“Taj Mahal” i ri në Dubai

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
tajmahal.jpg
Një godinë identike me “Taj Mahal”-in e famshëm në Indi do të ndërtohet së shpejti në Dubai, në atë që pritet të jetë mrekullia e radhës e këtij qyteti.

Projekti në fjalë do të ketë një vlerë prej një miliardë dollarësh. Megjithatë, kompleksi do të jetë më i madh se origjinali dhe do të përfshijë një hotel prej 300 dhomash në brendësi.

Një pasuri botërore, “Taj Mahal” i vërtetë është një mauzole i përmasave gjigante, simboli shtetëror i Indisë dhe konsiderohet si një kryevepër e artit islamik.

Ai u ndërtua 350 vjet më parë nga Perandori Shah Jahan si një tempull për gruan e tij Mumtaz dhe pati nevojë për më shumë se 20 vjet për të përfunduar ndërtimin.

Pritet që replika e ndërtesës historike në Dubai të jetë gati deri në 2014-n.

Aktualisht, ekzistojnë plane për të ndërtuar pranë Dubait një kompleks me replika të mrekullive të botës, përfshi Kullën Eiffel, Piramidat e Egjiptit apo Murin e Madh Kinez./tch
 
Titulli: “Taj Mahal” i ri në Dubai

Jam kundra ..pf e njejta ide si ne Las Vegas ....

jo per gje po personalisht nuk perdore as cante LV fallco ..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top