së bashku me njerëz të tjerë si ai vetë.

Sa i përket qëndrimit të Islamit ndaj trajtimit të femrës, këtu duhet përkujtuar një të vërtetë, se nuk është e drejtë të vlerësohet koncepti Islam mbi gruan duke vështruar në vijim qëndrimin e kombeve muslimane ndaj gruas, porse duhet të hulumtohen, të gjenden e të ndiqen parimet e drejtpërdrejta tanimë të konfirmuara të Islamit. Këtu dua të përkujtoj një thënie të njohur të hazreti Aliut, halifit të katërt pas Muhammedit a.s. (alejhi’s-selam), i cili ka thënë: ‘Mos vlerëso të vërtetën me fjalët dhe sjelljet e njerëzve, por njerëzit me kriteret e së vërtetës!’

Fillimisht, duhet të theksojmë se Islami ka shpallur barazinë në krijimin e mashkullit e femrës, të njerëzve të çfarëdo race dhe, përfundimisht, të mbarë njerëzimit: ‘O ju njerëz,vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete e, s’ka dyshim, se tek All-llahu më i ndershmi prej jush është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat)...’ (Kur’ani, kaptina 49 - Huxhurat, ajeti 13).

Gruaja ka një pozitë të veçantë në Islam. Kur Muhammedi a.s., duke sjellë fenë e së drejtës, sapo filloi të njoftonte njerëzimin, njeriu i parë që besoi ishte një grua, gjegjësisht shoqja e tij Hatixheja. Në të njëjtën kohë, gruaja është dhe dëshmorja e parë e Islamit. Sumejja, nëna e Ammarit, ka qenë ndër të parat që kanë pranuar fenë Islame në Mekë dhe, për pasojë, iu nënshtrua torturave të padurueshme që i bëheshin nga politeistët e asaj kohe derisa kishte dhënë shpirt nën bajonetën e politeistit të përbetuar, Ebu Xhehlit. ثshtë pra kjo, njëherësh edhe dëshmorja e parë e Islamit.

Muhammedi a.s. ka dhënë shumë shembuj të dashurisë, respektit dhe dhembshurisë ndaj gruas. Ai urdhëron kështu: ‘Nga bota juaj tri gjëra më kanë gëzuar: bukuria dhe pastërtia, gruaja, dhe namazi si veprimtaria publike më e lumtur’

Sipas Islamit, nuk ka asnjë dallim midis burrit dhe gruas në besimin ndaj Zotit dhe bazave të fesë, në njohjen dhe mësimin e urdhrave e të ndalesave të Zotit në lidhje me këtë botë dhe me botën tjetër të amshueshme, në ndëshkimin ose shpërblimin e duhur, në hyrjen në Parajsë ose Ferr.

Duke e bërë të ditur vendin e femrës në Islam nga pikëpamja e krijimit, besimit, lirisë së ndërgjegjes dhe jetës së pasosur, është e domosdoshme të themi edhe se në Kur’anin Fisnik, ashtu siç ndodhet një kaptinë e gjatë e emërtuar en-Nisa’ (Gratë-Femrat), përmbahet edhe një kaptinë e emërtuar Merjem kushtuar posaçërisht nënës së Isait (Jezuit).
 
Sa i përket jetës martesore, mashkulli dhe femra janë të lirë të zgjedhin shokun e vet. Femra, qoftë e ve, qoftë vajzë, është e lirë në zgjedhjen e bashkëshortit. Nuk mund të martohet me detyrim nga të tjerët, qoftë edhe nga prindërit, pa vendimin dhe lejen e saj. Nëse ndodh që të martohet nën presion, ajo rezervon të drejtën e rishikimit, po deshi e prish kurorën. Me të vërtetë, në kohën e Muhammedit a.s. një zonjë e quajtur Hansa, banore e Medines, kurorëzohet nga i ati në kundërshtim me vendimin e saj. Gruaja e ve, duke njoftuar Pejgamberin, e kishte prishur kurorën. Edhe një vajzë, në të njëjtën mënyrë kishte bërë kërkesë. Pejgamberi e kishte lënë të lirë atë për të rishikuar kurorën për po ose jo.

Me rastin e lidhjes së kurorës, sipas së drejtës islame parashihet garancia e kurorës e quajtur mehir dhe është kjo sasia e mallit që lind si e drejtë e gruas. Kjo vlerë pasurore është e drejta e pronës private e kandidates për martesë dhe jo e nënës, babait apo ndonjë mbikëqyrësit. Kjo është një pagesë kompensimi që kryhet nga ana e mashkullit. Plotëson nevojat e femrës dhe i jep vlerë asaj.

Feja islame në institucionin e martesës ka përcaktuar ndarjen e detyrave midis gruas e burrit në përputhje me mundësitë e tyre materiale e shpirtërore. اdo gjinie i ka dhënë punën që mund ta përballojë, ‘ka respektuar specialitetin’. Gruas nuk i ka ofruar punën që s’e bën dot, nuk ia ka ngarkuar përgjegjësinë që gjithashtu s’e bart dot.

Kur’ani Fisnik njerëzve, në përgjithësi, u drejtohet në gjininë mashkullore, fjalët u përkasin meshkujve. Kjo është një veçori e gjuhës arabe. Megjithëse ishte kështu, gratë e kohës së Muhammedit a.s. kishin kërkuar zbritjen e ajeteve kur’anore që bënin fjalë posaçërisht për to. Një ditë, zonja Ummi Umare kishte shkuar pranë të Dërguarit të Zotit dhe i kishte thënë: ‘O përfaqësues i All-llahut, shoh se çdo gjë është për burrat, emri i grave nuk përmendet fare’. Në lidhje me këtë zbret ky ajet kur’anor: ‘Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh’, (Kur’ani, Ahzab, 33-35).

Pyetjes se cilat janë të drejtat e gruas mbi burrin, Muhammedi a.s. i është përgjigjur kështu: ‘Ushqejini ato me ç’ushqeheni vetë, vishni me ç’visheni vetë, mos i rrihni, mos u thoni se janë të shëmtuara, mos përdorni fjalë të rënda e të këqija!’

Kjo thënie e shkurtër e Muhammedit a.s. lidhur me të drejtat e gruas, mendoj se paraqet botëkuptimin e gjithëmbarshëm të Islamit ndaj kësaj çështjeje. Së pari, sigurimi i nevojave materiale dhe mjeteve të jetesës së gruas i përket burrit. Gruaja, nga pikëpamja ligjore, nuk është e detyruar të punojë në shtëpi, pos nëse burri i saj është i varfër. Burri nuk mund të përzihet në pasurinë vetjake të gruas. Gruaja, po pati edhe pronë tjetër përveç garancisë së kurorës (mehrit), zotëron mbi të të drejtë pronësore dhe përdorimi të plotë, edhe nëse burri është nevojtar. Gruaja ka kompetencë të plotë ta shtojë pasurinë me tregti, ta dhurojë, ta japë me qira dhe për këto s’është e detyruar të marrë leje nga burri. Së dyti, gratë nuk duhet të rrihen. Muhammedi a.s. urdhëron e thotë: Askush të mos rrahë bashkëshorten sikur të rrihte shërbëtoren, se ndofta në fund të ditës kthen e bie në marrëdhënie me të!’. Burri dënohet po ta rrahë të shoqen me dhimbje, plagë dhe dëmtime të tjera. Së treti, gruas asnjëherë s’duhet t’i thuhet se është e shëmtuar, qoftë për të, qoftë për punët e saj. Për sa mund ta pranojë ajo, e keqja më e madhe që mund t’i bëhet gruas, është t’i thuhet ‘e shëmtuar’. Nuk duhet të cenohet identiteti dhe personaliteti i saj fizik e shpirtëror. Gruaja përpiqet që t’ia bëjë të pranueshme burrit bukurinë shpirtërore dhe qenien e vet. T’i thuhet asaj se është e bukur, është mirësi e madhe dhe delikatesë. Të shkuarit mirë me gruan është urdhëruar edhe në Kur’an: ‘...اoni jetë të mirë me to! Nëse i urreni ato, bëni durim, pse ndodh që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni!’,(Kur’ani, en-Nisa’, 19). Edhe Muhammedi a.s. porosit: ‘Këshilloni për mirë midis njëri-tjetrit’. ‘Besimtari të mos i nervozohet e zemërohet besimtares. Nëse një sjellje e saj s’i vjen për mbarë, nga tjetra mund të mbetet i kënaqur’. Së katërti, burri, duke e trajtuar gruan nën dyshim, nuk mund t’i ushtrojë asaj presion, nuk mund ta mbajë fshehtas nën mbikëqyrje. Kjo mund të ndodhë vetëm po u gjetën fakte të forta dyshuese. Burri nuk mund të marrë vendim duke u bindur menjëherë te thëniet e të tjerëve për gruan e tij. Në fakt, prishja e marrëdhënieve midis bashkëshortëve është njëra ndër mëkatet e rënda. Muhammedi a.s. ka thënë: ‘Ai që i bën të njohur një lajm të keq të shoqit për gruan e tij, ai nuk është prej radhëve tona’.

Edhe në të drejtën trashëgimore femra gjen vendin e saj të merituar. Ajo trajtohet e barabartë me mashkullin, gjegjësisht trashëgon proporcionalisht me anëtarët e tjerë të familjes, pa mos iu bërë ndonjë padrejtësi në ndarjen e trashëgimisë. Në Kur’anin famëlartë thuhet: “Meshkujve u takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit dhe të afërmit (pas vdekjes), po edhe femrave u takon pjesë nga ajo që lënë prindërit dhe të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, u takon pjesë e caktuar (nga Zoti), (Kur’ani, en-Nisa, 7).

Arsimimi është kushti i parë që gruaja të mund të kuptojë njerëzoren në veten e saj. E privuar nga çdo lloj të drejte, madje edhe nga e drejta e njohjes dhe e pranimit të saj si njeri, gruaja e ka filluar luftën me arsimim. Për ta shpëtuar njeriun nga llumi i padrejtësisë dhe zvetënimit ku ishte zhytur, Kur’ani fisnik, i zbritur 14 shekuj më parë, fillonte me këtë urdhër: ‘Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë)! Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur. Lexo! Se Zoti yt është më bujari. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte’. (Kur’ani, el-’Alek, 1-5). Këto ajete u drejtohen si meshkujve, ashtu edhe femrave pasi edhe ato hyjnë nën konceptin njeri, edhe ato janë robëresha të Zotit sikurse burrat. Ndëshkimin apo shpërblimin për veprat e tyre do t’i marrë secili individualisht. Zoti në Kur’an thotë: “Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër’. Hazreti Aliu, ajetin kur’anor: ‘O besimtarë, ruajeni veten dhe pjesëtarët e familjes suaj nga zjarri (ferri)..!’, e kishte komentuar kështu: ‘Edukojini dhe arsimojini ata!’.

Gruaja është mësuesi i parë dhe më i shkëlqyer i fëmijëve. Mbasi ndër detyrat më të rënda dhe më me përgjegjësi në botë është rritja, kujdesi, edukimi dhe arsimimi i fëmijës si dhe formimi i personalitetit të tij, atëherë a mund të paramendohet që këtë ta bëjë nëna e paarsimuar’ A mund të pritet edukimi dhe arsimimi i nevojshëm i njeriut të ardhshëm, pa prindër, e sidomos pa nënë të arsimuar’ Gjithsesi që jo. Prandaj nuk është thënë së koti: ‘Me arsimimin dhe edukimin e fëmijëve duhet filluar 20 vjet para lindjes së fëmijës’, ‘ا’hyn në djep, del në varr’. Muhammedi a.s. kishte kërkuar nga zonja Shifa që shoqes së tij Hafsës t’ia mësonte shkrim-leximin dhe t’i jepte nga përvoja e saj.

Në ndarjen e detyrave nga Krijuesi, për shkak të veçorive fizike dhe të cilësive shpirtërore, femrës, për dallim nga mashkulli, i janë dhënë katër detyra të mëdha: Të bëhet shtatzënë, të lindë, t’i japë gji fëmijës dhe të edukojë. Që të mund ajo t’i kryejë me sukses këto detyra bazë, ajo nuk duhet të konsumohet nga punët e rënda e të lodhshme, që për nga natyra u takojnë burrave t’i kryejnë ato. Prandaj, një grua e punësuar a ka mundësi t’i kryejë gjithë këto detyra? Sipas botëkuptimit islam, preferohet që një femër e aftë për t’i kryer këto detyra primare të saj, të mos i shpërfillin këto për hir të punësimit apo të përfitimit tjetër material, sepse më vonë do të mund të ndeshet me pasoja të llojllojshme negative që do të lindnin si rezultat i mospërfilljes së këtyre detyrave nga ana e saj. Me këtë rast duhet përkujtuar se rolin dhe rëndësinë e institucionit të natyrshëm të familjes s’e zëvendëson dot asnjë institucion tjetër artificial, siç është çerdhja për fëmijë, bejbisiteri atj. Nga ana tjetër, Islami nuk është kundër punësimit të një femre që ka nevojë për të nëse nuk ka kush tjetër që do t’ia siguronte jetesën, apo një femre tjetër e cila ose ka mbaruar me rritjen dhe edukimin e fëmijëve ose nuk ka mundësinë për të lindur. Pra, marrë në përgjithësi, Islami nuk është kundër punësimit të femrës në punët që ajo mund t’i kryejë, nëse me këtë rast nuk i lë pas dore detyrat parësore të saj.

Dhe së fundi, të drejtat politike të gruas. Në Kur’anin famëlartë nuk ka pohime të hapura mbi të drejtat politike të gruas, por vetëm disa ajete që i afrohen kësaj çështjeje në mënyrë të tërthortë. Në Kur’an thuhet: ‘Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë e ndalojnë nga e keqja’, (Kur’ani, et-Tevbe, 71). Duke u mbështetur në këtë ajet kur’anor, as detyra e kryetarit të shtetit, as e atij të qeverisë po as edhe ndonjë post tjetër administrativ apo politik, s’është gjë tjetër veçse e njëjta veprimtari politike (pra, ndihmë e ndërsjellë për të mirë dhe pengesë e ndërsjellë për të keqen) në emër të popullit në përmasa kombëtare, gjegjësisht shtetërore. Për pasojë, edhe gruaja gjithsesi se mund t’i kryejë këto detyra, po qe se për këtë ka interesim, prirje dhe aftësi. Në Kur’an nuk hasim asnjë verset që do t’ia ndalonte femrës marrjen me aktivitete politike apo udhëheqëse, përkundrazi, ndoshta mund ta hasim të kundërtën po qe se e lyp nevoja.

Këto pra ishin, në mënyrë të rrumbullakësuar, qëndrimet e Islamit ndaj të drejtave të femrës si një individe e plotë dhe kompetente e shoqërisë. Edhe një herë t’ju përkujtoj se, sa i përket çështjes së të drejtave të femrës në Islam, gjithnjë duhet të bëjmë dallimin midis të drejtave që i parashohin burimet kryesore të Islamit e që janë Kur’ani dhe sunneti, gjegjësisht tradita gojore dhe praktike e Muhammedit a.s., dhe të drejtave që i parashohin traditat, zakonet, doket dhe shprehitë lokale të shoqërive islame. Prandaj, nëse në mesin e popullatës sonë shqiptare e cila kryesisht është me përkatësi fetare muslimane hasim në mosnjohje të të drejtave elementare të femrës, hasim në injorimin e të drejtës së saj elementare për jetë, për arsimim, për pronë private, për trashëgimi, për angazhim në aktivitetet publike dhe për besim, atëherë për këtë nuk duhet fajësuar Islamin si burim të së keqes, por duhet shqyrtuar e kritikuar vlefshmërinë e atyre faktorëve shoqërorë që e pengojnë realizimin e atyre të drejtave. Hazreti Aliu thoshte: ‘Mos vlerëso të vërtetën me fjalët dhe sjelljet e njerëzve, por njerëzit me kriteret e së vërtetës!’. Përfundimisht po jua përcjell një pjesë nga fjalimi i Muhammedit a.s. drejtuar haxhinjve në vendin e quajtur Arafat me rastin e haxhit të tij të fundit që quhet edhe ‘Ligjërata e haxhit lamtumirës’: ‘...Ju këshilloj të merrni parasysh të drejtat e grave dhe, për këtë veçanti, të keni frikë Zotin! Ju i morët gratë si emanet nga Zoti. Duke dhënë fjalën në emër të Zotit, ju u bekuat me nderin dhe virtytin e tyre. Ju keni të drejta mbi gratë, po edhe ato kanë të drejta mbi ju’.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top