Tallen në “Twitter”, përzihen nga Amerika si terroristë..

Dy turistëve britanikë iu është ndaluar hyrja në Amerikë pas shakave në “Twitter” se do të “shkatërronin Amerikën” dhe “zhvarrosnin Merlin Monronë”.

turistet-219x300.jpg


Leih Van Brajan, 26 vjeç, u prangos dhe u mbajt në qeli me shpërndarës droge meksikanë për 12 orë pasi mbërriti në Los Anxhelos me shoqen e tij Emili Banting. Autoritetet vendore e panë atë si një kërcënim i mundshëm pasi ai kishte shkruar në internet shumë i emocionuar për udhëtimin e vet në Hollivud: “I lirë këtë javë për plot thashetheme/ përgatitje para se të shkoj dhe të shkatërroj Amerikën”.

Pasi kaluan në pikën e kontrollit të pasaportave në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit ditën e hënë pasdite, ata u rrethuan nga roje të armatosura. Megjithëse u shpjeguan se termi “shkatërroj” ishte zhargon i anglishtes britanike për “festoj”, ata u mbajtën nën dyshimin se do të “kryenin krime” dhe pasaportat e tyre u konfiskuan.

Gjithashtu ata i kujtuan Brajanit një tjetër mesazh lidhur me “zhvarrosjen” e Merlin Monrosë, ndërsa dyshonin se shoqja e tij, Emili, do t’i shërbente 26-vjeçarit si mburojë. اifti u mbajt për pesë orë në aeroport, ndërsa më pas u prangosën dhe u futën në një kamion bashkë me emigrantët e paligjshëm. Ata kaluan 12 orë në qeli të ndara, para se t’i kthenin mbrapsht me një avion që nisej për në Paris. Ata mbërritën në Britani të mërkurën pasdite.

Emili tregoi për mediat se federalët u kishin thënë se s’mund të ktheheshin më kurrë në Amerikë për shkak të mesazhit të shkruar në internet nga i dashuri i saj. “Ai shkroi fjalën “shkatërroj”, që nënkupton se do të deheshim e të festonim”, tha Emili. “Më pas shprehja “do të zhvarrosim Merlin Monronë” është pjesë nga seriali “Family Guy” që është serial amerikan dhe nuk e kuptuam se si s’mund ta kuptonin se ishte shaka”, tregoi ajo.

Edhe vetë Brajan u shpreh se i kishin trajtuar shumë keq, duke i futur në një qeli me shpërndarës droge, si dhe duke i mbajtur në kafaze e ushqyer vetëm me një lëng frutash. “Na thanë se nëse kishim ndërmend të ktheheshim në Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojmë vizë në ambasadën amerikane në Londër”, tregoi ai.

Në dokumentet që iu dhanë çiftit për kthimin mbrapsht, tek letrat e Emilit shkruhet se ajo “dyshohet se do të ndihmonte Leih Brajanin të zhvarroste eshtrat e Merlin Monrosë”, ndërsa në letrat e Brajanit thuhet se “ai ka shkruar në “Twitter” se do të shkatërrojë Amerikën dhe do të zhvarrosë eshtrat e Merlin Monrosë”.
Burimi: Shekulli
 
Pe: Tallen në “Twitter”, përzihen nga Amerika si terroristë..

Mire ua bene..
Pse kot eshte Facebooku e Twitter ku mund te shkruash cdo gje??

ps: shyqyr qe sishin nga lindja e mesme se kush e di ne ca ishulli do kishin perfunduar :)
 
Re: Tallen në “Twitter”, përzihen nga Amerika si terroristë..

ahahah ,,,me kujtohet para 6 vjetesh nje shoqe e imja ,,,vendose te vizitoje USA ...

Ne ambasaden amerikane ,,,i japin ca formulare per te plotesuar.

Ne interview , e pyesin nese ka synim te demtoje shtetin amerikan....

Personi ne fjale ,pergjigjet: nese do ta kisha ndermend ,do ju tregoja ju ??????

Fundi i historise ,,,,zonja nuk mori vize per USA lol...
 
Titulli: Tallen në “Twitter”, përzihen nga Amerika si terroristë..

Aspak e quditeshme, kapin dhe burgosin te sinqertet, kurse i lene te lire terroristet!
 
Titulli: Tallen në “Twitter”, përzihen nga Amerika si terroristë..

eshte bere si ne kohen e enverit me internetin qe nuk mund te thuash gjithecka ose te postosh foto te nje nate me pare se po i pane bosat te heqen nga puna .........
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top