Task Forca për ujin, Rama: Abuzuesit, 90 ditë kohë që të gjejnë zgjidhje

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Task Forca për ujin, Rama: Abuzuesit, 90 ditë kohë që të gjejnë zgjidhje

rama-1.jpg


Task Forca për reformën e ujit është mbledhur paraditen e të hënës për të bërë të ditur dhe aksionin që do të ndërmerret për rregullimin e këtij sektori. Kryeministri Edi Rama tha se çështja e ujit është një prapambetje shumë e gjatë dhe se shqetësim parësor janë ankesat e banorëve.

Shefi i qeverisë i ka cilësuar drejtoritë e ujësjellësit si një ndërmarrje punësimi dhe se i gjithë sistemi është i falimentuar. Ndërkohë, ai paralajmëroi se ata që kanë lidhje të paligjshme do të kenë 90 ditë kohë për tu vetërregulluar.

“Po bëhen 30 vjet që uji konsiderohet si një mall pa zot. Një mall pa zot sepse në të gjithë territorin mbi ujin nuk ka pasur shtet dhe duhet të jemi të gjithë të turpëruar që ndërmarrjet e ujësjellësve janë kthyer nga kompani në ndërmarrje punësimi për njerëz që nuk kanë lidhje me sektorin janë pjesë e një procesi gërryes për vetë kompanitë dhe vetë burimet”, tha Rama.


(gazeta-Shqip.com)
 
Back
Top