Ado
FISEBILIL-LAH
Të dielën pritet të votojnë më shumë se 1 milion 563 mijë kosovarë
Ka filluar heshtja parazgjedhore në Kosovës, në minutat e parë të ditës së shtunë. Pas një muaji aktivitetesh parazgjedhore, partitë politike po heshtin duke respektuar ligjin zgjedhor.
Bazuar në ligjin zgjedhor, subjekteve politike u ndalohet që këtë ditë të bëjnë thirrje qytetarëve të votojnë për to.
Të dielën do të kenë rastin të votojnë 1 milion e 563 mijë e 741 qytetarë të Republikës së Kosovës, ku pritet të zgjedhin kryetarët dhe këshilltarët e asambleve në 36 komuna.
Në ditën e zgjedhjeve pritet të hapen 746 qendra votimi, me 2 mijë e 256 vend-votime në gjithë Kosovën.
37 parti politike, 19 iniciativa qytetare, 16 kandidatë të pavarur dhe 2 koalicione, pas një angazhimi një mujor, të dielën, do të presin vendimin e sovranit.
Përveç që këto zgjedhje janë të parat që mbahen në Kosovën e pavarur, rëndësia e tyre lidhet edhe me faktit se për herë të parë organizohen nga vetë kosovarët.
KQZ-ja, e cila ka barrën kryesore në lidhje me zgjedhjet, ka thënë se është e përgatitur për një proces normal. /Telegrafi/