Tahiri: Berisha të ndalë presionin ndaj Kolegjit

eGo0sTyle

System Engineer
saimir-tahiri.jpg

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Saimir Tahiri, akuzoi dje kryeministrin Berisha se po bën presion ndaj Kolegjit Zgjedhor. “Në Shqipëri nuk po synohet të falsifikohet vetëm rezultati i zgjedhjeve për Tiranën, por të falsifikohet shteti i së drejtës, barazia para ligjit dhe i gjithë sistemi demokratik, duke komprometuar rëndë të ardhmen europiane të vendit e qytetarëve. ثshtë koha që Kryeministri të ndalë presionin dhe dhunën ndaj Kolegjit Zgjedhor, në cilëndo mënyrë, të hapur apo të fshehtë. ثshtë koha që Drejtësia të bëjë drejtësi”, tha Tahiri në një deklaratë për mediat. Sipas Tahirit, “Kolegji Zgjedhor ka jo vetëm detyrimin ligjor e kushtetues, por edhe detyrimin moral që t’u rezistojë presioneve dhe interesave të pushtetit duke respektuar ligjin dhe precedentët e vendosur nga ai vetë, ku me të njëjtat fakte, madje edhe më pak fakte e prova sesa ekzistojnë tani për Tiranën, Kolegji i ka deklaruar të pavlefshme zgjedhjet në komuna e bashki, për të shpëtuar procesin demokratik”.

Panorama.
 
Back
Top