Tahiri, Task Force kundër kontrabandës së kromit: Ka mbaruar koha e të paprekshmëve

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
tahiri-minister.jpg


Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka urdhëruar ngritjen e një Task-Force për ndalimin e kontrabandës së mineralit të kromit.

Vendimi në fjalë është komunikuara nga vetë ministri Tahiri, pas takimit që zhvilloi ditën e sotme me drejtuesit e policisë së Lezhës dhe Dibrës.

“Historia e të paprekshmëve ka mbaruar, askush nuk mund të jetë mbi ligjin, asnjë shkelës nuk do të tolerohet. Zero tolerancë ndaj krimit. Duhet që policia të bëhet organizata më e pastër. Ka ende shumë punë për të bërë, por keni mbështetjen time dhe të drejtorit të Policisë së Shtetit. Të gjithë ne jemi në provë përpara qytetarëve”, tha Tahiri.

Ditën e sotme policia e Lezhës ndërmori në aksion antikontrabandë, nga ku u sekuestruan 15 kamionë të ngarkuar me mineral kromi dhe 4 kamionë të ngarkuar me inerte, për të cilët transportuesit nuk kishin dokumentacionin përkatës.//G.Shqip
 
Back
Top