Kresha
A pretty face can never trick me
Sulmohet me thikë djaloshi 13 vjeçar nga Shkupi, Blin Shabani nga tre persona të panjohur të maskuar sonte rreth orës 18.30 në rrugën Serava në afërsi të kishës së اairit.
Sulmuesit i kanë prerë me thikë faqet dhe ballin, ai aktualisht gjendet në Spitalin e Qytetit.
Babai i tij, Kenan Shabani për Portalb tha se Blini ka qenë i sulmuar nga tre persona maqedonas me maska të cilët e kanë detyruar atë të puthë kryqin.
“Blini ka refuzuar ta bëjë këtë gjest dhe sulmuesit që kanë folur maqedonisht e kanë prerë atë në fytyrë dhe në ballë. E sollëm në spital të shohim sa të thella janë plagët” thotë Shabani.
Portalb kontaktoi me zëdhënësen e policisë Liza Bendevska e cila konfirmoi rastin.
“Po është sulmuar djaloshi 13 vjeçar dhe policia është duke kryer ekspertizën, nesër do të dalim me detaje për rastin në fjalë” tha Bendevska.
Blin Shabani është djaloshi i njëjtë i cili u rrah në dhjetor nga 6 persona të panjohur në Komunën e اairit.
Ai qëndroi i shtrirë në spital 3 ditë me lëndime të rënda trupore.
“Kjo nuk është normale, djali im ende pa mos shëruar traumat nga sulmi i vjetër, ja ku e sulmojnë sërish. Kjo është marrëzi, ende nuk janë gjetur sulmuesit nga radha e kaluar” tha babai i tij për Portalb. /Portalb/