Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tabletat me vitamina shkurtojnë jetën

687305939lajmetari687305939.jpg


Suplementet artificialë të vitaminave, të cilët shoqërojnë vazhdimisht shumë mjekime, mund të jenë shumë të dëmshëm për shëndetin e njeriut, zbuloi një studim finlandez.

Nga testimi i disa mijëra rasteve, studiuesit kanë arritur të kuptojnë se niveli i vdekshmërisë në gratë e moshuara që përdorin vitamina është më i lartë se ai tek ato që nuk i përdorin.

Multivitaminat, vitamina B6, magnesiumi, zinku dhe medikamentet me përmbajtje hekuri duket se ndikojnë të gjithë në rritjen e shkallës së vdekshmërisë. Për më tepër, anëtarët e studimit pretendojnë se përdorimi i tyre sjell vetëm efekte negative dhe asnjë pozitiv.

”Nga testimet e shumta të kryera, është e vështirë të kuptohet se si përfiton organizmi nga përdorimi i suplementeve të tilla”, tha një prej autorëve të studimit. “Për ne, përdorimi kaq i gjerë i vitaminave është befasues dhe i pakuptueshëm”.

Shumë njerëz pas moshës 50-60 vjeç përdorin suplemente të tilla edhe pa këshillën e mjekut, ndërsa ato jepen pa recetë nëpër farmacitë në botë. Besohet gjerësisht se vitaminat artificiale kanë një impakt pozitiv mbi shëndetin, duke përmirësuar cilësinë e jetës.

”Nuk është kështu”, theksojnë studiuesit finlandezë. “Trupin nuk e gjen asnjë e mirë nga përdorimi i tyre, atëherë kur nuk është i nevojshme. Vitaminat duhet të merren vetëm në rastin e çrregullimeve të rënda, që dëmtojnë aftësinë e trupit për të absorbuar vitaminat natyrale nga ushqimet që konsumon”, përfundoi eksperti./tch/
gjuha shqipe
 
Titulli: Tabletat me vitamina shkurtojnë jetën

Pavaresisht studimeve te vonuara ne kete drejtim per shkak te interferences se madhe nga ana e kompanive farmaceutike, ne mesin e "komunitetit " shendetesor eshte ditur me kohe qe efektet positive te çdo produkti artificial qe merret ne forme pilule apo suplimenti tjeter Jane te pakta dhe pothuajse inekzistente. Menyra me produktive eshte qe te nxitet vete organizmi qe ti prodhoje keto vitamina qe Jane te domosdoshme per mbarevajtjen normale metabolike te çdo organizmi.
 
Pe: Titulli: Tabletat me vitamina shkurtojnë jetën

Teqiulla trupi nuk prodhon vitamina ,mund te thuhet qe vitaminat qe meren nepermjet ushqimit jan te shendetshme dhe ato qe menern ne menyre artificiale demtojne shendetin .
 
Pe: Tabletat me vitamina shkurtojnë jetën

po tamam ..nenkuptohet ajo qe smund te marresh dicka qe ste mungon.
nqs je avitaminoz,i merr.
nqs jo,kot sa i merr,perderisa ushqehesh mjaftueshem :D
sepse edhe mbidozimi me vitamina eshte toksike per organizmin.
jo se shkakton vdekje apo semundje,jane raste te rralla,por nqs mbizdohet edhe mundet :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pe: Titulli: Tabletat me vitamina shkurtojnë jetën

Teqiulla trupi nuk prodhon vitamina ,mund te thuhet qe vitaminat qe meren nepermjet ushqimit jan te shendetshme dhe ato qe menern ne menyre artificiale demtojne shendetin .


Edhe pse termi qe duhet te perdorja ne shkrimin e mesiperm eshte "sintetizim" ne vend te prodhim,sepse fjala "prodhim" ka nje kuptim me te gjere, por mgjate trupi i njeriut nepermjet sintezes gjeneron nje sere vitaminash dhe pjesa tjeter absorbohen nepermjet sintezes metabolike nga organizmi i njeriut.
Angel, po te jap disa shembuj te vetem te nje serie vitaminash qe vete organizmi i njeriut i gjeneron, dhe pjesa tjeter merren nepermjet sintezes se ushqimeve te konsumit te perditshem te produkteve ushqimore.

Trupi i njeriut prodhon nje substance te quajtur 7-dehidrokolesterol qe eshte pararendese e kolesterolit, qe pastaj nga ekzpozimi i trupit tone ndaj diellit ben qe lekura te absorboje rrezet ultraviolet te cilat nxisin konvertimin e 7-DhC ne vitamin D3 ose sic quhet ndryshe Kolekalciferol. Pastaj reaksionet kimike ne melci dhe veshka (organet me vitale te sintezes metabolike ne organizmin e njeriut) konvertojne vitaminen D3 ne formen aktive 1.25 DHC.

Vitamina B7 apo e quajtur ndryshe Biotin, eshte e domosdoshme per sintezen qelizore, dhe metabolizmin e yndyrnave dhe aminoacideve, e cila prodhohet me shumice nga bakteriet e traktit intestinal.
 
Pe: Tabletat me vitamina shkurtojnë jetën

uaaaaaa e vertete kjoo????? une marr vitamina se e kam pak si fiksim shendetin uaaaaa ne cfare journal e ke pare kete????
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back