Tahiri: Nuk mund të paguhet polici privat 180 mijë lekë të vjetra

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Tahiri: Nuk mund të paguhet polici privat 180 mijë lekë të vjetra

tahiir.jpg


Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri zhvilloi ditën e sotme një takim me shoqëritë private të sigurisë fizike ku kërkoi prej tyre të krijojnë standardet më moderne europiane.

Tahiri e cilësoi të patolerueshëm faktin që një polic privat të paguhet 180 mijë lekë të vjetra, gjë që sipas tij lidhet në një farë mënyrë edhe me ngjarjet e rënda të ndodhura vitet e fundit ku në banka të nivelit të dytë janë grabitur shuma të mëdha parash dhe kompanitë e sigurimit nuk e kanë kryer detyrën e tyre.

“Standartet nuk mund të vinë duke paguar një polic privat me 180 mijë lekë të vjetra, kur ligji parashikon 330 mijë lekë minimum, ndërkohë që kompanitë i marrin këto para nga kontraktorët dhe nuk ua japin policëve privatë. Ne do luftojmë, Ministria e Punëve të Brendshme, policia e shtetit, për inspektimin e këtyre standarteve, do luftojmë që secili prej 9000 punonjësve privatë të shoqërive tuaj të paguhen ekzaktësisht sa e kërkon ligji, – tha Tahiri, – Një muaj është i mjaftueshëm për secilin prej jush të zbatojë detyrimet ligjore dhe kontraktuale që keni me kompanitë. Brenda një muaji secili të përbushë detyrimin ligjor, duke pagur me minimumin që parashikon ligji çdo punonjës polic privat që keni në kompanitë tuaja”.

g.shqip
 
Back
Top