Takimi në Tiranë, Rama-Meta drejt një koalicioni të ri?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Takimi në Tiranë, Rama-Meta drejt një koalicioni të ri?

takimi-640x392.gif


Takimi i mbrëmshëm në ambientet e Pazarit të Ri mes kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe Ilir Metës të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte pozitiv. Kështu thanë për Top Channel burimet.

Edi Rama dhe Ilir Meta u takuan mbrëmjen e së dielës për të diskutuar fatin e koaliconit aktual qeverisës. Kreu i PS-së dhe kreu i LSI-së shoqëroheshin nga Erjon Veliaj dhe Petrit Vasili në një takim informal në ambientet e një restoranti në zonën e Pazarit të Ri, në kryeqytet.

Biseda midis tyre zgjati rreth 4 orë. Rreth orës 1 të mëngjesit, i pari është larguar nga mjediset e restorantit kryetari i PS-së, Edi Rama, i shoqëruar nga Erjon Veliaj dhe më pas janë parë të largohen kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe nënkryetari Petrit Vasili.

Ky takim i parë përfundoi pozitivisht, ndërsa nga dy partitë pritet që në ditët në vazhdim të përcaktojnë marrëveshjen e tyre të re. Më herët gjatë ditës së dielë, kryeministri Edi Rama ka kërkuar koalicion me LSI-në për vazhdimin e reformave, duke i lëshuar mesazhin më të fortë Ilir Metës se nuk ka ndërmend të presë dhe ulë shpejtësinë e Partisë Socialiste për marrjen e çdo vote. Rama paralajmëroi të gjithë ata që do investoheshin tek rrëzimi i tij dhe qeveria teknike se do të dështonin.

Kreu i mazhorancës tha se nuk do ketë shtyrje të zgjedhjeve dhe tha se Partia Demokratike është e mirëpritur të vetëshkatërrohet.

g.shqip
 
"Ne zgjedhjet e ardhshme", LSI eshte poli i trete i politikes, dhe Ilir Meta tani konkurron me PS dhe Edi Ramen per zerin e pare te se majtes shqiptare.

Do te shohim se sa do te zgjasi "vellazeria" mes Metes e Rames.

Darius
 
Me mos-pjesmarrjen e Partise Demokratike Edi Rama do fitoi nje mandat te dyte pa patur nevoje te hyj ne Koalicion me LSI dhe PDIU.

Ndoshta ka ardhur koha te shohim Ilir Meten serish ne Opozite!

Edi Rama do fitoi sepse SHBA ka vendosur te vjeli Shqiperine pas shum investimesh qe ka bere, dhe Edi vendosi te behet kukulla SHBA!

Reformen e SHBA mbi drejtesine se ndalin dot dhe sikur Edi Rama te behet me PD pale!
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top