sec_l
NJERI I THJESHT
Thonë se gruaja paraqet gjysmën e shoqërisë. Po, kjo është e vërtetë. Gruaja, sa i përket përfaqësimit numerik, paraqet gjysmën e shoqërisë. Urtësia e Zotit Fuqiplotë dhe kujdesi i Tij ka dashur që numri i meshkujve dhe i femrave në rruzullin tokësor të jetë gjithmonë i afërt apo i barabartë.
Pa dyshim se gruaja, sa u përket numrave statistikorë, paraqet gjysmën e shoqërisë, mirëpo, sa i përket ndikimit të saj në shoqëri, ndikimit të saj në vetë bashkëshortin dhe fëmijët e saj, ajo paraqet më shumë se gjysmën e shoqërisë.
Biseda rreth gruas është domosdoshmëri dhe çështje delikate, ngase duhet të jemi objektivë dhe gjithëpërfshirës gjatë trajtimit të pozitës së mirëfilltë të saj në shoqëri. Rreth çështjes së gruas kemi, së paku, dy konceptime të skajshme: a) disa i bëjnë padrejtësi asaj duke e konsideruar atë si krijesë e cila nuk është krijuar për gjë tjetër, pos për t’i shërbyer burrit, dhe b) disa të tjerë dëshirojnë t’i lirojnë të gjithë kufijtë e saj, vetëm sa për të shkaktuar çrregullime në sipërfaqen e tokës. Midis këtyre dy skajshmërive diametralisht të kundërta me njëra-tjetrën, është drejtimi apo qëndrimi mesatar, të cilin e proklamon edhe vetë feja Islame, e që për fat të keq, shumica e muslimanëve nuk janë të njoftuar drejtë lidhur me të. Pra, përderisa në një krah kemi fanatikët, xhelozët, konservatorët dhe egoistët si nga radhët e besimtarëve muslimanë ashtu edhe nga ata të feve e të ideologjive të tjera, të cilët mendojnë se gruaja është thjeshtë një lloj malli, pronë ekskluzive e mashkullit, pa kurrfarë të drejte për pronën private, për lirinë e mendimit, të shprehjes, të besimit, të arsimimit, të punësimit si dhe të zhvillimit e të kultivimit të aftësive, shprehive e prirjeve të saj, sikur të gjitha këto aktivitete të ishin të destinuara vetëm për burrin; në krahun tjetër, ndërkaq, kemi tendencën për lirimin dhe shfrenimin e gjithanshëm e të pakontrolluar të saj. Në emër të lirisë, gruaja e ditëve tona po shfrytëzohet në shumë dimensione. Ai shpirti i saj delikat, ndjenjat e holla, zemra e pastër dhe trupi joshës po thithen për reklamë, për tregti, për politikë, për përplasjet ideologjike, për konkurrencën personale, për terror dhe, në përgjithësi, për epshe poshtëruese. E, kur po e shohim në këtë hall, duhet thënë që gruaja sot ndodhet nën detyrimin e nënshtrimit ndaj një dhune më të pangopur, më sistematike e më sadiste sesa në Mesjetë.
Po, liria është bërë slogani më i rëndësishëm, më i përhapur dhe më emocionues i shekujve të fundit, XIX dhe XX. Pa dyshim, liria është njëra ndër vlerat më të larta, por, ç’e do një liri të pakusht e të pakufi? Kjo ndoshta është e mundur për qeniet e tjera, por për njeriun, jo, sepse njeriu është një qenie shoqërore dhe, për pasojë, është i detyruar të jetojë së bashku me njerëz të tjerë si ai vetë.
Sa i përket qëndrimit të Islamit ndaj trajtimit të femrës, këtu duhet përkujtuar një të vërtetë, se nuk është e drejtë të vlerësohet koncepti Islam mbi gruan duke vështruar në vijim qëndrimin e kombeve muslimane ndaj gruas, porse duhet të hulumtohen, të gjenden e të ndiqen parimet e drejtpërdrejta tanimë të konfirmuara të Islamit. Këtu dua të përkujtoj një thënie të njohur të hazreti Aliut, halifit të katërt pas Muhammedit a.s. (alejhi’s-selam), i cili ka thënë: ‘Mos vlerëso të vërtetën me fjalët dhe sjelljet e njerëzve, por njerëzit me kriteret e së vërtetës!’
Fillimisht, duhet të theksojmë se Islami ka shpallur barazinë në krijimin e mashkullit e femrës, të njerëzve të çfarëdo race dhe, përfundimisht, të mbarë njerëzimit: ‘O ju njerëz,vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete e, s’ka dyshim, se tek All-llahu më i ndershmi prej jush është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat)...’ (Kur’ani, kaptina 49 - Huxhurat, ajeti 13).
Gruaja ka një pozitë të veçantë në Islam. Kur Muhammedi a.s., duke sjellë fenë e së drejtës, sapo filloi të njoftonte njerëzimin, njeriu i parë që besoi ishte një grua, gjegjësisht shoqja e tij Hatixheja. Në të njëjtën kohë, gruaja është dhe dëshmorja e parë e Islamit. Sumejja, nëna e Ammarit, ka qenë ndër të parat që kanë pranuar fenë Islame në Mekë dhe, për pasojë, iu nënshtrua torturave të padurueshme që i bëheshin nga politeistët e asaj kohe derisa kishte dhënë shpirt nën bajonetën e politeistit të përbetuar, Ebu Xhehlit. ثshtë pra kjo, njëherësh edhe dëshmorja e parë e Islamit.
Muhammedi a.s. ka dhënë shumë shembuj të dashurisë, respektit dhe dhembshurisë ndaj gruas. Ai urdhëron kështu: ‘Nga bota juaj tri gjëra më kanë gëzuar: bukuria dhe pastërtia, gruaja, dhe namazi si veprimtaria publike më e lumtur’
Sipas Islamit, nuk ka asnjë dallim midis burrit dhe gruas në besimin ndaj Zotit dhe bazave të fesë, në njohjen dhe mësimin e urdhrave e të ndalesave të Zotit në lidhje me këtë botë dhe me botën tjetër të amshueshme, në ndëshkimin ose shpërblimin e duhur, në hyrjen në Parajsë ose Ferr.
Duke e bërë të ditur vendin e femrës në Islam nga pikëpamja e krijimit, besimit, lirisë së ndërgjegjes dhe jetës së pasosur, është e domosdoshme të themi edhe se në Kur’anin Fisnik, ashtu siç ndodhet një kaptinë e gjatë e emërtuar en-Nisa’ (Gratë-Femrat), përmbahet edhe një kaptinë e emërtuar Merjem kushtuar posaçërisht nënës së Isait (Jezuit).