Tashme në botën e të rriturve.

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Fjala adoleshent vjen nga latinishtja “adolescere” që do te thotë “rritem” ose “maturohem”. Adoleshenca është nje moshe delikate, kritike për shkak te ndryshimeve te shumta psikike dhe sidomos fiziologjike që ndodhin tek njeriu. Zhvillimi bëhet me ritme të shpejta, por më shumë ndryshime shfaqen edhe në planin e formimit të personalitetit. Karakteristika kryesore e tij është paqëndrueshmeria e personalitetit. Vlerat e kundërta sociale, morale, synimet, dëshirat e tendencat bashkëjetojnë dhe luftojnë kundër njera-tjetres, duke përcaktuar kontradiktat e karakterit.

A keni menduar ndonjehere se çfarë do të bëni në hapin tjetër të jetës?

Si do të priteni nga të tjerët, sjellja që ne bejme?


“Adoleshentët, nga njëra ane përfshihen me entuziazëm në jetën e shoqërisë dhe, nga ana tjeter janë të prirur për vetmi. Nganjëherë sjellja e tyre ndaj njerëzve të tjerë është brutale, megjithatë ato vetë janë jashtëzakonisht të prekshëm. Gjendjet e tyre emocionale luhaten midis optimizmit ndriçues dhe pesimizmit më të zymtë. Nganjëherë punojnë me entuziazëm të pasosur dhe nganjëherë janë te ngadalshëm dhe apatikë”.

A jemi ne te prirur per vetmi?

Gjendjet jone emocionale a luhatet midis optimizmit ndriçues dhe pesimizmit më të zymtë?
 
Titulli: Tashme në botën e të rriturve.

Nuk e klasifikoj veten tek ato qe luhaten midis pesimizmit te zymte.Gjithmone kam dashur te jem optimist.Dhe sa per adoleshencen,eshte me te veretete mosha me delikate.
 
Titulli: Tashme në botën e të rriturve.

A keni menduar ndonjehere se çfarë do të bëni në hapin tjetër të jetës?
-Gjithmone e mendoj..jam i mendimit se njeriu duhet te parapergatitet te pakten moralisht per ate qe kekron te arrije.........

Si do të priteni nga të tjerët, sjellja që ne bejme?
-Kete pyetjen sta kuptoj,se s'esht formuluar qarte,po nqs eke per zgjedhje fjalen sjellje do te thoja qe sme intereson,os eme intereosn po jo deri aty sa te heq dore nga zgjedhja ime....

A jemi ne te prirur per vetmi?
-Kur jam ne shtepi po..kur jam ne shoqeri jo perkundrazi,them sa me shume aq me mire......

Gjendjet jone emocionale a luhatet midis optimizmit ndriçues dhe pesimizmit më të zymtë?
-Po normal ka raste kur ndjehem shum e rene moralisht..edhe per arsye te kota epakuptim...po pastaj,mjafton dicka evogel qe tme sjelli ne vete...:)
 
Titulli: Tashme në botën e të rriturve.

A keni menduar ndonjehere se çfarë do të bëni në hapin tjetër të jetës?

--Po normal,mendoj se cdo hap duhet menduar,qe ta kem jeten tone nen kontrroll

Si do të priteni nga të tjerët, sjellja që ne bejme?

--Do mundohesha te jam sa me vetvetja,se cfar mendojne te tjeret per sjelljet e mija apo karakterin tim,sme intereson.


A jemi ne te prirur per vetmi?

---Per vetmi,mvaret nga disponimi,nganjehere ka njeriu nevoje qe te rrin i qet,rehat.

Gjendjet jone emocionale a luhatet midis optimizmit ndriçues dhe pesimizmit më të zymtë?

--normal normal,nuk ka vetem kohe te mire me diell,nga nje here bjen edhe shi
 
Pe: Tashme në botën e të rriturve.

Doja ti uroja hyrjen ne kete bote...nje antareje....mire se erdhe ne boten e te rritureve LOL LOL LOL
 
Titulli: Tashme në botën e të rriturve.

Une nuk do hy kurre ne ate bote jam shume planet earth une do rri vetem ne boten normale nuk i dua ato te tjerat
 
Pe: Tashme në botën e të rriturve.

Adoleshenca eshte faza kritike e jetes....Ne ate periudhe ndodhin ndryshimet afektive,ne jeten tone..Pasi ndodh nga kalimi i femijerise ne nje moshe me te rritur..Fillon nje organizim i ideve dhe gjithashtu nje perplasje e tyre..Adoleshentet jane ''ritike'' pasi ne kete moshe ''shquhen''per nje mos qendrueshmeri ne mendime dhe veprime,eshte ajo faze ku idete pernje ardhme sa jane ''enderrimtare''aq jane dhe decizive...Kam kohe qe e kam kaluar ate periudhe,dhe nuk me eshte dukur ndonje periudhe e veshtire sic pershkruhet zakonisht...Ne periudhen e adoleshences ndodhin perplasje identitetesh,dhe varet dhe menyra se si perjetojne vete njeriu...Ne ate moshe,ndodh nje nervozim dhe veprime te ''justifikueshme''(sic i quajne prinderit),ndjehet liria ne verim dhe ne mendime,dhe ketu vete njeriu fillon e hedh hapat e para drejt asaj qe quhet individ...Fiton pak nga pak nje pavaresi ne mendime(nqs deri atehere ka ecur nen tutelen e prinderve tani fillon e dallon se nuk eshte me ashtu,por dhe ai eshte nje individ me te drejte vendosje vete),i pelqen te eksplorojne gjera te reja(ketu mund te hyjne edhe veset e keqija,duhan,alkol,droga te ndryshme,...Keta varet nga menyra si e perjeton),ka dhe raste qe eksplorojne gjera te bukura sic eshte dashuria..Ne kete periudhe dashuria eshte me e ''paster'',nuk ndikohet nga ambjenti,dhe nga kjo lindin eksperiencat e para te cilat do e ndihmojne me vone gjate jetes...Duke ju pergjigjur disa nga pyetjet qe jane bere me siper,nga filluesi i temes,do thoja qe,njeriu mendon gjithmone per te ardhmen edhe kur e sheh te zymte ate,prap mendon per te...Hapat qe hedhi i mendoj ne perputhje me te ardhmen,gjithmone njeriu ka nje ''plan'' ne mendje per te ardhmen,sa e realizon ate eshte dicka qe varet se si vjen jeta...Pyetja tjeter si do te pritet nga tjeret??Sme intereson shume se ca mendojne te tjeret(perjashto ketu familjen),pasi edhe kur vjen puna tek familja dhe eshte dicka qe duhet te vendos une,ata mund te japin nje keshille(thjesht nga eksperincat e jetes qe kane)por vendimin e marr une...A jeni te prirur per vetmi???Sma merr mendja se ka njerez qe kane kete prirje,por cdo gje varet nga kushtet dhe ambjenti,zakonisht rethanat te krijjne pririjen per te qene i/e vetmuar..Sjam e prirur per dicka te tille...Gjendja emocionale luhatet sipas momenteve qe sjell jeta,kur eshte per te qesh,qesh,kur eshte per te qare qaj,ska dicka fikse...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top