"T.I": Shqipëria në “zonën e kuqe” të korrupsionit, e fundit në rajon

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
korrupsion-320x146.jpg


Organizata “Transparency International” ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2013, duke renditur 177 vende në bazë të niveleve të tyre të korrupsionit në sektorin publik.

Shqipëria këtë vit ka pësuar rënie në renditjen e “Transparency International”, në krahasim me vitin e kaluar, duke zënë vendin e 116-të, ndërsa një vit më parë mbante vendin e 113-të. Në vitin 2013 Shqipëria është vlerësuar me 31 pikë nga 100 pikët e mundshme, së bashku me Nepalin dhe Vietnamin. Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria renditet e fundit.

Kosova këtë vit radhitet përpara Shqipërisë, në vendin e 111-të (së bashku me Tanzaninë dhe Etiopinë). Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Kosova mban pozitë më të avancuar vetëm ndaj Shqipërisë, e cila renditet në vendin e 116-të.

Në fakt, janë vetëm Kosova dhe Shqipëria dy vendet që janë radhitur në “zonën e kuqe” të korrupsionit.

Mali i Zi është renditur në vendin e 67-të, duke rënë nga vendi i 75-të ku ishte radhitur vitin e kaluar. Përmirësime në krahasim me vitin e kaluar kanë shënuar edhe Kroacia me vendin e 57-të nga vendi 62, pastaj Serbia me vendin e 72-të nga 80, kurse Maqedonia është radhitur në vendin e 67-të, ndryshe nga pozita e 69-të vitin e kaluar.//G.Shqip
 
Titulli: "T.I": Shqipëria në “zonën e kuqe” të korrupsionit, e fundit në rajon

Kosova këtë vit radhitet përpara Shqipërisë, në vendin e 111-të (së bashku me Tanzaninë dhe Etiopinë). Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Kosova mban pozitë më të avancuar vetëm ndaj Shqipërisë, e cila renditet në vendin e 116-të.
qyqe un thash se ka pas ramje ? :

 
Back
Top