Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Syzet, të 4-ta stinët me vete



dolce_gabbana_DG6035_501_8G.jpg
Ato duhen mbajtur në të katërta stinët e vitit me vete, e kësisoj duket se janë bërë mjet i preferuar i të gjithëve. Syzet e diellit janë kthyer në aksesorë mode të domosdoshëm. Nëse në vitet ‘60 ato ishin po aq të njohura sa dhe vetë Jacqueline Kennedy, kur ajo mbante syze të errëta në një ditë të zymtë nëntori, sot nuk ka më fare frikë në këtë aspekt. Në një ditë normale jave mund të arrihet një mesatare e konsiderueshme për të gjithë koleksionuesit e dizajnit. Po cilat janë tendencat e tyre? Tashmë të gjithë janë duke preferuar klasiken, me format e bollshme të divave të viteve ‘50, me një rimodelim të lehtë klasik dhe shumë elegant. Një dizajn aerodinamik për vajza më të reja dhe shumë më dinamik. Linja shumë "mbështjellëse", që janë të ndërtuara mes sportives dhe misteriozes. Kështu janë syzet me të cilat do të pritet vera e vitit 2010. Nga forma ylli, klerikale, të bardha, të kuqe dhe të zeza, madje edhe me thurje, apo të pasura me kristal dhe gurë të çmuar, deri në limitin e narcizmit: lentet me pasqyrë mbeten aksesorët e pashmangshëm të modës. Pra, janë rikthyer edhe një herë syzet që inspirojnë modën e viteve ‘50-‘60, extra large, shumë të sofistikuara dhe mjaft misterioze. Janë aq të mëdha, sa të mund të mbulojnë të gjithë pamjen dhe të risjellin në kujtesë ato që mbanin një herë e një kohë divat si Audrey Hepburn, Sophia Loren dhe Jacqueline Kennedy, për femrat që dëshirojnë të ndihen edhe më të bukura dhe që dëshirojnë të fshehin shikimin pas një ekrani të butë. Por montimet e ekzagjeruara janë maksimumi i kësaj vere që po troket në derë, të karakterizuara nga linja kthyese e me xhama pasqyrë. Duket se e kuqja është ngjyra që do të mbizotërojë më shumë, e me të do të variojnë edhe ngjyrat e tjera. Ndërkohë, për modelet "all black" nuk mungojnë padyshim edhe dritat, gurët e çmuar, brilantet për të ndriçuar shikimin, deri në krijimin e syzeve të vërteta bizhu. Konfirmohet dominimi i materialeve acetike, gjithnjë e më moderne dhe më të lehta, të propozuara si në versionin ultra të ndriçuar, deri në ato të realizuara në teknikën e sfumuar të lastrave. Super të lehta janë ato që shfrytëzojnë lentet e NASA-s, si edhe teknologjinë Titan Art Space. Për sa u përket modeleve "all white", termometri i tendencave të fundit për sa u përket syzeve, si gjithnjë ato janë të famshme. Paris Hilton, Lindsay Lohan, Britney Spears dhe Nicole Richie flasin për montime plastike të bardha dhe lente pafund, që do të jenë të gjitha për verën e ardhshme. Nga ana e tyre, stilistët kanë personalizuar shumë forma dhe ngjyra. Tom Ford ka zgjedhur linjat më të rafinuara, të cilat rikthejnë modelet ekzistente "Aviator".

"YSL" e "Chanel" propozojnë ndërkohë PVC, me dizajnin e përparuar dhe ato mbulojnë lentet e kristalit. Janë dyngjyrëshe dhe përgjithësisht të zeza syzet e propozuara nga “Chanel”.
Tërheqëse dhe romantike, këto syze të shkaktojnë idenë e tubave, të rrethuara nga perlat, shall i thurur nën qafë dhe gjithë paraqitja modeste e famës së rafinuar dhe antikonformiste në vargun e viteve ‘50. Për të qenë gjithnjë origjinalë, Paul Smith ka propozuar një model në të kuqe të zjarrtë, me bishtat e zbukuruar me modele lulesh, për ato që janë më shumë romantike... "Dior" ndërkohë rikthehet në vitet ’70. Janë shumë të përmbledhura dhe shumë të ekzagjeruara, me lente "fumأ" dhe me gurë në bishta. Syze për të parë dhe për diell, të mëdha, shumë të mëdha, me ngjyra, praktike dhe me linja shumë moderne ato të firmosura nga "Vogue". Përtej klasikes, synohet gjithnjë te moda e madhe, forma drejtkëndore. ثshtë propozuar edhe një model me forma të rrumbullakëta, prezantuar nga Armani. "Lacoste" propozon modele shuam të vjetra, si dhe në gjashtë ngjyra të ndryshme: një montim shumë tërheqës dhe me një tendencë të karakterizuar për të gjitha tonalitetet. Modelet "actions" janë shumë të gjera dhe me shkëlqim, janë të ngjyrosura ton pas toni dhe mund të përshtaten më së miri me formën e fytyrës dhe të dekoruara me forma të lëkurës së krokodilit në metal. Kenzo ndërkohë prezanton modelin “Nymphea”, një pjesë që i përket koleksionit "Sole Donna 2007": forma të gjera me dy ura, që të kujtojnë modelin “Olea”. Me modelin “Dahlia” paraqitet një gjigant retro, për të mos kaluar pa u vënë re. “Swarovski” ofron një gamë të madhe syzesh dielli të zeza, të bardha, me copa kristali për të dashuruarit pas gjërave me shkëlqim. Për të rinjtë, "Miss Sixty" prezanton syzet e diellit në ngjyrë ciklaminë, me xhama lehtësisht të ngjyrosur, që kërkojnë të vishen me shumë ngjyra. "Nike", për ata që janë më sportivë, ofron montimet unisex, që janë shumë të mira si për fushat e tenisit, ashtu edhe në qytet, për të gjithë ata që janë veshur me rroba serioze.

"Giorgio Armani Eyewear" prezanton një linjë të re syzesh me sasi të limituar. Modeli është "GA 512/S", në formë aviatori me xhama të vegjël, të zbukuruara me gurë të çmuar "Swarkovski". Skeleti i tyre i shndritshëm është i veshur me kristale, të cilat rrethojnë edhe logon e "GA" me një medaljon të punuar me azhur. Syzet anojnë më shumë drejt ngjyrës gri ose bojëkafe, për variantin e arit të kuq, me xhama kafe të sfumuar.

Sonia Rykiel prezanton modelin 7593, nga "look glamrock" dhe me formë paksa të harkuar. Bishtat e syzeve janë të zbukuruar me 3 fila metalikë, që janë të mbështetura edhe ato mbi skeletin. Mes modeleve sportive shkëlqejnë syzet "Kayak" për Kupën e Amerikës, me xhama polarizues për të hequr shkëlqimin verbues të ujit dhe për të përmirësuar mbrojtjen e dritës nga shkëlqimet anësore, si dhe për t‘u mbrojtur nga ajri e spërkatjet. Mbështjellëset përbëhen nga një gomë e butë nga pjesa e brendshme e bishtave të syzeve dhe fundet e tyre e bëjnë të qëndrueshme në mbajtje dhe sa më të përshtatshme për t‘u mbajtur. "Tommy Hilfiger" propozon tendencën e syzeve sportive me skelet plastik me hapje te tëmthat. Vendosja e gomave mbrojtëse te fundet e brendshme të bishtave është e dyfishtë. Pjesët e gomës ndodhen në të dyja mbështetëset metalike.
shqip
 
Titulli: Syzet, të 4-ta stinët me vete

police 4 ever
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back