E konsideruar si flota e dytë më e fuqishme në botë për momentin, marina ushtarake e Kinës ka pesë anije që përbëjnë fuqinë e saj më të madhe, anije mbrojtjeje e sulmi si dhe anije zbarkimi. Ja cilat janë
Marina e Kinës i është nënshtruar një fuqizimi të paprecedentë gjatë dekadës së fundit.
Ajo ka hedhur në det një aeroplanmbajtëse, ka nisur dhe ulur avionë nga kuverta e aeroplanmbajtëses, ka dërguar nëndetëse bërthamore në det dhe madje ka ndryshuar edhe emrin, nga ai revolucionar “Marina e armatosur e çlirimit të popullit” tek emri më i thjeshtë, “Marina e Kinës”.
Aeroplanmbajtësja e rikonstruktuar Lioaning dhe nëndetëset e reja tërheqin pjesën më të madhe të vëmendjes, – marina kineze tashmë konsiderohet si e dyta më e fuqishme në botë pas asaj amerikane –
ajo ka bërë përparime po kaq të rëndësishme në lloje të tjera anijesh lufte.
Destrojerë, korveta, transportuese trupash, anije spitalore dhe madje edhe anije spiune përbëjnë një flotë shumë të zhdërvjelltë.
Gjatë Luftës së Ftohtë, Nikita Krushov, në mënyrë të famshme, deklaroi se raketat bërthamore po dilnin nga fabrikat sovjetike si “salçiçe.” Kina mund të jetë e përmbajtur në prodhimin e raketave bërthamore, por është e sigurt që ajo po prodhon korveta të llojit 056 si salçice, me së paku 20 të tilla në ndërtim që nga viti 2012.
Ato të llojit 056 janë të klasifikuara në Perëndim si anije korveta të vogla të përdorshme në patrullimin e ujërave territoriale si Zonat Ekskluzive Ekonomike. Nëse Kina vendos të fillojë të dërgojë anije që nuk i përkasin Rojës Bregdetare në zonën e debatuar të ishujve Senkaku, anija e llojit 056 ka gjasa që do të jetë nga të parat që do të dërgohet atje.
Ajo ka një përzierje të mirë të armëve për vetëmbrojtje, plus kapacitete të fuqishme antianije dhe antinëndetëse. Këto anije kanë një armë kryesore 76 milimetra përpara për shpërthimin e anijeve dhe aeroplanmbajtëseve plus dy sisteme armësh 30 milimetërshe të ngjashme me sistemin amerikan Phalanx.
Për mbrojtje raketore, 056 janë të pajisura me sistemin Leopardi Fluturues FL-3000N. اdo lëshues përfshin tetë Leopardë Fluturues. Secila 056 ka një grusht të jashtëzakonshëm ofensiv në formën e katër raketave antianije të llojit YJ-83 Shqiponja. Këto municione mund të godasin objektiva më shumë se 200 kilometra larg me koka shpërthyese të fuqishme 170 kilogramëshe. Në fazën goditëse, raketa fluturon vetëm 7 metra mbi majat e dallgëve me dyfishin e shpejtësisë së zërit, duke e bërë të vështirë rrëzimin prej mbrojtësve.
E aftë për të gjuajtur për nëndetëse, 056 është e pajisur me një platformë dhe magazinë për helikopterë Z-9 plus gjashtë torpedo antinëndetëse mbi kuvertë.
Destrojerët e llojit 052D janë të ngjashme me klasën e destrojerëve amerikanë Arleigh Burke si nga jashtë ashtu edhe në mision. Njësoj si Burkes, 052D kanë radarë të sheshtë dhe të mëdhenj poshtë urës dhe janë dizenjuar për të siguruar mbrojtje ajrore për grupimet detare të betejës, veçanërisht grupet që përmbajnë aeroplanmbajtëse. Pekini ka ndërtuar katër anije 052D deri tani.
052D është e pajisur me dy bateri me 32 raketëlëshuese secila, të vendosura para dhe pas. Ato më së shumti mbajnë raketa të mbrojtjes antiajrore Hq-9, por disa analistë spekulojnë se shtrati është në gjendje të mbajnë edhe raketa për sulme tokësore të ngjashme me Tomahawk.
HQ-9 është një pasardhës i raketës ruse S-300 e ngjashme raketën amerikane Patriot. Me rreze prej 200 kilometrash, ajo e dallon objektivin e vet me shpejtësi deri në Mak 4. Ajo është në gjendje të godasë avionë që fluturojnë në kuotë të ulët dhe raketa deri në disa lloje raketash balistike. Ajo ka kokën shpërthyese të pazakontë 200 kilogramë.
Ajo është e pajisur gjithashtu me raketa sulmuese Shqiponja, një armë 100 milimetër me përdorim të dyfishtë, dy sisteme armatimesh për luftë të afërt dhe gjashtë torpedo antinëndetëse. Ato kanë lëshues raketash të shumëfishta të afta për të goditur nëndetëse në distanca deri në 5 kilometra. Janë të pajisur me helikopterë të përmasave të mesme.
Anija ankoruese amfibe 071
Analistët zakonisht i argumentojnë planet kineze për pushtimin e Tajvanit si “1 milion ushtarë që notojnë”, për shkak se deri tani marina kineze ka pasur mangësi të theksuara në kapacitetet për sulme amfibe det-tokë.
Por Kina po ndërton një flotë anijesh amfibe, ku më e rëndësishmja është porti transportues amfib 071. Deri tani janë përfunduar tri anije të tilla dhe tri të tjera duket se janë në ndërtim.
Ajo mund të mbajë deri në një batalion këmbësorie marine, afërsisht 400-800 trupa dhe ka dy mjete në bord të afta për të magazinuar deri në 18 mjete të blinduara. Anija mund t’i dërgojë trupat në breg me helikopter apo me avionë ulës. Ato kanë kapacitet për të operuar njëkohësisht 8 helikopterë dhe mund të mbajnë edhe katër të tjerë në magazinë.
Ajo ka kapacitete në hangar që mund të përmbyten me ujë deti për të mbajtur mjete amfibe, anije të vogla që përdoren për transportin e trupave. Këto anije kanë mbrojtje shumë të kufizuar në formën e një topi 76 milimetra dhe katër armëve me rreze të shkurtër 30 milimetra. Këto nuk janë shumë për mbrojtje dhe 071 do të bazohet në anije të tjera për të siguruar mbrojtjen e vet.
Ato anije janë me bazë në detin e Kinës së Jugut dhe mund të kërcënojnë Tajvanin. Ato janë dërguar edhe në Bririn e Afrikës për të shërbyer në forcën kineze antipirateri.
Dy anije të klasës Dongdiao janë shumë lehtë të dallueshme nga tri radarët e tyre sferikë, gjë që i bën të duken si topa të stërmëdhenj futbolli.
Të ndërtuara në Shangai, anijet Dongdiao janë të dizenjuara për të vëzhguar testet me raketa në det. Kupolat sferike kanë një numër të shumëllojshëm sensorësh, veçanërisht gjurmimin e radarëve apo vëzhgimeve optike. Anijet kanë gjithashtu vinça rikuperimi për të marrë raketat e hedhura nga oqeani. Ato përshkruhen si “anije spiune” për shkak të rolit të tyre dytësor në vëzhgimin e aktiviteteve detare të kombeve të tjera. Ajo njihet edhe si platformë për mbledhjen e të dhënave elektronike. Ka antena të ndryshme për thithjen e sinjaleve elektronike nga ajri. Këto sinjale mund të dërgohen në Kinë për analizë.
Anija kryesore e kësaj klase është parë përreth Havanit gjatë një stërvitjeje luftarake ndërkombëtare në Paqësor, ku sipas të gjitha gjasave, po mblidhte informacion.
Armatimet në këtë anije janë të vogla, vetëm një top manual 37 milimetërsh, dy topa të dyfishtë 25 milimetërsh dhe një platformë e trefishtë torpedosh antinëndetëse.
Anija spitalore 920
Anija 920 është gjenerata e dytë e anijeve spitalore të ndërtuara për Kinën. E lëshuar më 2007-n, ajo ka një ekuipazh prej 200 marinarësh dhe mund të mbajë 400 vetë personel mjekësor. Emri i kohës së luftës për anijen është Daishandao, ndërsa në kohë paqeje njihet si Arka e Paqes.
Si të gjitha anijet spitalore, ajo është një spital lundrues me tetë dhoma operacionesh, 20 njësi të kujdesit intensiv dhe aftësi për të kryer 40 ndërhyrje të mëdha kirurgjikale në ditë. Ajo ka një platformë për helikopterë dhe tetë varka të vogla për transportimin e pacientëve, furnizimeve e personelit nga anija në breg.
Analistët e huaj dyshonin fillimisht se kjo anije ishte ndërtuar për të mbështetur pushtimin e Tajvanit. Pavarësisht kësaj, anija ka ndërmarrë shumë misione humanitare të “fuqisë së butë”, duke dëshmuar vullnetin e mirë të Kinës në ofrimin e shërbimeve mjekësore për të varfrit nëpër botë.
Anija ka udhëtuar në Afrikë, në Oqeanin Indian dhe në Azinë e Jugut më 2010. Ajo kreu udhëtime të tilla në Karaibe dhe Amerikën Qendrore më 2011-n.
G.shqip