Tajvan: Mbi 500 vetë mund të kenë vdekur nga nga vërshimet

redi-

Anëtar i Respektuar
Presidenti i Tajvanit tha se mbi 500 vetë mund të kenë humbur jetën nga nga vërshimet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga taifuni i fuqishëm që goditi vendin.

Presidenti Ma Ying-jeou tha sot në një takim të këshillit kombëtar të sigurimit se rreth 400 vetë mund të jenë varrosur të gjallë nga rrëshqitja e dheut në fshatin Shiao Lin të distriktit jugor Kaohsiung. Më shumë se 100 persona janë konfirmuar të vdekur nga kjo fatkeqësi.

Qeveria është kritikuar për reagimin e ngadaltë ndaj krizës. Mijra fshatarë mbetën të bllokuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të cilat mbuluan dhjetra ura dhe rrugë si pasojë e taifunit të fuqishëm. Taifuni i javës së kaluar solli nivele të papara rreshjesh në Tajvan.

Qeveria ka mobilizuar ushtrinë për shpëtimin e mijra banorëve dhe për të shpërndarë ndihma emergjente, kryesisht me helikopterë.
 

Attachments

  • Tajvan.jpg
    Tajvan.jpg
    65.4 KB · Shikime: 8

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top