Pe: Ta përgjoj apo ta lë të qetë? Po ju çdo bënit?
Aren per pjesen e pare,qe ke shkruar,aty hyjne problemet e ciftit qe kane njeri me tjetrin....Tani une e kam thene qe shqiptaret jane shume ''emocionale''sdine ti ndajne emocionet...Me kete dua te them se perfshijne cdo gje ne rang,dmth stresin e punes te lodhjes sdine ta ndajne nga ajo cfare i pret ne shtepi....Pra mos i perfshimarredheniet partnereve ne edukaten e femijes,jane gjera te kunderta...Ca kam une me babin e femijes sduhet te me kufizoje per nje edukate te femijes apo te me krijoje stres...Femija lihet jashte ketyre kontureve...Gjeja tjeter ti prap me permend femijet e migranteve,thua aq keq jane si te shqiptareve??Une sdi cke pare e cke degjuar ti,por nqs ne Itali,Greqi,Gjermani vuajne per buken e gojes sic the ti,pse rrine atje??Te kthehen ne Shqiperi,keq se keq edhe atje por jane ne vend te tyre...Pak si me dyshim kjo pjese,pasi nuk rri kush ne nje vend te huaj per te vuajtur...I dhame temes pothuajse nje drejtim tjeter,por une i qendroj atij mendimi,qe me shume se neglizhenca e prinderit nuk eshte asnje faktor tjeter per nje edukate per te deshiruar qe kane femijet...Probleme me femijet me dukaten kane dhe familjet me nje ekonomi te mirefillte,por mos te perdoren fatkeqesite apo veshtiresite e jetes,problemet mes cifteve,ekonomia si justifikim per nje femije....Eshte thjesht dicka pa kuptim...Ti permende qe ka femije qe edhe me kushte te mira ekonomike kane dal rrugecer,ehe e vertete kjo,pasi te jesh doktor,profesor,filozof apo ndonje profesion me te ardhura te mira,sdo te thote te jesh edhe prinder i mir...
Gloom, e kuptoj shume mire mahnine qe ke per te debatuar, dhe, eshte pikerisht kjo mahni qe nuk te lejon te pranosh mendimin e tjetrit (ne kete rast te Aren). Qe nje diskutim te kete vlere dhe te behet “mesim” edhe per ato qe degjojne (ne kete rast lexojne), protagonistet kryesore duhet te jene te gatshem per te pranuar se ndoshta argumenti i tyre a pikepamja e tyre nuk eshte 100% e sakte.
Ti ke te drejte!
Ke te drejte kur thua qe mardhenia e prinderve nuk duhet te kete efekt ne femije.
Ke te drejte kur thua qe gruaja duhet t’I mare me qejf punet e shtepise, sepse ata nuk konsiderohen pune jane detyra.
Ke te drejte kur thua qe te jesh intelektual nuk te ben domosdoshmerisht prind te mire.
Ke te drejte kur thua qe prindi duhet te kete gjithmone kohe dhe vullnet per te edukuar femijen e tij.
Ke te drejte kur thua qe shqiptaret jane “emocional” dhe nuk dine te ndajne emocionet.
Ke te drejte kur thua qe lodhjen e punes nuk duhet ta sjellim ne shtepi.
Ke te drejte kur thua se faktoret ekonomik dhe zenkat e nje cifti jane thjeshte justifikime per mos-edukaten e nje femije.
Nqse jeta do ishte perfekte, ti do te kishe te drejte per gjithcka mesiper, ama realiteti nuk eshte i tille, njerzit nuk jane te tille dhe as ti vete nuk je e tille.
Nuk ndahen gjerat me thike, e nuk eshte se shqiptaret jane “emocional” por jane njerez, DHE detyrimisht do te kene halle e probleme qe do te kene pasoja ne gjithcka qe perben jeta e tyre, perfshire ketu edhe edukimi i femijeve. Ti mund te thuash qe
nuk duhet te lejohen faktoret e mesiperm te kene efekt ne femijet, ti mund te thuash qe
nuk eshte mire te behet ky lejim, e jo qe nuk behet dhe familjet e mira e prinderit e mire nuk bejne…po flet per idealizmin kur ne fakt po kerkohet nje mendim per
jeten aktuale dhe
jeten reale.
Ki parasysh qe nga "ferra lind trendafili" dhe ke plot femije qe vijne nga prinder qe i kane torturuar (ne te gjitha menyrat e mundshme) e kur jane bere ne nje moshe madhore kane mesuar prej gabimeve te tyre. Ke dhe nga ato prinder qe i kane edukuar dhe kane dhene maksimumin e tyre por ua ka kthyer femija me gure, jo pa qellim ka lindur ajo shprehja
çfare ta ben femija, s'ta ben as perendia. Bukuria e kesaj jete eshte se jemi te gjithe ndryshe e mesojme prej njeri tjetrit (prape idealizmi) dhe fatkeqsia e kesaj jete eshte se nderkohe qe une e ti e hedhim gjellen qe tepron, ke familje ne Shqiperi, ketu bejne pjese edhe ato prinder qe t'i i quan "te pazot" qe qajne e s'e duan jeten se s'kane me ç'ti ushqejne femijet e tyre. Ke nga ato qe i mbyllin ne shtepi per te endur lart e poshte per t'ju siguruar buken e gojes a nje rrobe per trupi per te siguruar qe nuk plevitosen ne mes te acarit.