Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Takimi në Helsinki, Putin Fund Luftës së Ftohtë Trump Dialog për paqe

Takimi në Helsinki, Putin Fund Luftës së Ftohtë. Trump Dialog për paqe

konf.jpg


“Duhet të lëmë pas krahëve këtë klimë të Luftës së Ftohtë dhe të normalizojmë marrëdhëniet. Nuk ka nevojë për përballje, situata ka ndryshuar”. Kështu është shprehur lideri i kremlinit, Vladimir Putin, në konferencën e përbashkët për shtyp në kryeqytetin finlandez pas amitit me presidentin amerikan Donald Trump. “Nga ana e Moskës, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në zgjedhjet amerikane”, – ka shtuar Putin sa i takon “Russiagate”.

“Hetimi mbi ‘Russiagate’ ishte një fatkeqësi, ai na mbajti të ndarë, është një farsë. Ne ende duhet të gjejmë provat. Ishte një fushatë e ndershme zgjedhore. E munda Hillary-n në mënyrë të ndershme. ‘Russiagate’ ka futur në telashe marrëdhëniet e dy fuqive më të rëndësishme bërthamore”.

Kështu u shpreh Donald Trump në lidhje me akuzat e ndërhyrjes nga Kremlini në zgjedhjet e fundit presidenciale të SHBA.

“E përsëris atë që kam thënë në shumë raste: Rusia nuk ka ndërhyrë asnjëherë, dhe nuk do të ndërhyjë asnjëherë në punët e brendshme amerikane, përfshirë dhe zgjedhjet”, shtoi Putin, duke thënë se” çfarëdo prove e mundshme që ekziston, duhet të dalë në dritë “dhe ne mund ta analizojmë së bashku, nëpërmjet grupeve të sigurisë”.

“Ka pasur momente të vështirë në marrëdhëniet SHBA-Rusi dhe kjo ka ndihmuar të krijojë një atmosferë të tendosur, por duhet ta lënë pas krahëve klimën e Luftës së Ftohtë dhe fërkimet e së shkuarës”, – theksoi Putin.

“Takimi i sotëm është vetëm fillimi i një procesi më të gjatë, kemi bërë hapa përpara drejt një të ardhmeje të rëndësishme”, – vijoi Trump në konferencën e përbshkët me homologun rus, Putin. Trump nënvizoi për “një dialog të fortë” me Putinin, duke siguruar që “SHBA-të duan vetëm bashkëpunim dhe paqe”. “Duhej ta kishim zhvilluar këtë dialog shumë kohë më parë, para se të merrja detyrën në Shtëpinë e Bardhë, kemi qenë të dy ‘budallenj’, SHBA-të dhe Rusia, të dy kemi bërë gabime”, – shpjegoi Donald Trump.
 
Nis samiti Trump-Putin, presidenti i SHBA: Bota do të na shohë bashkë!


Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në nisje të samitit të tij të parë me homologun rus Vladimir Putin ka thënë se bashkëpunimi me Rusinë është “një gjë e mirë, jo e keqe”. Trump tha se shpresonte për një “marrëdhënie të jashtëzakonshme” mes dy vendeve, teksa të dy presidentët shtrënguan duart për vetëm tre sekonda në pallatin presidencial të Helsinkit.

Pak para takimit, Trump shfrytëzoi Tëitter-in për të fajësuar administratat e mërpashme të SHBA-ve, sidomos atë të Obamës për tensionimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi. Trump fajësoi ata për përkeqësimin e marrëdhënieve në ato që i quajti “vitet e marrëzisë dhe budallallëkut të SHBA-ve” dhe shtoi se tani, “Gjuetia e Shtrigave” ka marrë fund.

Në përgjigje të deklaratës së Trump, ministria e Jashtme ruse shkroi: “Edhe ne pajtohemi.”

Në vijim Vladimir Putin dhe Donald Trump startuan takimin kokë më kokë në Helsinki, pas paraqitjes për fotografitë në ambient të tensionuar. Putin foli shkurt duke thënë se është një kënaqësi që po takohet me Trump.


Ndërkohë Presidenti i SHBA-ve përgëzoi Putin për organizimin e Kupës së Botës dhe performancën e Rusisë në turne dhe theksoi se të dy kanë shumë gjëra të mira për të folur. “Kemi diskutime për gjithçka, nga tregtia te ushtria, deri te raketat, armët bërthamore, Kina, pra do të flasim pak për Kinën – mikun tonë të përbashkët Xi”, tha Trump.

Por ai shlkoi më tej duke thënë se në dy vitet e ardhshme parashikon marrëdhënie të jashtëzakonshme SHBA-Rusi.

“Unë me të vërtetë mendoj se bota dëshiron të na shohë bashkë. Ne jemi dy fuqitë e mëdha bërthamore. Ne kemi 90% të lëndëve bërthamore – dhe kjo nuk është një gjë e mirë është një gjë e keqe. Mendoj se ne mund të bëjmë diçka për këtë sepse nuk është një forcë pozitive, është një forcë negative kështu që ne do të flasim për të ndër të tjera. Bota pret me padurim diskutimin tonë personal që mendoj se fillon tani dhe pastaj do të takohemi me të gjithë ekipin tonë. Ne të gjithë kemi shumë pyetje dhe me shpresë, do të nxjerrim më së shumti përgjigje. ثshtë gjë e mirë të takohesh me ty”, iu drejtua Trump homologut të tij rus.

Por brenda pak minutash, fjalët e Trump alarmuan këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë, tashmë të shqetësuar rreth rreziqeve të dhënies së shumë terreni ndaj udhëheqësve rusë gjatë bisedimeve.


(gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back