Taksa e qarkullimit do paguhet te nafta

eGo0sTyle

System Engineer
makinat1.jpg

Ligji i ri i qeverisë për heqjen e taksave të makinave do të shoqërohet me rritjen e taksave të tjera vjetore.Burime nga kryeministria sqaruan për gazetën se ligji i ri parashikon heqjen e taksës së qarkullimit dhe e regjistrimit të përvitshëm të automjeteve. Këto taksa pritet të zëvendësohen me rritjen e taksës së karbonit për naftën dhe benzinën. Parimi i ndjekur nga Financat për këtë ndryshim është ai i përdorimit të makinës. Pra, taksë qarkullimi duhet të paguajë më shumë ai që qarkullon më shumë. Dhe ai që qarkullon më shumë, konsumon më shumë karburant. Aktualisht, një makinë me benzinë paguan 7 mijë lekë në vit taksë qarkullimi dhe 2400 lekë taksë regjistrimi. Ndërsa një makinë me naftë paguan 10 mijë lekë taksë qarkullimi dhe 2400 lekë taksë regjistrimi. Kjo pavarësisht sasisë së kilometrave që ata bëjnë në një vit. Ka një lloj barazie, e përdor ose jo makinën, një pronar i një mjeti me naftë duhet të paguajë 12.4 mijë lekë taksa në vit, ndërsa një me benzinë, 9.4 mijë. Në projektin e ri Financat kanë propozuar që të krijohet diferencimi. Ata propozojnë që këto dy taksa të hiqen dhe të shtohet taksa për karburantet. Duke qenë se makinat ndotin ambientin, financat kanë propozuar rritjen e taksës së karbonit. Aktualisht, taksa e karbonit është 1.5 lekë për litër për benzinë dhe 3 lekë për litër për naftën. Shtesa e re mendohet të jetë rreth 5 lekë për litër. Në këtë mënyrë, ata që konsumojnë më shumë karburant, pra makinat që qarkullojnë më shumë dhe ndotin më shumë, do të paguajnë më shumë taksë karboni. Kjo logjikë edhe për cilindratën. Sa më e madhe dhe e fuqishme të jetë makina, aq më shumë konsumon, aq më shumë ndot dhe aq më shumë duhet të paguajë. Sipas një llogaritje mesatare, një makinë që konsumon 10 litra për 100 kilometra dhe bën mesatarisht 10 mijë kilometra në vit, do të paguajë rreth 5 mijë lekë më shumë karburant në vit për shkak të shtesë së Financave. Nga ana tjetër, kjo nismë favorizon importimin e makinave sa më të reja dhe sa më të vogla dhe me benzinë që ndotin më pak. Zhvillimi i teknologjisë ka sjellë që makinat e prodhuara vitet e fundit konsumojnë më pak dhe si rrjedhojë ndotin më pak. Nga ana tjetër, në vendosjen e taksë së karbonit për karburantet Financat presupozojnë se e gjithë sasia e karburantit shpenzohet nga makinat. Kuptohet që, ekonomia shqiptare ka problemet e saj të zhvillimit teknologjik, por jo e gjithë nafta shkon për makinat dhe pjesa që nuk shkon për to, të rrisë të ardhurat e buxhetit, pa arsyen e ambientit.
Taksa e re sipas fuqisë
Në të njëjtën logjikë dhe për të mbrojtur vendin nga importi pafund i makinave të vjetra, Financat kanë propozuar një lloj takse të re progresive ambienti, që do të paguhet një herë në vit. Në fakt, taksa e re është një konvertim i pjesëtuar disa herë i taksës aktuale të importit. Burime nga qeveria treguan për gazetën se taksa e re do të llogaritet sipas vjetërsisë, cilindratës dhe llojit të karburantit. Aktualisht, për importin e një makine taksa llogaritet duke shumëzuar koeficientin e vjetërsisë, (0.5 për çdo vit), herë cilindratën, herë koeficientit 20 për benzinën dhe 25 për naftën. Burime nga qeveria treguan për gazetën se këto koefiçientë pritet të reduktohen dhe formula është akoma në përpunim. Por, një gjë është e siguritë, një herë në vit kur makinat të bëjnë kolaudimin duket të paguajnë edhe taksën e re të ambientit. Dhe çdo vit që kalon dhe sa më e madhe të jetë cilindrat e makinës, aq më e shtrenjtë do të jetë taksa vjetore. Në këtë mënyrë, taksa aktuale e importit do të shpërndahet në kohë dhe të inkurajohet blerja e makinave sa më të reja. Sidoqoftë, pavarësisht emrit që do t’i vihet taksës së re, ajo do të jetë më e madhe se sa taksa aktuale e regjistrimit dhe e qarkullimit të marra së bashku.
Taksat
Taksa e qarkullimit
10 mijë lekë/vit
për makinat me naftë
7 mijë lekë/vit
për makinat me benzinë
Taksa e regjistrimit
2.4 mijë lekë/vit
Pagesa e kolaudimit
1.8 mijë lekë/vit
Taksa e karbonit
3 lekë/litër
për naftën
1.5 lekë/litër
për benzinën
 
Back
Top