Të ardhurat nga emigrantët drejt shterimit

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Që nga viti 1991 deri më sot, më shumë se 25% e popullatës së vendit ka emigruar dhe tashmë jeton e punon në vende të pasura. Gjatë vitit të kaluar, ata sollën në atdhe rreth 1 miliardë euro, duke mbuluar një pjesë të konsiderueshme të konsumit të familjeve të veta, duke zbutur varfërinë në zonat më të thella të vendit dhe i ka lejuar Shqipërisë të paguajë për mallra importi duke mbajtur në të njëjtën kohë stabël monedhën kombëtare lekun.

“Për një periudhë të gjatë kohe, këto burime financiare kanë rezultuar jetike për vendin tonë”, - deklaroi guvernatori i Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani dje në Kukës. Duke iu referuar një vrojtimi për tremujorin e parë të vitit 2008 të Bankës së Shqipërisë, rreth 26 për qind e familjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë, përfitojnë prurje valutore në formën e dërgesave nga emigrantët. Shpërndarja gjeografike e familjeve tregon se 59 për qind e këtyre të mësipërme jetojnë në zonën rurale dhe diferenca në zonën urbane, duke përftuar respektivisht rreth 66 dhe 34 për qind të totalit të dërgesave nga emigrantët. Dërgesat nga emigrantët përbëjnë komponentin më të rëndësishëm në të ardhurat mujore të familjes në zonën rurale, duke përfaqësuar rreth 40 për qind të saj.

Pjesa më e madhe e të ardhurave nga emigrantët, për tremujorin e parë të vitit 2008 janë përdorur (rreth 70 për qind) për qëllime joproduktive. Kështu, rreth 48 për qind e dërgesave janë orientuar drejt shpenzimeve për konsum, që përfshin plotësimin e nevojave të përditshme të familjes me ushqim, veshmbathje dhe lloje të tjera të shpenzimeve për konsum si orendi shtëpie etj. Rreth 16 për qind e kursimeve përdoren për ndërtimin, rregullimin e ambienteve të banimit, 10 për qind e dërgesave të emigrantëve janë përdorur për edukim dhe trajtim mjekësor.

Ekspertët janë të shqetësuar për shkak se 1 milionë emigrantët shqiptarë që sot jetojnë dhe punojnë në perëndim, shumë shpejt nuk do të jenë më thjeshtë emigrantë. Ata do të natyralizohen në vendet e tyre, do të krijojnë familje atje e do të humbasin lidhjet me vendin amë. Për pasojë, Shqipërisë i nevojitet të mendojë për zëvendësimin gradual të të ardhurave nga emigrantët, (të cilët teorikisht klasifikohen si eksport krahu pune/eksport shërbimesh), me eksport mallrash realë. Por kjo është vetëm nga pikëpamja teorike.

Në praktikë, asgjë nuk po bëhet. Kriza më e madhe e një ekonomie të varur nga emigrantët, konsiderohet ajo e Jugosllavisë në vitet '70. Në atë kohë, rreth 20% e forcës së punës së ish-Jugosllavisë qe angazhuar në perëndim. Recesioni i shkaktuar nga bllokada e naftës, bëri që shumica dërrmuese e këtyre emigrantëve të mbesnin pa punë e të ktheheshin në atdhe, duke zhytur të gjithë ekonominë në krizë. Rasti i Shqipërisë është më ndryshe, sipas ekspertëve dhe një krizë e tillë nuk mund të përsëritet në vendin tonë, për shkak se emigracioni shqiptar nuk është i organizuar nga shteti, si në rastin e ish-Jugosllavisë. Për pasojë, ka pak gjasa që një numër i madh emigrantësh shqiptarë të humbasin vendin e punës njëkohësisht


Gazeta Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top