Tablete për parandalimin e HIV-it

Love

βeℓℓe â๓e
Rekomandimi i një komisioni mjekësh dhe shkencëtarësh të financuar nga qeveria amerikane sipas së cilit njerëz të shëndetshëm duhet të lejohen të përdorin një ilaç për Sidën për të parandaluar infektimin nga virusi i HIV-it.

Shpresat se objektivi për një brez pa Sidë mund të jetë i realizueshëm.

Shiko fotografinë 1425694

Materiali në vazhdim na njeh me përdorimin e Truvadës dhe me efektet e saj që mund të shpëtojnë jetë njerëzish.

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaceve (FDA) mbajti së fundmi një seancë që zgjati 12 orë për të analizuar të dhënat se Truvada, një tabletë që merret një herë në ditë dhe që aktualisht përdoret për pacientët me Sidë, mund të përdoret gjithashtu për të parandaluar infektimin nga HIV tek njerëzit e shëndetshëm.

Pjesa më e madhe e komisionit të ekspertëve të pavarur mjekësorë votoi në mbështetje të përdorimit të Truvadës për të parandaluar infeksionin me HIV dhe i bëri thirrje Administratës së Ushqimeve dhe Ilaçeve ta miratojë këtë ilac për përdorim nga ata që konsiderohen në rrezik të lartë për t’u prekur nga sëmundja.

Kali Lindsey punon në Këshillin e Pakicave Kombëtare për Sidën.

“Përdorimi i Truvadës për të parandaluar prekjen nga HIV-i, për një person të paprekur nga Sida ndryshon gjithçka dhe mendoj se është diçka që do të na çojë një shkallë më lart në përpjekjet tona”.

Disa kritikë kanë thënë se Truvada mund t’u japë njerëzve një ndjesi të rreme besimi dhe të çojë në pakësimin e përdorimit të prezervativëve. Por Brad Miller, një punonjës për ndërgjegjësimin për HIV beson se miratimi i kësaj kure, do të inkurajojë hapjen e një dialogu për përdorimin e prezervativëve.

“Ata do të mësojnë më shumë për shëndetin e tyre dhe atë që mund të bëjnë për të mbrojtur shëndetin e tyre, në vend që vetëm të dëgjojnë se cfarë i thonë të tjerët për të mbrojtur shëndetin e tyre”.

Lisa dhe bashkëshorti i saj Tracy që është i prekur nga HIV, janë një nga 140 mijë çiftet në Shtetet e Bashkuara që kanë një partner të infektuar.

“Për këtë grua, unë isha më i rëndësishëm sesa virusi që kisha. Sepse zakonisht njerëzit kur marrin vesh për këtë virus, ikin me vrap”.

Lisa vendosi të qëndronte, të martohej dhe të provonte të përdorte Truvadën.

“Dua që të mbetem e shëndetshme, që të mund t’i shërbej kur të ketë nevojë. Kështuqë kur u shfaq kjo kurë parandaluese, menjëherë rashë dakord ta provoja”.

Ilaçi quhet shkurt PrEP dhe Tracy është përkrahës i fortë i saj.

“PrEP ndihmon. Eshtë një nga kurat më pozitive që është shpikur së bashku me studimet për të luftuar sëmundjen”.

Lisa aktualisht është në një listë pritjeje për ta marrë këtë ilac falas. Ajo shqetësohet për koston e lartë, që mund të shkojë deri në 1500 dollarë në muaj.

“Shpresoj që ta miratojnë, në mënyrë që shumë të tjerë që jetojnë në të njëjtën situatë si unë, ta kenë këtë burim në dispozicion”.

Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve nuk është e detyruar të ndjekë rekomandimin e komisionit për Truvadën, por zyrtarët e saj thanë në përfundim të seancës se duhet bërë më shumë për parandalimin e infektimeve me HIV.
Burimi: keshilla.net
 
Titulli: Tablete për parandalimin e HIV-it

dmth tash kondomi doli jasht lojet e :P
 
Pe: Tablete për parandalimin e HIV-it

A kane gjetur gje per sherimin e tij?Se per parandalim edhe behet ndonje gje...
 
Titulli: Pe: Tablete për parandalimin e HIV-it

A kane gjetur gje per sherimin e tij?Se per parandalim edhe behet ndonje gje...

Me sa kuptova, kjo tableta ( nqs eshte e njejta per te cilen kam lexuar), ka cuar ne uljen e 50% te transmetimit te virusit ne ciftet hetero, me njerin nga parteneret e infektuar. Mbase eshte ky hapi i shumepritur, e gjendet nje zgjidhje.
 
Back
Top