Tatimet, deri në gjashtë paga shpërblim nëse realizojnë planin.
Vendimi
Tatimet (2)Administrata Tatimore do të përfitojë deri në 6 paga shpërblim në vit nëse arrihen objektivat e planit për mbledhjen e të ardhurave. Vendimi hyn në fuqi nga 1 janari 2016, ndërsa për vitin 2015, punonjësit e Tatimeve do të marrin shpërblim sipas fondit limit të miratuar nga ministri i Financave. Qeveria ka vendosur që të drejtën për shpërblime ta kenë vetëm tatimet, ndërsa doganat nuk do të përfitojnë për këtë vit.
Qeveria e autorizon këtë shpërblim, në një kohë kur në korrik u detyrua të ulte me 22.3 miliardë lekë planin e të ardhurave nga tatimet dhe doganat për shkak të ecurisë së dobët në mbledhjen e tyre. Sipas vendimit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve i lihen deri në 2% të të ardhurave tatimore të mbledhura për t’u përdorur për investime dhe për shpërblime, bazuar në realizimin e detyrave operacionale të strukturave të hetimit tatimor, si dhe për shpërblime stimuluese të personelit të administratës tatimore qendrore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbledh mesatarisht 150 miliardë lekë në vit të ardhura, çka do të thotë se përmes këtij vendimi, qeveria i ka dhënë të drejtën administratës tatimore të përdorë për investime dhe shpërblime rreth 3 miliardë lekë ose mbi 21 milionë euro në vit.
Megjithatë, sipas vendimit, ministri i Financave me urdhër miraton çdo vit shumën limit për investimet dhe shumën limit për shpërblimet stimuluese të personelit, mbështetur në tejkalimin e të ardhurave tatimore. Për të përfituar shpërblimet stimuluese, duhet që, brenda një periudhe 6-mujore të vitit kalendarik (janar-qershor/korrik-dhjetor), administrata tatimore të ketë tejkaluar planin e të ardhurave tatimore (përfshirë kontributet), për të paktën 3 muaj. Me plotësimin e këtij kriteri, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve udhëzon drejtorët e drejtorive në aparatin e DPT-së dhe drejtorët rajonalë që të propozojnë listën e punonjësve që duhet të marrin shpërblim.
Masa e shpërblimit stimulues për çdo punonjës bazohet në pagën mujore të punonjësit të propozuar e të miratuar për shpërblim, por, në asnjë rast, kjo masë nuk mund të kalojë vlerën e gjashtë pagave mujore në vit. Përllogaritja e shpërblimit kushtëzohet gjithashtu nga fondi në dispozicion për këto shpërblime.