Të dashur burra, lamtumirë!

Love

βeℓℓe â๓e
Pasi kanë arritur barazinë gjinore në nivelin shoqëror, tashmë femrat po tentojnë parakalimin përfundimtar përkundrejt meshkujve. Këtë “parakalim” po kërkojnë ta bëjnë duke tentuar të bëhen autonome pikërisht atje ku, deri më sot, nuk mund ta bënin: fekondimin pa ndihmën e mashkullit.

download-85.jpg


Një ide e tillë, që në një të ardhme jo të largët mund të mos jetë kaq fantashkencë sa ç’do dukej sot, përforcohet pas zbulimit të bërë nga shkencëtarët anglezë të Newcastle Upon Tyne, që kanë zbuluar një mënyrë për të transformuar qelizat staminale të palcës kockore të femrave në spermë, duke lënë kështu jashtë loje rolin e mashkullit në procesin e rikrijimit të jetës.

Zbulimi është publikuar në New Scientist dhe ka patur një jehonë të gjerë në shtypin anglez.
Profesor Karim Nayernia, që drejton ekipin e studiuesve, është gati që të fillojë eksperimentet brenda pak muajsh, nëse i jepen lejet e nevojshme për eksperimentimin. Sipas tij, mbështetur në eksperimentet e shumta të bëra në laborator me miushët, brenda dy vjetësh mund të arrijë që të realizojë qeliza spermatozoide brenda trupit të femrës, por që këto qeliza të jenë në gjendje që të pllenojnë, do të duhen eksperimentime të tjera që mund të zgjasin edhe disa vjet të tjera.

Sipas shkencëtarëve, ky zbulim mund të përfaqësojë një etapë të re të rëndësishme në luftën kundër mosmbetjes shtatzënë të femrave.
E gjithë kjo ka edhe një të keqe “të vogël”: fëmijët e lindur me këtë mënyrë do të jenë pothuajse që të gjithë të se.ksit femër, sepse në riprodhim nuk hyn në lojë kromozoma Y, që është një “copyright” i meshkujve.

Përtej diskutimeve etike dhe fetare që do ngjallë ky zbulim, ku, si për femrat, një të nesërme edhe meshkujt (me të njëjtën procedurë) mund të kenë “vezët” e tyre dhe të bëhen nënë dhe babë njëkohësisht për fëmijën e tyre, është akoma shpejt për të parë rezultate të pranueshme, sepse mundësia që fëmijët e lindur të dalin me anomali gjenetike nga më të ndryshmet, është jashtëzakonisht e lartë.

Nga blogu: blogshkenca.wordpress
 
Titulli: Të dashur burra, lamtumirë!

Lamtumira eshte qe tani se o kthehen te gjithe ne homo****ual.hihihiihih
 
Titulli: Të dashur burra, lamtumirë!

Pse ku po shkojne grate qe po na pershendesin?????
 
Titulli: Të dashur burra, lamtumirë!

He mo iket eee , nga do veni !!!! Mos u nxitoni me veprime te tilla se do vini te na bini ne gjum me von .
 
Titulli: Të dashur burra, lamtumirë!

hahahahahaha sa titull qesharak qe paskan bere kta gazetaret.lol lol lol he se ketu do vini prap FEMRA skeni ku shkoni lol lol
 
Titulli: Të dashur burra, lamtumirë!

Behen me shume per ne mos u brengosni fort ne behem sa me te vjeter aq me te mire sikurse vera hahhahahha
 
Titulli: Të dashur burra, lamtumirë!

Mos u merakosni kaq shumë mo, se na duhen dhe fëmijë meshkuj :p kështu që se besoj se do zhdukeni jo ..

 
Titulli: Të dashur burra, lamtumirë!

Larg qofte, k'to jane si ajri per femren na nevojiten :p
 
Titulli: Të dashur burra, lamtumirë!

Interesante.!!
Gjithesesi une dua qe ,,femijet te kene shikimin e te jatit,,:))..te kene babin..e mbi te gjitha djem e vajza..:))..(se sikur pohon studimi e po te behet realitet do kemi veq femra..jam dashmirese e botes mashkullore,,jemi NENAT e tyre,,s"ka si te jete ndryshe..:)
Keshtu qe ngelem besnike dhe e dashuruar pas ritit te natures..qe mashkulli duhet te jete ne jeten e femres.,qe ta plotesoj ate si qenje shpirterore dhe fizike.
 
Titulli: Të dashur burra, lamtumirë!

Sa e len mica peshkun aq e leni edhe ju pa u e dini vet :p
 
Titulli: Të dashur burra, lamtumirë!

Sa e len mica peshkun aq e leni edhe ju pa u e dini vet :p

Me duket se eshte tjeter shprehje ne ket rast :p


P.s: Deri sa te vij ne fshatin tone kjo shkenca e re une do i jem bashku Skenderbeut ne parajse :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top