Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tani, përdoreni WhatsApp nga kompjuteri juaj personal

Luis

Tip i cuditshem :P
Shiko fotografinë 1787031

Aplikacioni më i famshëm për dërgimin e mesazheve mobile WhatsApp, i blerë nga Facebook vitin e kaluar për afro 22 miliard dollarë, ka prezantuar një shërbim të ri për dërgimin e mesazheve edhe nga shfletuesi i kompjuterit personal.
WhatsApp, i cili ka deklaruar se ka mbi 500 milionë përdorues, tha se shërbimi i saj në internet do të jetë një "pasqyrë" dhe do të kërkojë një telefon të lidhur me internet për të punuar.

"Klienti ynë në ueb është thjesht një zgjerim i aplikaiconit që ju e keni në telefonin tuaj: shfaqja nga shfletuesi pasqyron bisedat dhe mesazhet nga pajisja juaj mobile - kjo do të thotë se të gjitha mesazhet tuaja ende jetojnë në telefonin tuaj," tha WhatsApp në një postim në blogun e saj zyrtar.

Shërbimi i ri i mesazheve aktualisht punon vetëm me shfletuesin Google Chrome dhe nuk do të jetë në dispozicion për përdoruesit e iPhone "për shkak të kufizimeve të platformës së Apple," thuhet sipas WhatsApp.

Telegrafi
 

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 7 41.2%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 5.9%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 3 17.6%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 35.3%
Back
Top