TAP
Përfaqësuesit e “Nabucco Wst”-it dhe “TAP”-it, dy projektet rivale të tubacionin që do të transportojë gazin azerbajxhanas të “Shah Deniz II” drejt Europës, thanë për agjencinë e lajmeve “EurActiv” ishin në një pozitë më të mirë se sa rivali, për të marrë kontratën. Vendimi nga Azerbajxhani pritet në qershor të këtij viti.
Në pamje të parë, këto dy projekte nuk duken si konkurrente me njëra-tjetrën.
Projekti “Nabucco West” është një tubacion 1326 km i gjatë me diametër 122 cm. Në bazë të këtij projekti, planifikohet që gazi të transportohet nga kufiri turk drejt Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë e deri në impiantin e gazit në Baumbarten afër Vjenës.
Projekti “TAP” ose “Trans-Adriatic Pipeline”, është një tubacion 800 km i gjatë me diametër 122 cm. Në bazë të këtij projekti, planifikohet që gazi të transportohet përsëri nga kufiri turk drejt Greqisë, Shqipërisë dhe më pas drejt Italisë.
Ndërkohë, duket se gazi, që do të vijë nga Shah Deniz II në vitin 2017, kur të dy tubacionet do të jenë të gati për t’u ndërtuar, është i mjaftueshme vetëm për të furnizuar njërin prej tyre. Në një të ardhme të largët, kur nga burime të tjera si Iraku apo Irani do të mundësohej furnizimi me gaz, ndërtimi i të dy këtyre tubacioneve, krahas njëri-tjetrit, do të kishte kuptim.
Ndërkaq, vendimi i takon kompanisë shtetërore të gazit të Azerbajxhanit, "SOCAR".
/Shekulli Online/Përgatiti: I.S./