Te behemi krijues

Pe: Titulli: Te behemi krijues


Dallendyshe/ shperthime/ lulja/ gjalleri/ lumi/ cifti i dashuruar/



Dashuria , lumturia dhe jeta... Nje labyrinth qe ka nje fillim pa nje fund... Te gjithe jane zhytur ne nje cast te jetes se tyre ne SHPERTHIME ndjenjash, ne vorbuj meditimesh. Eci neper rruget e ketij qyteti, ...veshtroj rreth meje CIFTE TE DASHURUAR, femije te qeshur, te moshuar te lumtur, zogj qe kthehen ne kete qiell pa re:).. E shpirti im qesh... qesh plot GJALLERI ashtu sikurse fluturon DALLENDYSHJA ne lartesine e qiellit, ashtu sikurse gurgullon LUMI ne nje dite vere, ashtu sikurse cel ylberi pas shiut, ashtu sikurse shkelqen Dielli ne nje dite pa re. Ndihem si nje LULE qe sapo ka celur sythet e saj. Lumturia ka mbushur, zemren mendjen dhe shpirtin tim...:)
(s'rri dot pa permend cik nickname-in time:Soulmind:D:D)

205650_140925149311723_140222299382008_249297_6641800_n.jpg



Atehere:
Lot/ buqesheshje/lodhje/shplodhje/Miqesi/ armik
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Te behemi krijues

Ne rrugetimin tende ne kete jete jetoje jeten ne harmoni e lumturi gjithmon duke buzeqeshur .E ne valet e jetes nete cilat mund te kete uragane te shumeta 'e qaste jo te bukura ne kete rrugetim asnjeher mos ndjej lodhje . Krijoj vetit mundesi te cilat do te frymeszojn te gjejsh lehtesime per te ardhmen tene e pranndaj miqesia eshte me e mira per te luftuar kundrejt armikut . E gjej vetit kohe qe ne qastet tua me te renedesishme te derdhesh lote per gabimet e te arriturat dhe ajo e cila do te pres ne ardhmen ne te cilen je nisur . E ne fund asnjeher mos u kthe mbrapa ' po bere punen qe te nesermen de ndjesh qlodhje per veprat e bera ne ket rrugetime te veshtire te jetes drejt jetes se amshueshme.

Ateher
Dashuria/ Urrejtja/Bmiresia/ Qellimi/ Verteta.
 
Titulli: Te behemi krijues

Ne kete bote ne te cilen ne jemi duke jetuar jane dy gjera qe vazhdimisht jane ne konfrontim njera me tjetren dashurija dhe urrejtja.
Njeriu duhet qe ne jeten e tij qe eshte shume e shkurte dhe shume shpejt kalon te kryej vepra bamiresie ne menyre qe ta permbush misionin per te cilen ka ardhe ne kete bote,pra qellimin e krijimit te tij.
Ky mision qe iu ka caktu njeriut ne kete bote eshte ajo e verteta pra adhurimi i Krijuesit te tij
All-llahut fuqiplote. shpresojme qe do te arrijme kete.

athere :
Nenshtrim/Mendjemadhesi/Shperblim/Ndeshkim/Kenaqesi.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Te behemi krijues

I keni pare kafshet ndonjere me vemendje?
Keni pare rivalet ne dashuri edhe ne kete fushe?
Ehhh ndodhin edhe aty sh gjera te cuditshme, duke filluar nga luanet e duke mbaruar tek delfinet.
Se di pse mua me pelqen te perkedhel me fjale te bukura delfinet, ndoshta ngaqe jane kafshe qe qeshin gjithmone..
Sidoqofte ne nje udhetim qe bera para ca kohesh ku ky udhetimi kishte te bente edhe me nje eksperience nenujore
une perjetova nje mrekulli interesante.
Koha kur delfini femer do formonte vezet e saja dhe ia kur po afrohej nje delfin tj , tip karagjozi
me nje mendjemadhesi te dukshme(e habitshme vertete?) dhe i vertitej.
Ehh kjo goca qe po ta mendoja si ne filma vizatimore do i shkonte sh nje kordele e kuqe, dinte edhe ajo se si ti perjetonte nje ndeshkim ketij tipi.
Nuk eshte se e perfilli perkundrazi filloi duke u perkedhelur me nje tjeter, ndoshta ndjente kenaqesi ne ate menyren e saj
per nje perkujdesje ndryshe.
E habitshme bota e kafsheve ku ne disa raste ekziston nenshtrimi ne disa jo.
Ndonje dite do te sjell edhe videon (shaka :p)

Rruge/Uje/Kalendar/Guacka/Qyp.
 
Titulli: Te behemi krijues

Spaskam qen ndonje her ne kte teme,,thash te provoj imagjinaten,,e te behem automatikisht krijuesi
 
Titulli: Te behemi krijues

Aq shpesh e marr ate ditar ne duart e mia saq i jan trashur fletet nga shikimet e shpeshta dhe eshte bere sikur nje pergamen. Eshte nje ditar i vockel, i marre dhurate per nje nga ditelindjet e mia, ne te cilin kisha vendosur te shenoja, me kalendar, vetem gezimet e mia. Aq te pakta ishin, keto te fundit, ne jeten time sa vetem pak flete ditari jane te mbushura deri tani, por me celesin e vockel i mbylle aty per te mos i pare askush. Ka aq flete te shkruara sa kisha edhe gezime, por perkunder kesaj kur hyj ne te ngelem tere diten dhe lexoje, jetoje, vuaj dhe gezohem bashke me to per te qene keto ditet me te kendshme te jetes sime. Dhe, shenjezimit ne kalendar, aty ne ditar, nuk ke se si ti ikni JU. Ju qe ishit, jeni dhe do ngeleni njera nder ato pak gezimet e mia. Gezim qe se le kurre ta mbuloje pluhuri. Ajo pak lumturi qe me beri te buzeqesh, ajo pak dashuri qe me beri te rritem, ajo pak jete qe me beri te jetoje....., dhe une ato dite, eh, sa pak qe ishin, u rinova, u burrerova, u bera ure qe ujerat e turbullt e shenderruan ne gur. Rruget tona u ndan kur une mendoja se qypi me mjalt sapo kish filluar dhe ne fakt akoma se kisha kuptuar se nga deshira per te ngrene gjithe mjaltin isha treguar egoist dhe e kisha konsumuar i vetem dhe tash e kuptoje se dashuria eshte si puna e ushqimit, pra duhet ta ushqejme cdo dite, pak nga pak, me mase te duhur, sikur te ushqeshe harabelin, ne daq te te gezoje kenga. Rruget i ndam per tu mbyllur secili ne guacken e vet, sikur nuk ka ndodhur asgje, ashtu sikur une, tere ate dashuri nese me lejon ta quaj, e mbylla ne kete flete ditari me nje shenjezim kalendari. Megjithate une kam per te bere edhe nje rruge. Vetem nje rruge. Per te ardhur atje, te te sjelle nje lule te vetme, ate qe ishte premtimi im i vetem.....
 
Titulli: Te behemi krijues

kerkoje falje se paskam harruar te shenoje celesin per vahzdimin e krijimeve:

Matura/loti/rrugetimi/udhekryqi/e ardhmja.
 
Pe: Te behemi krijues

Ishim Matura e pare GJimnaz ne shkollen tone. Te them te drejten per vitet kur e perjetova kete kohe, per cudi ishim krejt normale.

Ishime te paret qe do te mesonim gjuhe te huaja dhe jo vetem ato te detyrushmet e shkolles.
Ishim te paret qe mundoheshim te kuptonim skizofrenin e atyre viteve. Duke e pranuar gati pa asnje rrugezgjedhje tjeter cka prinderit mendonin qe kjo eshte me e mira per ju.
E ardhmja nje udhekryq midis enderrave dhe pamundesive.
Gati me cinizem kujtoj shpesh here thenjen e profesorit te kimis,qe pa te keq na thoshte "ju jen brez i djegur".
Dhe ne shume pikpamje ka te drejte ......
Vajza me shume potencial qe flijuan rinine e tyre per te dhene femren tipike shqiptare shtepiake (per hire te pamundesive,se ashtu erdhi koha)
Djem qe ne nje kohe e vend tjeter do kishin arrite majat e suksesit.
Nostalgjija me shty shpesh te ve ate kaseten e vjeter te matures (tashme te kthyer ne DVD). Me vjen mire qe une isha organiuesja, muzika ne sfond akoma me con ne nje bote tjeter.
Fytyra gjith gaz e humor , pershendetjet e fundit komplimentet e fundit ,,premtimet e fundit ...sebashku.

Ah se harrova fotot, aso kohe nje luxus i vertet ,,,
E shpesh pyes veten, tek i takoj ne FB apo dhe rralle ne Al..
Kush jane keta njerez, pse kane ndryshuar kaq shume ?
Valle jam une ajo qe ka ngel ne vend dhe nuk do ta akceptoje qe njerezit ndryshojn, ose detyrohen te ndryshojne.

Ndoshta jam une ajo kokeforta qe mbart kujtimet e asaj kohe dhe i kam shpallur lufte , te ashtuquajtures hipokrizi.

Dua ta permbledh me pak fjale ,se te humburit e shanseve ne jete nuk eshte se duhet te te cojne domosdo ne humbjen e identitetit.
Te jesh vetvetja, eshte liri qe duhet ta negociosh me veten tende.
Ndoshta si permbledhje tani ne fund ,duhet te shkruaj dicka qe te na bejne te rrjedhin lot...Por ska lot

Genjeshter, pabesi, dhimbje, bosh, loje
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pe: Te behemi krijues

Genjeshter, pabesi, dhimbje, bosh, loje

Nga dritarja e vockel e kesaj kafeje alkoolistesh, e dendur spic me mjegull cigareje e e mbytur ne lote vuajtjesh, deperton nje rreze drite sa per te pare shendritjen e gotave mbi tavoline. Ketu jane dehur, kan kenduar, lotuar dhe vazhdojne ta bejne cdo dite, te njejtin avaz, edhe dashnoret me ne ze te qytezez sime. Po mbushet viti, qe tavolina e qoshes dhe karrigeja e saj, jane bere thuajse bujtina ime. Ngrihem e ngrysem mbi te. Dhe sot, ne njezetekater vjetorin e lindjes tende, kjo tavoline, eshte shenderruar ne arene feste. Kam renditur njezet e tre gota te bera bosh deri ne piken e fundit, qe shendrisin nen rrezet e pakta te diellit. E njezet e katerta po vie.

E kap ne dore. E rrotulloje sa andej-ketej duke shiquar vezullimet e drites rrezatuese mbi te dhe me duket se lengu eshte me i trashe. Me duket se tere genjeshtrat e pabesite tua dhe dhimbjet e mia jane tretur ne te dhe per nje moment do vloje. Me vlone edhe barku nga loja jone perplot pislleqe dhe ve goten mbi tavoline. Drejtohem toaletit me barkun duke vluar e goje plote dhe shprazem. Shpraze felliqesiren nga fundi i barkut dhe me duket se sa me shume vjellje beje aq me shume lirohem. Ja, te gjitha, po i hudhe ne kete vrime toaleti: genjeshtrat, pabesite, dhimbjet, vuajtjet dhe lojen e felliqur. Me kete hedhje uji do i trete, per ti humbur pergjithmone, bashke me felliqesite tjera te qytezes. Kthehem te gotat, e e kap goten e njezetekater dhe e rrotulloje ne duar. Vlon nga llumi qe mban mbrenda. Mes saj shof njezetetre gotat tjera te renditura ne fund te tavolines, mbylle syte, dhe e rrakullise me cdo fuqi qe kam.

Hap syte dhe cte shof?!?! Vetem tre gota te thyera dhe te tjerat qe qendrojne ne kembe. Me duket se u thyen ato tre vitet tona te pabesise, genjeshtres, dhimbjes dhe lojes. Shiqoj te tjerat qe qendrojne ne kembe dhe me duket se shkelqejne. Buzeqesin. Buzeqesh edhe vet dhe me duket se nje barre e madhe mu hoq nga shpirti. Epo buzeqeshja ka kuptim. I buzeqeshur dal per te mos u kthyer me kurre. Per nje fillim te ri.


////vale deti,//// rera,///// guacka,//// libri,///// miku i vjeter
 
Titulli: Te behemi krijues

////vale deti,//// rera,///// guacka,//// libri,///// miku i vjeter


Ej... mik i vjeter... sa kohe u be pa folur, pa degjuar zerin, pa te pare syte... sa kohe ka kaluar, qe kur pluhuri ka mbuluar hapat tona... e pa dyshim, asgje nuk mund te jete e vdekshme, edhe kjo e jona po keshtu... cdo gje tjetersohet, ama eshte prape aty, ne gjithesi, ne toke, ne endrra, e cituar ne libra, e shkruar ne zemer... jane kujtime, qe kane frike te dalin ne siperfaqe, e si te trembura vrapojne kuturu, te fshihen skutave te mendjes... por ja qe vera me risjell tek Ti, si cdo vere tjeter apo jo??? pse nuk ndodh keshtu edhe me ty... dhe cdo perendim ne plazh, te sjell tek une, kudo qofsh. Dhe ulur aty buze detit, prek valet, qe ledhatojne kembet, sikur te donin te zbulonin caste te lena ne harrese... dashur pa dashur kujtimet fillojne te capiten, te dalin ne siperfaqe, e te lexohen ne sy, ashtu si valet e detit, nxjerrin guackat qe i ka mbuluar rera e nxehte, ashtu sikur te donte t’i mbante pergjithmone ne gji...

Album , fotografi , dhurate , oxhak , shi..
 
Titulli: Te behemi krijues

Me ne fund erdhi fundjava, ja po nisem vetem 20 minuta kohe me duhet per te arritur tek vendi. Dhe ja ku jam,
leshoj shapkat aty ne nje cep qe te shijoj sa me mire reren. Eshte nje dite e bukur vere, pas disa castesh buze detit ...
sec me gjeti kemba, dhe ja poshte nen rere qendrojn disa guacka me nuanca shumengjyreshe. Ulem i mar guackat dhe shkoje te shtrihem.
Filloj te lexoj librin tim te preferuar por era fillon te fryj si e marre e pamundur e mbyll librin kur..ne horizont duket nje hije,
ja ku po afrohet mundohem te dalloj kush eshte por hic teper larg.
Ngrihem sapo kthej koken per te pare ku shkoi personi ja ku gjendet perpara meje miku im i vjeter.
Kishim shume kohe pa u takuar shkojm ane detit per te bere disa hapa valet e detit na lagin kembet.
Flasim per nje kohen e kaluar dhe per ate qe do vij ne nje te ardhme ndoshta plote harmoni!


-Diamant - Tryez - Nim i vjeter - Lufta - Qetesi.
 
Titulli: Te behemi krijues

-Diamant - Tryez - Nim i vjeter - Lufta - Qetesi.
Ka edhe nga ato dite, kur ti je në rehatin tend... dhe pothuajse asgje rreth e rrotull s’te bën përshtypje. Kjo ngjan pak a shumë me situata të jetuara here pas here, si reminishenca të sjella nga e kaluara që pasurohet me kalimin e cdo sekonde. Ky është një zakon i vjeter, që mbase jo te gjithe e kemi. Duke qendruar para tryezes se punes, lexoj keto 5 celesa për të krijuar dicka, dhe ... curiterisht s’me vjen asgje në mendje... e pra, eshte nje nga ato ditet, kur Ti je në rehatin tend... ama, sec mu kujtua një histori e publikuar ketu ne forum: një grua gjen nje unaze fejese me diamant, ne xhepin e xhinseve, dhe ia kthen personit që e kishte humbur. E mbase ky është një rast i mire për të treguar se qetësia shpirtërore vlen më shumë, se një ndërgjegje në luftë të vazhduar...

Album , fotografi , dhurate , oxhak , shi...
 
Titulli: Te behemi krijues

Avullonte xhami ndoshta nga caji i ngrohte qe po avullonte kur ate e zgjoi zhurma e ibrikut e trembi pakez.
Mori nje batanije u mbeshtoll dhe ia ku ia filloi nje shi i imet qe po behej gjithnje e me i shpeshte.
Lidhi floket edhe u ngrit iku dhe hapi nje kuti qe e kishte marre dhurate nga gjyshja,
e kishte zakon qe ne te fuste kujtime te vjetra te bukura apo jo, sepse e dinte
qe nje dite heret apo vone do e benin te qeshte.
Mori gjene e pare qe i ra ne dore dhe ishte nje album me fototgrafi te vjetra, kaloi duart ne to
dhe buzeqeshi
Kshte harruar te rindizte oxhakun.Papritmas i dritherime i pershkoi trupin

Telefon,bote nen ujore, koral,kafe,celes.
 
Titulli: Te behemi krijues

Nxorri celesin dhe u ba gati te hape deren, ngurroi pak se e dinte se cfare e priste. E njejta atmosfere mbytese dhe vetmie. Mori fryme dhe hyri brenda, leshoi celesat dhe ndezi telefonin..asnje mesazh nga ai.
Prape ishin grindur dhe ajo nuk e kuptonte si dy njerez qe duhen aq shume te kene kaq shume debate dhe trishtim..mendoi me vete se dashuria nuk eshte kurre si neper perralla. Papritmas ju kujtua nje dite kur ai e kishte cuar te vizitoje nje akuarium dhe ajo ishte mahnitur nga bota nen ujore ,e gjeja qe i kish pelqyer me shume qene koralet..ajo i kishte thene qe do donte te qe dashuria e tyre te ishte si nje koral..e bukur ,e lire plot me ngjyra..
________________

aman ku i kishit gjetur keto koralet :p

pafajshme/ e bardhe/ engjell / trendafil blu
 
Titulli: Te behemi krijues

Nje engjell takova sot ne nje rruge , kisha pergatitur nje trendafil blu per ti shprehur dashurine , ja dhash syte e saj ndricuan nga gezimi, ne ato momente mu duk shum e pafajshme , skaloj shum dhe un po puthja gushen e saj te bardhe .:p:p


p.s un i kom erotike !


verdhe peme traktor rruge hamburger bojaxhi
 
Titulli: Te behemi krijues

verdhe peme traktor rruge hamburger bojaxhi

Nje traktor me zhurmen e tij prishi qetesin e lagjes ne kete pasdite me vape mbytese. Njerezit qe ndodheshin kete pasdite, nen hijen e rrapit, me shume se sa zhurma shurdhuese e traktorit, i habiti qetesia gojembyllese e bojaxhiut te lagjes. Ai ishte nje njeri punetor i madh me duart e te cilit thuajse nuk kishte mure lagjeje ku dora e tij nuk kish prekur, por sado lodhja e e madhe nuk do ishte pengese per buzeqeshjen qe u dhuronte njeherzve sa here i takonte. Ne kete menyre njerezit ngelen te habitur nga qetesia e tij mbytese. Nga fytyra e tij dukej se dicka e keqe kishte ndodhur. Ndali traktorin prane nje peme dhe pa pershendetur aske u drejtua drejt restorantit te vogel te lagjes. Dukej i lodhur, me garderobe te tere te mbuluar me ngjyre te verdhe nga puna e sotme, por kjo kurre nuk do ishte arsye per gojembylljen e tij. Andaj zhurma e nenhijes se rrapit njeheresh u shenderrua ne qetesi dhe dukej se secili nga pushuesit aty kishin ne koke pikepyetjen e madhe: Cfare i ka ndodhur bojaxhiut tone??????
Pas pak kohesh, bojaxhiu, doli nga restoranti me dy hamburger ne qesen qe mbante ne doren e majte. Me qetesin e meparshme i hipi traktorit duke lene prapa zhurmen shurdhuese te tij.
Dikush nga pushuesit e hijes se rrapit peshperiti: Hamburgere ne doren e bojaxhiut?!?! Nuk do e zevendesonte dreken e zonjes se tij me hamburgere.
Vertete nuk do e nderronte - peshperiten edhe ca tjere si ne kor dhe si duket enigma e tyre filloi te qartesohej ne mendjet e tyre........


Bjeshkatari,//// kasollja,//// cifte,//// çelësi,///// lapsi, ditari i pluherosur
 
Titulli: Te behemi krijues

Kasollja ishte bere foleja e tyre e dashurise.Nje cifte e vjeter e varur ne mur dhe nje sirtar.
Magjia e dy trupave qe ngroheshin afer zjarrit.
Lekura e supeve qe shkelqente nen kemishen e bardhe dhe sy qe shkelqenin.
Ajo shikoi nje celes siper oxhakut,te nje tulle e ngrohte.
Ai e kuptoi e mori dhe filloi te ecte ne dhome dhe gjeti sirtarin.
Sirtar i vjeter,pasi e hapi gjeti nje ditar te pluherosur, mori lapsin aty afer
Edhe filloi te shkruante:bjeshkatari me thellezen ne folene e tyre te dashurise.
Ajo e shikoi ne bisht te syrit me dinakeri edhe qeshi ne cep te buzeve.

Shah/faqe (libri)/mjeker/jastek/gjethe/
 
Titulli: Te behemi krijues

ishte vjeshte,,dhe oborri i kulles time ishte mbuluar me gjethe,,un duhet te dilja ne qytet ate dite sepse kisha len nje takim me berberin per te rruar mjekrren dhe per ti qethur floket,,u nisa rruges qe kalonte permes geshtenjave,,kur pa pritur me kapen syte nje katarrice qe kishte ren ne nje kurth ujku,,e nxora nga kurtha qe e kishte gervishur edhe ne faqe ,,,dhe kishte ngelur po thuaj se sakate e nuk mund te kujdesej per vetveten,keshtu qe vendosa ta marr me vete ne qytet,dhe ta coj te veterineri,,duke menduar se ai do kishte ndonje ilace per kafshe,kur shkova atje,,e gjeta duke luajtur shah,,dhe i thash keshtu e keshtu me ndodhi,,,dhe e solla tek ti,,por skam shum koh se kam orare me berberin,,ai e la lojen mori katarricen dhe e vendosi ne j astek,

Oxhak,,diskotek,,sofer,,gome,vaporr
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Te behemi krijues

Gezimi ne fytyrat e udhetareve dukej sheshazi dhe ishte nje shenje se me ne fund vaporri ishte ankoruar. Gezimi nuk fshehej dot sidomos pas nje nate kur, vaporri yne dhe ne brenda, benim lufte me dallget e detit te cilat sikur donin te na merrnin ne brendesine e tyre. Ngjarja kishte shkuar deri aty sa dikur kapiteni i vaporrit dha urdher qe te pergaditeshin barka gome per shpetim ngase dyshohej se vaporri yne po i afrohej nje shkrepi ku munde te shkermoqej cop mi cope. Gjate zbritjes, perkunder erresires, shof se qyteti dhe porti kishin ndryshuar aq shume sa menxi e njihja rruget. Epo sa ndyshime ka jeta. Ajo ndryshon brenda casti ne cast, brenda nates dhe dites e le me me vite. Kishte ndryshuar shume ne vitet qe lash pas, por kishte ndryshuar shume edhe brenda 24 oreve te fundit. Naten e kaluar kalova nje nate te kendshme dhe ta paharruar me miken time ne diskotek. Sot, gjate rrugetimit ishim perballe te gjithe me vdekjen ne kthetrat e ujit, ndersa tani po prekja token qe i kisha lene lamtumiren para ca vitesh. E ngjashmja e vetme nese munde te thuhej ishte se kisha ikur ne dhjetor dhe po kthehesha ne dhjetor. Po cfare do me pres tash e tutje???? A thua valle po me presin nena, babai, motra???? Sa kan ndryshuar ata??? A ju kane lene jeta gjurme ne keto vite???? Nuk dua te pres me asnje minute! Dua te gjendem sa me pare ne mesin e tyre! Marre taksine e pare dhe pasi i jap porosine se ku dua te shkoje mbylle syte. Nuk dua te shofe asnje ndryshim me! Dua te mendoje dhe enderroje se jam larguar dje. Me ne fund mberri para asaj dere rreth se ciles me lidhin miliona e miliona kujtime. Oxhaku i shtepise nxjerr tym. Te gjithe jane duke me pritur madje edhe sofra e shtruar plot. Te therras apo ti bie ziles, apo te piskas ne kupe qielli ........


acar / stufa / ski/ grumbull bore / gjyshi/ nipi e mbesa/ top bore
 
Titulli: Te behemi krijues

acar / stufa / ski/ grumbull bore / gjyshi/ nipi e mbesa/ top bore

Ishte nje mengjes i ftohet,,pak i zbehet,,xhamat visheshin nga acari i mjegullt,,..ndjeja perbrenda nje te ftohet,,dimeror,,tek ecja neper rrugen me debor..disa grumbuj bore,.me shoqeronin majtas djathtas,,sikur per te me treguar qe dhe ata kishin te njejtin ftohet si une..ne ate mengjes..dhjetori,
filluan te kalojn oret e paradites,,.neper disa shetitore ,treg..dycane..te gjtiha kishin nje ndjesi gjallerimi tek i shetisja,,por dhe ndjesin e te ftohtit dimeror,,qe i bente te strukeshin neper vitrinat e tyre te mjegulluara nga avujt e klijenteve qe hynin dilnin,,,.duke shijuar vitrinat e gjalleruara nga koleksionet e veshjeve dhe dhorove,,te fundvitit,.
tek u shkeputa nga kjo rromuj,,hapat me drejtuan drejt rrugices se lagjes,.tashme acari i mengjesit ishte thyer nga nje diell i drekes,,dhe sikur bora u pergjerohej rrezeve,,qe mos ta shkrinte.
kembet kercisnin mbi boren e bardh,,dhe benin nje melodi pak magjike,,per veshet e mij,qe jan mjaft kureshtar ndaj klithmave qe leshon debora,,kur ecen siper saj, ..
Rrugica e lagjes sime ngjante vertet bukur ,,e veshur e tera ne nje artitektur te bardhe,,sikur mirpriste njerzit qe hynin e dilnin,,per vizita tek njeri-tjetri,.ne te kthyer ne te djatht te rrugices,,me terhoqi vemendjen,,gjyshi i javes(nje vajz capkene,,voglushe dhe mjaft lozonjare..),,ai kishte ardhe per vizit tek,,mbesa dhe nipi,,ne dore mbante nje pal ski..te reja,,
kapuci i kuq siper kokes se tij,,i jepte akoma me shume fisnikri,,fetyres se tij ,.ana bashk me vellain po luanin me topa bore ne oborrin e shtepis,,kur papritmas zerat e tyre melodioz,,u degjuan:
Gjyshi gjyshi,,erdheee,..dhe vrapuan ne perqafimin e tij,,te tre ju drejtuan deres se shtepis bashk,,siper ne cati dilte tyme i stufes,,qe digjte drute dimeror,,
brenda i priste nje mbremje e ngrohet,,te gjithe sebashku,,bashk me enderrat per Krishtelindjet dhe vitin e ri.
E mora me vete ate sken dashurie mes gjyshit dhe niperve,,dhe u largova me nje ndjenj ngrohtesie,,drejt shtepis.


ishte nje ndjenj momenti../ Lartesia/mendim/dashuri/piktur/udhtim/,..
 
Titulli: Te behemi krijues

ishte nje ndjenj momenti../ Lartesia/mendim/dashuri/piktur/udhtim/,.


Mar si dikur ne dore, penen te hedhur diku ne cep te dhomes sime… Penen e cila s’me ndahej asnje cast, ishte me mua ne cdo perjetim dhe me ndihmonte te shprehja ne leter ate qe zemra mbante ne brendesi te saj. Sa kohe ka kaluar qe kur njollosa per here te fundit fshehtesite e vetes sime. Pena ime eshte magjike, her shkruan germa, e here kthehen ne penel per te krijuar nje PIKTURE. E perhumbur ne MENDIMET e mia iluzjonare, filloj te pikturoj ate UDHETIM te cilin se nisa kurre. Akoma germoj ne labirintet misterioze te asaj DASHURIE e cila ; sdi ne ishte e e prekshme apo ishte THJESHT NJE NDJENJE MOMENTI. Valle te ket qene moment nje ndjenje qe kujtohet dhe pas kaq shume vitesh? Valle te keq qene iluzjon nje histori e cila nuk harrohet me thinjat e bardha te cilat vitet nuk po na I fshehin? E c’rendesi ka ne fund te fundit, ajo qe shkoi do mbetet e varrosur sebashku me mua. Por, tani, ne kete moment, s’dua te mendoj, thjesht do pikturoj nje mal ku LARTESIA e tij prek qiellin, dhe atje ne maje qendrojme ne te dy si dikur…..

Fotografi/ tradhti/ oxhak/ kenge/ caj/ shi
 
Titulli: Te behemi krijues

Nuk jam dhe aq krijuese sa shumica ketu, por po mundohem.

Nisi si nje dite e zakonshme me SHI ku normalisht do ndodhesha prane OXHAKUT duke pire nje gote CAJ dhe duke degjuar KENGE melankolike. Por jo. Kjo ishte nje dite ndryshe nga te tjerat. Ishte nje mbasdite ne vitin 1997, dita qe me nxiu jeten. Dite qe me mori babain. Nuk i besova vesheve. U ngrita dhe vrapova jashte. Doja te largohesha, te zhdukesha sepse gjithcka ne jete me dukej e pakuptimte. Menjehere ndjeva eren e ftohte dhe pikat e shiut qe me ftofen cdo qelize te trupit tim. .mendoja friken , TRADHETINE, pasigurine...nuk kisha me besim, vetem nje FOTOGRAFI ku gjithcka dukej e erret, e zymte, e vrare!!! Fjala lamtumire me pershperiti lehte ne vesh teksa qielli me verboi. Doja te vdisja. Ne momentin me te veshtire degjova nje ze i cili me thote se jeta nuk eshte gjithmone e drejte, por duhet te mesohemi me te. Te mundohemi ta shijojme jeten qe bejme, te mendojme me pozitivitet, me optimizem. Ne momentin qe kisha nevoje per nje fjale me shume ndjeva doren e tij teksa me terhiqte lart ne ajer. Ndihesha sikur po fluturoja si nje flutur e vogel mbi nje universi t tere. Me tregoj vendin se ku do te shkonte duke me bere te ditur se ai do te ishte gjithmone ne ate vend per mua, sa here une te kisha nevoje. U lumturova me ne fund. Shiu pushoi, nata agoi me bardhesine e saj. Jeta vazhdoi.....
Ai mbeti ylli me i shendritshem ne qiellin tim..


dallge/not/ngrohtesi/maksimum/trishtim
 
Titulli: Te behemi krijues

Ngjarja nuk eshte trillim i fantazise time. Ne fakt eshte nje ngjarje e imja e jotja e c´do njerit... Tek shfletoj Romanin e trashe "Anna Karenina" me ato faqet e zverdhura nga koha dhe aromen karakteristike e nje libri te vjeter te perzier me djersen e gishtave gjate shfletimit. Rreshqet nje fotografi, asgje e vecante ne fakt si veprim. Rendomt fshehim apo mbajme shenje me cka kemi ne duar qe te vazhdojme me vone leximin.


Keni pare filmat slomotion ? Ashtu ndalen kujtimet apo i lene vend njera tjetres si pikat e shiut ne nje pellg apo tingujt e nje kenge te ndjeshme.
Qe te mos me tradhtojme kembet ulem prane oxhakut, e me avullin e cajit te sapo bere fantazoj fytyren tende por tashme ne 3D.

Eshte nje foto e jotja, po e jotja e njeriut qe desha dhe vazhdoj ta dua.

Dhimbja mban emrin tend por ndjenja marramendese ka fytyre tende......

force, mendje, krahe, femije, buzeqeshje.
 
Redaktimi i fundit:
  • Më pëlqen
Reactions: Sky
Titulli: Te behemi krijues

force, mendje, krahe, femije, buzeqeshje....

Nena ime eshte plakur, eshte thinjur, eshte rrudhur, dhe nuk eshte e bukur si me pare, eshte rraskapitur, disaher edhe e merzitur....Por kur e shikoj fytytren e saj se cme ngjan ne nje engjell qe Buzeqesh me ngrohtesi dhe embelsi. Pyes veten-moj nena ime e dashur ku e gjene Forcen te buzqeshish, perkrah problemeve dhe lodhjeve qe ke... E shikoj me kurreshtje qe ta kuptoj se cka ka ne mendjen e saj, por ajo te gjitha ato halle i fsheh nen syte e saj te bukur dhe nen rrudhat e saja qe jane formuar pergjate viteve qe une rritesha e ajo plakeshte...
Disa here trembem nga fakti se nje dite nuk do jete me, por them me vete une kam femijet e mije. Mirepo une genjej veten se nena e ka vendin e vet, dashuria ndaj saj ma mbush jeten me harmoni, ajo eshte personi qe me ka dashur pa mos pritur nga une asgje, me ka keshilluar dhe me ka rritur, e tash une mundohem te bej te njejten gje me femijet e mi... Perkrahja jote me vlen shume mua edhe pse nuk e tregoj shume here, aroma ne krahet tu eshte si ajri qe thithe.. Te gjitha keto i ndjej edhe pse vet jam nene.
Te Dua nena ime, te dua shume....

Enderr/pjese/shetitje/pafajsi/martese
 
Titulli: Te behemi krijues

Gjithcka nisi me....nje enderr
-Ah jojo tregimet kur fillojne keshtu jane te merzitshem
Atehere mund te filloj me fjalen... tiu tregoj nje pjese te jetes sime
-O te lutem kjo eshte akoma me e merzitshme
Atehere kur une po beja nje shetitje te gjate dhe..
-Jo as ia ke idene si fillohet nje tregim.
Tani boll!Dua te tregoj per ate qe une quaj martese me fjalet qe di une.Pala tj heshti.
Smund te ecesh para ne jete nese skeni nje enderr per te realizuar, o te pakten rruga e juaj
te jete e thurur me mijra copeza endrrash.Une kisha ate te nje martese.Jo nje martese normale mes nje burri dhe nje gruaje
Por martese tjeter, atehere kur martohen e mira me te keqen, e bukura me te mencuren
mendimet, kur dy persona jane zemermire, atehere kur martohet idealje me realen
Kur martohet nje shpirt delikat me nje embelsire tjeter, dhe kjo fale ''fatit'' qe u njohen
Dhe kjo nisi kur doja te beje nje shetitje jo me shume qejf
-Po a nuk mbaroi tregimi?
Jo duro ky ishte vec fillimi....


Gure, kafe, cokollate,yll,drite e kuqe.
 
Titulli: Te behemi krijues

Gure, kafe, cokollate,yll,drite e kuqe.

Ndonese ne karakter jam plot gjalleri e hare, Shume njerezer thOne se jam melankolike si natyre.
Eh.. ndoshta dhe kane te drejte. S’di ne eshte dicka e mire apo jo, por, c’rendesi ka? Kjo jam une. Jetoj te tashmen ne gjithe dimensionet e saj, ama jetoj dhe te shkuaren ndonese jo duke e prekur, por duke e perjetuar. Udhetoj me kujtimet e mia shpesh, dhe ne cdo kohe. Me se shumti nisem vetem me unin tim qe e mbaj si GUR fati te fshehur ne xhepin tim imagjinar. S’ka me mire sesa te udhetosh me shpirtin tend ne vende ku ke qene me pare, ne ndodhi ku keni perjetuar maximumin e ndjenjave, ne perqaputhjet e te dashurve te tu, qe sot.. mund dhe te mos jene me. Kryesisht parpelqejme te udhetojme ne periudhen e femijerise. Eshte pikerisht ajo kohe e arte, ku nuk njeh gje tjeter vecse lojrat, lumturine. Na pelqen te luajme tek rrugica e shtepise se vjeter te gjyshit. Meqenese gjyshi jetonte ne fund te rrugices, kur shkoja ta vizitoja me duhet te kaloja shume porta si fillim. Isha femija e vetme vajze e lagjies. Sa privilegje me jepte.^_^ Ndoshta kjo eshte arsyeja pse sot jam kaq e perkedhelur. Isha femija, mbesa, motra jo vetem e familjes sime por e nje mehalle te tere, Lol..
C’mu kujtua xhaxhi Nini tani, i cili sa te me shikonte me therriste: Po ku je O YLL, hajd te blej xhaxhi ndonje COKOLLATE.. lol Dhe une e ndrojtur thoja: Jo jo nuk dua, dhe shpejtoja hapin qe te mos me arrinte.
Po nene Vjollca? Ajo nje muhabet kishte sa her me takonte.:p Pasi me puthte mir e mire, ne te ikur e kishte bere zakon pyetjen: SI i ben vetullat babi Ola? Dhe une qe i mblidhja dhe e shikoja me nerva. (As vete se kuptoj si nuk u merzisja teksa beja kete gje pothuajse cdo dite) Ah, meqe ra fjala, Kjo puna e vetullave lidhej me babin tim,i cili kur me kerkonte te beja dicka dhe une refuzoja, Do mblidhte vetullat e me shikonte me sh seriozitet. Kjo rrudhje e vetullave te tij, demonstronte se ish ndezur DRITA KUQE dhe duhej ti bindesha direkte, ndrysheee..... S’e di c’do ndodhte ndryshe, pasi s’e provova asnjeher t’mos i bindesha, Lol....
Por pjesa ime e preferuar ishte marredhenia me gjyshin. Gjyshin e kisha me shume shok sesa gjysh. Cdo nate me zinte gjumi te prehri i tij. Po sa embel qe vinte ai gjume. Ndersa ne mengjes, u ngrija qe ne 6 am me te. Ai merrte te pinte KAFEN e tij, hapte televizorin dhe degjonte kenget e tij te prefruara Labe, E une qe ja merrja valles ne mes se dhomes. Ai thjesht me veshtronte me ato syte e thelle, dhe buzeqeshte... Po kur rrinim me ore te tera naten mbrapa shtepise qe.....
Po e le me kaq, Fjalet e caktuara u perdoren :D

p.s. kompjuter/telefon/liber/stiLolaps/kalendar ... (keto sende i pashe mbi tavoline tani, Lol)
 
kompjuter/telefon/liber/stiLolaps/kalendar

Shenonte data 20 e nje muaji pa emer,koha kishte ndaluar, nje kopmjuter i zene pluher rrinte siper tavolines se vjeter te punes.
Pak me tutje nje cante e veshur me kujtime ,siper saj nje telefon i fikur.
Pak me tutje nje dollap druri qe vinte hijshem me dy derrasa paralele i ndare ne kuadrate, mbante libra te sistemuar me kujdes,pak me tutje nje liber me kopertina blu, dukej sikur kishte ngelur ne gjysmen e faqeve hapur.
Mesa duket lexuesi i saj e kishte braktisur ne ndonje dite me shi apo kujtime nostalgjike.
Bluja e ti kujtonte det,qiell dhe shprese. Nje firme e hedhur me stilo-laps binte ne sy ne fleten e bardhe mbi tavolinen e pluhrosur qe shoqeronte nje karrgie te kuqe dhe nje makine shkrimi ne cep te saj.
Deren e mbaja gjysem te hapur,dritarja e dhomes kishte grrilat gjysem te mbyllura dukej sikur kesaj dhome si interesonte me komunikimi me jashte.
Gjith cdonte e kishte aty ne ato pluhra te lehta.
Data 20, e nje muaji te pa identifikuar ne memorie ishte kur hapa deren e asaj dhome per te mbledhur gjith ckishte kujtime aty.
Tani pas nje dekade kalendari i vjeter ne mur shenon 20 tetor perseri.
Kesaj rradhe data 20 paska muaji identifikimi.
Muajit e harreses apo kujteses?!-Pyeta me vete ,dhe terhoqa perseri deren duke mbyllur pa bere zhurem.


liqeni/ngjyra/natyre/filozofi/pkiture
 
Redaktimi i fundit:
Te liqeni takova një çift të cilët po debatonin me njëri tjetrin. Jo që më interesonte mua, por pse duhej djali të dyshonte në vajzën e tij të jetës, supozohej që ishte e jetës, ku e di unë. Ndoshta dhe ishte e përkohshme, ashtu si i ka rinia këto lidhjet sot. E pse për dreq ai duhej të insistonte që vajza të e hapte telefonin, të shkonte te bisedat e instagramit të saj, të shkonte te Genti, të lexoj të gjithë bisedën e Gentit, dhe pse ky i dashuruari të ndalej vetëm te një fjali. " Më pëlqen ngjyra e kuqe e fustanit tënd". Po edhe një kompliment do merrte goca, pse kaq xhelozi aty.
Dhe unë se kuptoja fare pse nga ngrysja e vetullave të saj goca filloj të qesh. Nuk e kuptonte as i dashuri i saj në fakt, nuk e di se si nga një natyrë me plotë debate, u kthye në një ambient gazmor. Së paku për gocën.
Si dukej ai çuni, si ecte nga njëri vend tek tjetri, thua ti është filozofi i shekullit të ri që po nxjerr terma të reja për botëkuptimet tona.
" Pse qesh mi Era ti?" e pyeti djali. " Se kupton mi era që kam gjithë natën pa gjumë".
"Dukesh si pikturë" i tha ajo, " sa herë që je xheloz, i tillë bëhesh". Po Genti është çuni i xhaxhait, andaj qesh dhe unë tha ajo...

Dhe ikën të dy, dhe unë vazhdova aty të pres një tjetër çift, një tjetër histori të jetës.


Fjalët e reja: Hëna/ nata/ dashuria/ besimi/ lumi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top