Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Takim Nano-Basha, ish-kreu i PS: Shpejt për President

eGo0sTyle

System Engineer
NANO-BASHA-3-300x240.jpg

Ish-kryetari socialist, Fatos Nano, dhe kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, u takuan dje gjatë një ceremonie diplomimi.Aktiviteti organizohej me rastin e shpërndarjes se masterave nga Instituti i Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve, ndërsa Basha dhe Nano ishin vendosur nga organizatorët e këtij aktiviteti pranë njëri-tjetrit, në radhën e parë. Ish-kreu socialist, Nano, shoqërohej nga bashkëshortja e tij Xhoana, e cila mungon në daljet publike prej kohësh. اifti Nano, që mbërriti me pak vonesë, gjeti në rreshtin e parë të karrigeve kandidatin demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, i cili ishte nën shoqërinë e të ftuarve të tjerë të këtij aktiviteti. Para se të niste ceremonia e dorëzimit të diplomave, Basha e Nano kanë përfituar nga rasti që ishin pranë njëri-tjetrit për të shkëmbyer batuta mes tyre, ndërsa më pas ceremonia ka vijuar sipas protokollit të parashikuar nga organizatorët.

NANO-BASHA-4-300x240.jpg

Në ceremoninë e djeshme ishin prezentë dhe deputeti Kastriot Islami, anëtari i Asamblesë Kombëtare Luan Hajdaragaj etj. Ky nuk ishte takimi i parë mes Nanos dhe Bashës, pasi edhe herë të tjera, të dy politikanët kanë pasur kontakte dhe kanë shkëmbyer mendime rreth politikës së ditës në Shqipëri. Pas ceremonisë, Nano i pyetur nga tv “Vizion Plus” nëse do të jetë kandidat për president, u shpreh se “është shumë shpejt për t’iu përgjigjur një pyetje kaq të madhe”. Nano ka pasur komunikime të vazhdueshme me deputetë, por dhe ministra demokratë, ndërsa nga ana e drejtuesve socialistë këto takime janë cilësuar si tradhti ndaj PS. Në momentet e vështira për vendin, kur rrezikoheshin të mos zhvilloheshin zgjedhjet vendore të 2007, të cilat u shtynë për rreth 2 muaj, Nano takoi në Pallatin e Brigadave rivalin e tij, Sali Berisha, ku dhanë mesazhin e uljes së tensioneve politike për të mirën e vendit. Një vit më pas, Rama e Berisha arritën konsensusin më të madh parlamentar, ku me mbi 100 vota miratuan ndryshimet kushtetuese dhe Kodin e ri Zgjedhor.

Panorama.
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top