Tabelat në Maqedoni e njohin Shqipërinë ende si vend komunist

AnGeLiC

VIP
V.I.P
SHQIPRIA-500x297.png

Shteti i Maqedonisë vijon ta njohë ende Shqipërinë si vend komunist. Agjencia e lajmeve “INA” shkruan se në tabelat rrugore që të çojnë në pikën kufitare të Tushemishtit shkruhet “Republika Popullore e Shqipërisë|, njësoj si në periudhën e diktaturës. Në udhëkryqin Shën Naum-Tushemisht (Shqipëri) akoma qëndrojnë “udhëtreguesit” e një kohe, periudhë e një sistemi të harruar kaherë, në të cilat shkruhet “N.R.Albanija” (R.P. e Shqipërisë), emërtim i dikurshëm i shtetit shqiptar, duke harruar rastësisht ose qëllimisht përveç të tjerash edhe marrëveshjet e shumta të nënshkruara ndërmjet qeverive të dy vendeve, ku shprehimisht thuhet Republika e Shqipërisë.

Për të mos folur për marrëveshjet ndërmjet shumë ministrive, ku po ashtu thuhet se “Marrëveshja bilaterale e nënshkruar ndërmjet dy ministrive përkatëse të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë…”.

Agjencia qeveritare e transportit rrugor në Maqedoni në fillim të kësaj jave bëri ndërhyrjen emergjente për heqjen e tabelave në shqip në territorin e komunës së Vevçanit, pas reagimeve të kësaj komune maqedonase kundër mbishkrimit shqip në tabelat treguese.

Ndërkohë që autoritetet shqiptare përmes rrugëve diplomatike deri tani nuk kanë reaguar lidhur me këtë skandal të institucioneve maqedonase.
Dritare net
 
Sa here qe kam qene ne shen naum me ka rene ne sy kjo tabele. Heren tjeter nuk do te harroj qe ta marr nje spray me vete.
 
Back
Top