Tavi, 13-vjecarja e dashuruar me moden

elbruna

Anëtar i Respektuar
Perdor dy funde shishesh ne vend te syzeve, ka nje stil krejt te vecante dhe eshte e perkedhelura e stilisteve.

Tavi Gevinson 13 vjec po shijon fitoren ndaj shokeve te saj te shkolles, te cilet tallen me te per shkak te veshjeve te pazakonta qe perdor ajo dhe te sjelljeve jo fort normale per moshen.

Ndersa atyre u duhet te vrasin trurin me algjebren dhe historine, ajo frekuneton pasarelat e New York, fotografohet krah Yohji Yamamoto, qendron ne rreshtin e pare neper sfilata dhe gjykon revistat e kopertinave te modes.

Eshte shume e vogel e megjithate ka edhe blogun e saj style Rookie, te cilin e konceptuar vete dy vite me pare ne dhomen e saj. Sot ajo ka futur kembet ne industrine e modes.

Blogun e saj e lexojne 4 milione vete, mes te cileve edhe shume stiliste, intervistohet nga gazetaret; praktikisht eshte nje Anna Wintour e ardhshme.

Vajze kopertinash

Kete vit ne New York kishte shume lule dhe taka super te larta, Victoria Beckham ne platforma te reja dhe Madonna e veshur nga Gucci.

Por ylli i vertete ishte Tavi, e cila per te qene ne Manhattan mori nje jave pushime.

Kete jave asaj i dedikuan kopertinen e revistes Pop, ndersa ka qene nje personazh interesant per t'u pyetur nga gazetare britanike e amerikane.

"Tavi eshte befasuese, kurioze dhe inteligjente, por duhet ende te rritet. Uroj qe te qendroje e pavarur dhe e bindur ne idete e saj, pa rene pre e kompromiseve", thote Charlie Porter, kryeredaktor i revistes "Fantastic Man".

Ne faqet e saj virtuale Tavi shkruan, regjistron dhe ngarkon gjithcka qe i kalon neper mendje.

Eshte e bindur se moda e arti jane e ardhmja e saj.

Se fundmi ajo shkruan: "Te perdoresh moden si shprehje e vetvetes, shkon pertej sloganit mbi bluze, sepse rrobat kane kapacitetin qe te evokojne ndjenja, atmosfere, emicione dhe bote te tera".
TCH
 
Hahaha kjo do jete next top model :p



:pijanec::canna::droge::haha:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top