Tadiç: Në BE, pa kushte. Nuk e njohim Kosovën

eGo0sTyle

System Engineer
tadic-300x212.jpg

BERLIN- Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka thënë në Berlin se Serbia pret të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe pa vonuar pas kësaj të fillojë negociatat për asocim, por nuk do të ndryshojë qëndrimin për Kosovën.
Në ligjëratën “Serbia si aktor rajonal i pajtimit dhe faktor i stabilitetit në Ballkan”, në Fondacionin Friedrich Erbert, Tadic ka thënë se në Serbi ekziston një konsensus rreth asaj se anëtarësimi në BE është qëllim strategjik, kurse pajtimi rajonal dhe stabiliteti janë parakushte të domosdoshme për hyrje në rrjedhat evropiane.
“Serbia moderne, demokratike, 10 vjet pas rënies së Milloshevicit, është e gatshme të fillojë negociatat për hyrje në BE”, ka thënë Tadic.
Tadiq ka thënë po ashtu se Serbia para se të hyjë në BE dëshiron të zgjidhë çështjen e Kosovës, por ka bërë me dije se zgjidhja përfundimtare tashme nuk do të merrte në masë të njëjtë parasysh interesat e njërës dhe të palës tjetër.
“Ajo që e dini dhe që nuk është e diskutueshme, Serbia as do ta njohë as do të mund ta njohë pavarësinë e Kosovës”, transmeton TV Most deklaratën e Tadicit.

Panorama.
 
Back
Top