Tahiri, zyrtarisht i pandehur: Nuk është kollaj të bëhem kurban

Guest2

Antarë i Respektuar
[h=1][/h] WhatsApp-Image-2019-03-26-at-17.58.jpg
“Ky nuk është sistemi i drejtësisë për të cilin unë luftova, por do të ndjek të gjitha etapat për të kërkuar drejtësi dhe për të fituar pafajësinë time”.

Kështu u shpreh ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për të çuar për gjykim dosjen “Tahiri”, me të pandehur vet ish-ministrin dhe 3 zyrtarë të tjerë policie.
“Deri më tani, gjatë hetimeve kemi dëgjuar dhe kam dëgjuar vetëm çfarë ka thënë Prokuroria. Tani do të flas edhe unë, por për këtë ju kërkoj të bëni durim, sepse kur nxirrni gjëra më të rëndësishme nga errësira, që ua sigurojnë prokurorët, nuk keni për ta pasur të vështirë të merrni prej meje ato që doni të dëgjoni”, tha më tej ish-ministri Tahiri, i cili shtoi se nuk është kollaj që ai të bëhet kurban.

Ai theksoi se ndaj tij nuk është ngritur ndonjë akuzë e qartë dhe e saktë.

“Kërkova që gjykimi të mos jetë një histori zvarritjeje pa fund, edhe pse kam më shumë për të pretenduar sesa Prokuroria. Do të vazhdoj të argumentoj deri në fund se s’kam lidhje me këtë çështje, duke ndjekur me përpikmëri çdo fazë të gjykimit. Drejtësia prandaj është e bukur, për ato pak raste kur bën drejtësi”, tha Saimir Tahiri.

Ai u shpreh i keqardhur për të gjithë shqiptarët që u duhet të përballen me këtë drejtësi, që vuajnë prej saj dhe që nuk kanë mundësi të ngrenë zërin e tyre. Por, veten nuk e konsideroi një “hero të heshtur”.

“Sot e tutje do të flas në gjykatë dhe për publikun, sepse ky nuk mund të jetë më një proces i mbyllur. Ky proces i ka kapërcyer kufijtë e një maskarade , është i gjithi një absurditet”, deklaroi Tahiri, duke shtuar se sipas tij, drejtësia i ka shumë borxhe njerëzve.

“Në këtë vend, për 25 vite kanë qeverisur njerëz që kanë vjedhur dhe kanë vrarë, ndërsa unë as nuk kam vjedhur dhe as nuk kam vrarë ndonjë. Do t’ia dal deri në fund. Unë jam prapë ministri kampion, se gjithçka kam bërë për policinë nuk e kthej mbrapsht”.

Top Channel
 

Attachments

  • WhatsApp-Image-2019-03-26-at-17.58.jpg
    WhatsApp-Image-2019-03-26-at-17.58.jpg
    102.4 KB · Shikime: 0
  • WhatsApp-Image-2019-03-26-at-17.58.jpg
    WhatsApp-Image-2019-03-26-at-17.58.jpg
    102.4 KB · Shikime: 0
Nje pyetje nga salla, kur merret si i pandehur a nuk duhet futur brenda personi apo rasti i ketij eshte specifik.
99% e njerezve ne shqiperi kur jane te pandehur i rasin brenda kurse Tahiri jo... Cfare mund te quhet kjo gje?
 
Back
Top