Tatuazhet, arti i lashtësisë që sot është më i preferuari..

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Ilir Sinanaj

Për prejardhjen e tatuazheve dhe atë çfarë simbolizojnë dhe shprehin ato, ne pyetëm akademikun Mark Tirta, i cili ka një veprimtari studimore mëse 50-vjeçare në lëmin e etnologjisë, që shpjegon për “Jetë” disa elementë të veçantë të botës së lashtë.

Tatuazhet janë një nga mënyrat më të preferuara të të rinjve për të rënë në sy dhe për të shprehur individualitetin e vetë nëpërmjet figurave.

Madje, aq të preferuara janë saqë duket sikur nuk ka asnjë të ri pa tatuazh apo pirsing. Por, çuditërisht askush nuk i merr parasysh sëmundjet që shkaktojnë ato. Për këtë, mjekët apelojnë për moskryerjen e tyre duke pasur parasysh përmasat që ka marrë sot moda e vizatimit të trupit. Po t’i pyesësh të rinjtë dinë shumë pak për historinë e tatuazheve. Për prejardhjen e tyre dhe atë çfarë simbolizojnë dhe shprehin ato, ne pyetëm akademikun Mark Tirta, i cili ka një veprimtari studimore më se 50-vjeçare në lëmin e etnologjisë, që shpjegon për “Jetë” disa elementë të veçantë të botës së lashtë. “Tatuazhi është të vizatuarit ose të pikturuarit në trup e objekteve të ndryshme, gjallesave apo gjerave shpirtërore me besimin se ato mbrojnë njeriun nga e keqja”, - shpjegon Mark Tirta.

Fillimisht në lashtësi, njerëzit në mbarë botën i kanë bërë tatuazhet duke përfytyruar një përmbajtje kultike të tyre. Prof. Marku e shpjegon kultiken si “një formë të mbinatyrshme që e mbron personin”. Për këtë arsye shumë nga tatuazhet e popujve në lashtësi ishin edhe simbole që gjendeshin të gdhendura nëpër drurë e nëpër gurë. Shpeshherë këto skalitje gjendeshin edhe nëpër banesa. Qëllimi kryesor i tatuazheve ka qenë mbrojta kundrër të mbinatyrshmes.

Fisi i vjetër i Dardanëve mbante tatuazhe

Skalitjet e figurave kultike janë zbuluar nga shkencëtarët, duke filluar që nga periudha e Neolitit (9500-9000 p.e.s). Në këtë periudhë vihet re përdorimi i totemeve. Totemi është një kafshë që besohej nga një bashkësi njerëzore të kishte rëndësi shpirtërore dhe kështu kthehej në një shëmbëlltyrë e bashkësisë në fjalë. “Ndër fiset ilire që kanë përdorur, tatuazhe kanë qenë Peonët dhe Dardanët,” – tregon Prof. Marku. Tatuazhet zgjidheshin duke iu referuar kuptimit që ato mbartnin në vetvete. Duke qenë se në ato kohë njeriu nuk ekzistonte si individ, por si pjesë e bashkësisë ku jetonte, edhe tatuazhet që bënte duhet të kishin kuptimin kultik kolektiv. Tek fiset ilire, siç dëshmojnë historianë të lashtësisë, si Herodoti, përdoreshin tatuazhe kultike me origjinë totemike si gjarpri në krah ose kaprolli. Këto tatuazhe jepnin të kuptonin kultet e kafshëve përkatëse, në të cilat besonin mbartësit e tyre.

Si gjendeshin tatuazhet tek ilirët

Ilirët kanë pasur të zhvilluar edhe kultin e diellit. Për këtë arsye mund të gjenden mbetje të simboleve si kryqi, i cili përfaqësonte diellin, nëpër punime popullore tek shqiptarët. Në një kohë të hershme, këto simbole trupash qiellorë mund të jenë bërë edhe tatuazhe. Me futjen e feve monoteiste si krishterimi dhe islami, këto simbole me origjinë pagane, duke mos mundur të zhdukeshin, pjesa më e madhe iu përshtat këtyre feve. Gjithashtu format pësuan edhe ndryshime. “Përzierja e popujve ka çuar në ndryshimin e kulturave,” – shprehet Prof. Marku. Kështu, kjo traditë tatuazhesh e ka humbur kuptimin në popull, madje dhe është zhdukur pothuajse fare. Etnologia angleze, Edith Durham, na shkruan në librat e saj për tatuazhet që përdornin malësorët e veriut të Shqipërisë. Për tatuazhet e shqiptarëve ka shkruar në veprat e tij edhe baroni Franz Nopcsa. Shumë motive kishin lidhje me kultet e lashtësisë.

Dje burrat, sot vajzat

Tatuazhet kanë filluar të jenë tepër në modë. “Burrat kanë pasur më shumë tatuazhe se sa gratë”, – shprehet etnologu. Realiteti është i ndryshëm nga çfarë na kanë lenë në kronikat e tyre historianët. Tatuazhet duket se pëlqehen nga të dyja gjinitë. Femrat nuk janë më, të ndrojtura për sa u përket pikturimit të pjesëve të tyre të trupit. Madje disa prej tyre i vendosin në pjesë të trupit që tërheqin gjininë e kundërt. Tatuazhet që përdoren sot e kanë humbur atë funksion kultik të dikurshëm edhe pse ato mund të kenë ngjashmëri me simbolet e kulteve të një të kaluare të lashtë. Sipas Prof. Markut ato kanë më shume një funksion estetik dhe përmbajtja e tyre mund të ketë një kuptim të veçantë, e cila lidhet me anën shpirtërore të personit që e ka bërë. Nëpërmjet tatuazheve të rinjtë duan tu tërheqin vëmendjen njeri-tjetrit. Gjithsesi, këto piktura të lëkurës ngelen një fushë interesante studimi. “Që të kuptojmë të tashmen dhe të ardhmen, duhet patjetër të studiohet e kaluara,” – e mbyll trajtimin shkencor e kësaj teme Prof. Marku. Një aksiomë, e cila duhet të zbatohet më shumë në të tëra fushat e dijes në vendin tonë.

Në punishten ku pikturohen më tepër duart

Të bësh një tatuazh nuk është e thjeshtë, sidomos kur të interesuarit kërkojnë motive komplekse. Por ç’mendon një person që ushtronin profesionin e të pikturuarit në trup. Drejtohemi tek një punishte tatuazhi që ndodhet jo shumë larg sapo kalon sheshin “Willson”. Mjeshtri quhet Arifi. Ai duket i qetë edhe pse profesioni që ushtron ka një përgjegjësi shumë të madhe. Po flasim këtu për një pikturë që do të ngelet përherë e vizatuar në lëkurë. Arifi shpjegon se për momentin më shumë janë vajzat ato që duan të bëjnë tatuazhe.

Krahët më të preferuarit

Për sa i përket pjesëve të trupit që preferohen, artisti thotë: “Në veçanti tani pëlqehen duart”. Megjithatë, me një gjest të vetëm, duke lëvizur dorën nga qafa e deri tek kyçi i këmbëve, Arifi lë të kuptojë se preferencat e zonës ku mund të bëhet një tatuazh janë aq të shumta sa edhe numri i personave që duan të pikturojnë motive në lëkurën e tyre. E gjitha varet nga dëshira e personit. Përsa u përket formave, Arifi thotë se motivet që pëlqehen më shumë janë yjet dhe shkrimet, të cilat mund të jenë nga të gjitha llojet.

30 orë për të bërë 1 tatuazh

Njerëz të ndryshëm sigurisht kërkojnë tatuazhe të ndryshëm dhe kjo do të thotë që koha për t’i pikturuar ato nuk është e njejtë. Për disa duhen shumë pak kohe dhe për të tjera nuk mund të mjaftojë vetëm një seancë. Për Mandin koha më e shkurtër për të bërë një tatuazh ka qenë vetëm 5 minuta. Por koha më e gjatë që i është dashur mjeshtrit për të mbaruar një pikturim ka qenë 10 seanca, ku një seancë ka zgjatur afërsisht 3 orë. Për çdo vepër artistike të arrirë duhet kohë dhe në rastin e tatuazhit kur angazhimi është i përhershëm duhet që çdo gjë të jetë sa më e përsosur.

Mjeshtri i pret klientët në punishten e tij me qetësinë më të madhe. Me durim ai dëgjon kërkesat e të interesuarve dhe po ashtu ai i pret që ata të vendosin për sa u përket motiveve që duan të pikturojnë në trupin e tyre. Ai, gjithashtu nuk ngurron t’u tregojë katalogun e tatuazheve të shumta që ka bërë gjatë veprimtarisë së tij. Por çfarë janë vallë tatuazhet për Mandin? “Tatuazhet janë profesioni dhe jeta ime tanimë” – përgjigjet ai, duke lënë të kuptojë përkushtimin dhe pasionin që ka për këtë art të praktikuar nga njerëzimi që nga kohë që nuk mbahen mend.

Bujar Përnaska: “Tatuazhet për prehistorikët, sot burim infeksionesh”

Mjeku dermatolog Bujar Përnaska reagon ashpër ndaj të rinjve që bëjnë tatuazhe dhe pirsing në trupin e tyre. Ai i quan tepër të dëmshme për lëkurën, por edhe për gjithë organizmin. Kushdo që ka tatuazhe është i rrezikuar të preket nga një sërë sëmundjesh infektive, por edhe nga sëmundjet kancerogjene. Mjeku Përnaska, arrin deri aty sa këta persona që i përdorin tatuazhet dhe pirsing t’i vlerësojë si njerëz anormalë. Për më tepër, ai na shpjegon disa nga problemet e shfaqura.

اfarë janë tatuazhet?

Nga të dhënat historike tatuazhet janë përdorur për të dalluar një grup nga një grup tjetër njerëzish. Për shembull, fiset e dallonin njëri-tjetrin vetëm nga figura e tatuazhit që kishin. Më pas, ushtarët grekë bënin tatuazhe në mënyrë që të dalloheshin kur binin në sheshin e betejës. Edhe pirsing që përdoret sot, është përdorur që në kohët e hershme nga tribu të ndryshme, të cilët shponin hundën me to. Sot pirsing përdoret nga të rinjtë, por mund të them se pirsi është i tepërt dhe nuk është për njerëz normal. Pirsing përdoret nga njerëz me probleme psikike për të rënë në sy.

اfarë i ndodh lëkurës në këto raste?

Shpimi i lëkurës bëhet shkak për infeksione. Sa më e madhe të jetë sipërfaqja e zënë me tatuazhe ose me pirsing, aq më e madhe është mundësia për t’u prekur nga infeksionet e lëkurës.

Si nisin problemet?

Së pari, sipërfaqja e zënë me tatuazh bllokon frymëmarrjen dhe qarkullimin e gjakut. Njeriu ka tre rrugë frymëmarrjeje; me hundë, me gojë dhe me anë të lëkurës. Kështu që, trupi nuk mund të kryejë procesin e frymëmarrjes nëpërmjet lëkurës.

Mund të na thoni disa sëmundje që vijnë nga tatuazhet?

Kush ka tatuazhe është i predispozuar të ketë probleme me qarkullimin e gjakut, me infeksionet e lëkurës, të cilat janë shkak për shumë sëmundje dhe probleme të ndryshme. Bërja e tatuazheve është një prelud për të shkaktuar shumë sëmundje, përfshirë këtu edhe sëmundjet kancerogjene.

Tatuazhet e një skithi

Për shkak të një ngrice klimatike të çuditshme, disa varreza të lashta fisesh altaike (banorë të Azisë Qendrore) të shek. V p.e.s., u mbuluan nga një shtresë akulli, e cila i mbrojti ato për disa qindra vjet derisa u zbuluan nga kërkues dhe studiues. Një nga gjetjet më të veçanta ishte trupi i balsamosur i një burri, në trupin e të cilit mund të dalloheshin tatuazhe kafshësh me motive skite. Ky zbulim u bë në Pazirik, që ndodhet në Federatën Ruse.

Diagram e tatuazheve në trupin e burrit skith

Burimi: Encyclopوdia Britannica, Bot. 15

Kultura e tatuazheve te paraardhësit tanë

Tek ilirët, tatuazhet janë përdorur nga disa fise si Peonët dhe Dardanët. Dokumentimet janë të pakta nga historianët zulmëmëdhenj të lashtësisë. Megjithatë, studiues të huaj kanë shkruar në lidhje me tatuazhet e shqiptarëve. Duke u nisur, nga këto burime ekzistues, etnologë të rinj shqiptarë mund të thellohen më tej për të zbuluar informacione të reja për sa u përket pikturimeve të trupit tek populli yni.
Por studimi nuk merr fund me kaq.
Pse jo të mos studiohen tatuazhet në një këndvështrim etno-psikologjik bashkëkohor gjithashtu?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top