Të burgosurit: Nuk e duam plakun monstër në qeli, të zhduket nga faqja e dheut...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
59421_6.jpg


DURRES - Shaban Norja nuk e ka vendin asgjëkundi. Në shtëpi, jo; në fshat jo, por as edhe në qelitë e burgut. Vrasja makabre e 18-vjeçares Aishe Vata nga fshati Xhafzotaj i Durrësit ka indinjuar jo vetëm njerëzit që respektojnë ligjin, por edhe ata që akuzohen për vrasje, grabitje, trafik droge e femrash etj.

Dërgimi në para-burgimin e Durrësit të 80-vjeçarit që la shtatzënë adoleshenten me origjinë nga Kukësi dhe që para pak ditësh i preu kokën në një arë me misër ka shkaktuar revoltë tek 250 të paraburgosur.

"Plaku monstër të zhduket nga faqja e dheut. Nuk e duam që qelitë tona! Ta dërgojnë ku të duan, të mos rrijë këtu me ne!". Kështu kanë deklaruar të paraburgosurit, të cilët u kanë kërkuar drejtuesve të këtij institucioni që të marrin masa për largimin sa më parë të të moshuarit, që është cilësuar publikisht si maniak ****ual.

Reagimi i ashpër dhe i prerë i personave që ndodhen në qelitë e paraburgimit ka përcjellë frikë tek Norja, i cili nuk ka dalë nga qelia e tij as në orarin e ajrimit. Burime të besueshme nga Paraburgimi i Durrësit bëjnë me dije se ekzekutori i Aishe Vatës, mëngjesin e djeshëm, kur u zgjua, kishte "mbushur pantallonat".
(lajmin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
 
Pe: Të burgosurit: Nuk e duam plakun monstër në qeli, të zhduket nga faqja e dheut...

Pak e ka po he...
 
Titulli: Të burgosurit: Nuk e duam plakun monstër në qeli, të zhduket nga faqja e dhe

Se kuptoj pse mbyllet me pjesen ''kishte mbush pantallonat''?
Autori ka dash te thoj se ka qen i friksuar?

Si mund te kete frike nje kriminel...
 
Titulli: Të burgosurit: Nuk e duam plakun monstër në qeli, të zhduket nga faqja e dhe

Te keqin thojne nuk e duan as ata qe jane ne Toke , por as ata qe jane ne Qiej !

E ka merituar kjo BISH kete .
 
Back
Top