Të do, apo “po shtyn kohën”, ja si ta kuptosh

Kresha

A pretty face can never trick me
PicsArt_04-14-02.38.53-640x335-2.jpg
Shpesh gratë mund të bëhen konfuze dhe mund të mos i kuptojnë qëllimet e vërteta të një burri në një marrëdhënie. Në fakt, e vetmja gjë që duhet të dini është fakti se nëse është i duhuri dhe vërtet do diçka serioze me ju, do të ndiheni të qeta dhe nuk do të keni asnjë dyshim, intuita e di më mirë se ju këtë gjë. Por, nëse nuk e besoni ketë, lexoni më poshtë. Nëse partneri bën këto veprime, ai nuk dëshiron të ketë asgjë serioze me ju dhe thjesht po kalon kohën.
Gënjen
Ndoshta nuk duhej të ishte fare në listë, pasi është një nga shenjat më të dukshme, që tregon kur dikush nuk ju merr seriozisht. Gjithsesi, duke marrë parasysh faktin që shumica e personave i justifikojnë gënjeshtrat e partnerit po e përmendim. Një njeri që ju gënjen, as nuk ju do, as nuk ju respekton, kaq duhet të dini për t’i hequr vizën njëherë e mirë.
E merr çdo gjë me shaka
Në fillimet tuaja kjo gjë mund t’ju duket diçka e mirë, pasi do t’ju bëjë të qeshni shumë dhe nuk do të keni asnjë arsye për të pasur zënka mes njëri-tjetrit. Por mendoni pak, kur të kalojë pak kohë dhe të filloni të diskutoni shqetësimet tuaja me partnerin, si do të ndiheshit sikur ai të vinte një shaka pa kripë sipër çdo problem që mund të keni?
Nuk dilni kurrë në takime
Ndoshta mund t’ju duket shumë romantik qëndrimi në shtëpi për të parë filma, por kjo lloj “bashkëjetese” është për çiftet pak më të konsoliduara. Nëse keni vetëm disa javë që dilni bashkë duhet ta provoni veten dhe partnerin në situata të ndryshme sociale. Një burrë që nuk e nxjerr partneren për darkë, apo thjesht për të pirë diçka po mundohet t’i shmanget një përgjegjësie , ndaj duhet të bëni kujdes.
Nuk të prezanton me askënd
Ti i njeh miqtë dhe familjarët e tij thjesht si personazhe episodike të jetës ‘paralele’ të partnerit? Urime, nuk e keni të gjatë. Kjo pasi nëse ai do të ishte i interesuar për të të pasur për një kohë të gjatë në jetën e tij, tashmë do të kishte prezantuar me njerëzit e afërt.
Shpresojmë të jeni qartësuar pas leximit dhe ta kuptoni se jeta është shumë e shkurtër, për të shpenzuar minuta të vlefshme, me dikë që thjesht po shtyn kohën me ju.
 

Attachments

  • PicsArt_04-14-02.38.53-640x335-2.jpg
    PicsArt_04-14-02.38.53-640x335-2.jpg
    28.9 KB · Shikime: 0
  • PicsArt_04-14-02.38.53-640x335-2.jpg
    PicsArt_04-14-02.38.53-640x335-2.jpg
    28.9 KB · Shikime: 0
Po te dhembi koka nga shtypja do te thote qe ste do,nese merr puthje do te thote qe te do.
Sdo nej filozofi lël
 
Sepse nuk mund te flasim shumes, psh une jam e kunderta e asaj qe ti thua. ?
Po mire une thash meshkujt ne pergjithsi jo "tere meshkujt e rruzullit toksor!"
Tani se ka meshkuj briliantino te ralle, ka, por si kam takuar une ende :p ose sjane lindur ende lool
 
Po te dhembi koka nga shtypja do te thote qe ste do,nese merr puthje do te thote qe te do.
Sdo nej filozofi lël
Po varet e si te puth, me pasion, pa pasion, me gjys buze, me mendje, pa vemendje :p
Ohu sa fillozofi ka per boten e nderlikuar te meshkujve! :p
Apo jo @Loverboy ?
 
Vjen nje moment i dallon te gjitha do thoja une?
Po po por nga shume faktor ,psh nese kemi ndenjur shume kohe me ate,investimi qe mund te kemi bere,mbase edhe probleme me para qe jane kapercyer...dhe thua he se eshte nje problem i ciftit ,do kaloje.
Aty eshte klecka.
Spo flas per artikullin sepse me duket sh i dobet,them ne pergjithesi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top