alfonci
Veri investigatio
Flasin diplomatët Paskal Milo, Pëllumb Xhufi dhe "plaku i urtë", Sabri Godo
Aurora Thomollari, Fatjona Mejdini
Ftesa e Kryeministrit Sali Berisha për Presidentin serb, Boris Tadiç, ndez debat në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë priti pak ditë më parë përfaqësues politikë të komunitetit serb në Kosovë, të kryesuar nga anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Liberale Serbe në Kosovë, Sllobodan Petrovic. Berisha bëri të ditur se qeveria shqiptare do të kontribuojë me një fond modest prej 400 mijë eurosh për Komunën e Graçanicës. I pyetur për perspektivën e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, Kryeministri Berisha u shpreh se takimet e tij me Presidentin e Serbisë, z. Boris Tadiç, janë shumë të shpeshta gjatë aktiviteteve ndërkombëtare dhe ajo çka vlerësohet shumë, është vullneti i përbashkët për të zhvilluar marrëdhëniet mes dy vendeve, për të hapur një kapitull të ri në këto marrëdhënie. Më tej, Kryeministri Berisha u shpreh: "Presidenti Tadiç është i mirëpritur në Shqipëri dhe dua t‘ju them se ne po punojmë për vizitën e tij të ardhshme. Presidenti Tadiç e ka mirëpritur shumë ftesën për të vizituar Shqipërinë".
Të pyetur në një forum për "Shqip", politikanët e vjetër Sabri Godo, Pëllumb Xhufi dhe Paskal Milo dhanë vlerësimet e tyre rreth kësaj vizite të lajmëruar. Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, mendon se "duhet të heqim dorë nga paragjykimet". Sipas tij, është koha kur çdo vend, pavarësisht nga mosmarrëveshjet që mund të ketë për çështje të caktuara, qofshin këto edhe të një rëndësie të veçantë, duhet të bëjë përpjekje dhe të gjejë fushat e bashkëpunimit në emër të interesave dhe synimeve të përbashkëta që ka. "Në marrëdhëniet aktuale, nuk duhet të nisemi nga pozicionet e fortifikuara të llogoreve nacionaliste, ku mendoj se zhvillimi i marrëdhënieve krijon ose ndërton ura bashkëpunimi, por edhe besimi reciprok", theksoi Milo. Ndryshe mendon diplomati dhe historiani Pëllumb Xhufi, që thotë se çdo shqiptar do të kishte preferuar që para tij të ishte, p.sh, Presidenti i Italisë, i cili nuk e ka bërë ende një vizitë në Shqipëri, në një kohë kur më herët presidentët italianë i kemi pasur në Shqipëri. "Problemi është që kjo ftesë që zoti Berisha e bëri publike për zotin Tadiç vjen pas disa ngjarjeve ose episodeve të tjera që tregojnë se qeveria shqiptare, kjo aktualja, i jep prioritet marrëdhënieve me Serbinë që në këto kushte, nuk meritohet".
Në vlerësimin e Xhufit, marrëdhëniet me Serbinë dhe vizitat e nivelit kaq të lartë, nuk ka pse të paraqiten apo të shiten dhe të inkurajohen me kaq patos sa ç‘po bën Kryeministri apo edhe ministrat e tij. Sakaq, Sabri Godo thotë se nuk ka asgjë të keqe në këtë rast dhe duhet të priremi për marrëdhënie të mira në Ballkanin Perëndimor.