
Duhani, alkooli, rrezet e diellit dhe celulari janë treguar si disa nga shkaktarët e kancerit, por tashmë lista është shtuar me tatuazhet.
Studimet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë se gjenden kimikate toksike në bojën e tatuazheve, të cilat janë kancerogjene.
Rreth 45 milionë persona në SHBA kanë të paktën një tatuazh në trupin e tyre dhe shkencëtarët thonë se nuk mund të thonë me siguri nëse boja është e rrezikshme apo jo.
“Nuk e dimë përbërjen e bojrave që përdoren dhe nuk mund të themi se sa të rrezikshme janë për shëndetin”, thotë Joseph Brawn i universitetit të Bostonit.