Tallon mishi dhe djathi

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Tallon mishi dhe djathi

Artan Fuga

Tallon mishi dhe djathi

Ne formë dixhitale një mik i nderuar me fisnikëri ka ndarë me mua këtë imazh që tregon një tallon ushqimor që na shoqëroi si popull deri në shekullin e XX.

Mos vallë te kequshqyerja për dekada me radhë qendron sekreti i sjelljeve tona aktuale???

Kam një dyshim, kam një cimbisje.

Jemi hedhur të hamë duke kaluar në obezitet, diabet, kolesterol, korrupsion, si edhe po hamë njeri tjetrin?

Nuk mendojmë veçse për anët materiale duke braktisur art, fe, shkencë, kulturë?

Vihesh në mendime se hebrenjtë kur shpëtuan nga faraoni deshën t'i luteshin lopës prej ari. Arin për pak bën Idhull.

Mos u kishte vërvitur komandimet e Zotit në kokë Moisiu kushedi si do t'i vinte fati njerëzimit!

Nuk e di nëse e ka këtë tallon Muzeu Kombëtar, por poqese e dëshiron le ta thotë :))

Vlera është sa dhjetë vitrina me objekte muzeale. Nuk peshon. E hollë. Vendoset në një kuadrat sa një kuti shkrepresje. Por, aty kalon një pjesë e mirë e historisë të Shqipërisë.



31543663_10155529035228596_6134396926098751459_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top